A nuk është e tepërt për psiqiken njerëzore?

Opinione

A nuk është e tepërt për psiqiken njerëzore?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 14 korrik 2017 Në ora: 08:53
Islam Fejzullahu

Vera e nxehtë në trojet etnike gjithsesi po përshkohet edhe me kolumne, luftë psikologjike, shfryrje psiqike e grupeve, individëve e deri edhe tek subjektet politike të cilat thirren në emër të popullit e më së paku mendojnë për popull te cilit i derturohen ne çdo segment? Situata politike në Kosovë sa vjen e bëhet ma e nxehtë por edhe ma e neveritshme, falë pikërisht këtyre peripetive te sipër shënuara te cilat edhe ashtu popullin e kanë mbështetë me shpinë për muri!

Dëshmia ma e madhe është pikërisht rasti i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, kur mu një apo edhe dy ditë para ditës së zgjedhjeve qytetaret e Kosovës filluan të largohen nga vendi me destinacion pushimet verore ne bregdetin e Shqipërisë por edhe ne Mal të zi-Ulqin, ketë dëshmon statistike matematikore e KQZ se ne zgjedhje kanë dalë afërsisht 42% e qytetarëve me drejt vote?

Se kjo veti apo përgjigje e popullatës institucioneve me ketë bojkot vjen pikërisht si pasojë e humbjes së shpresës për të ardhmen, si ngarkesë e tepërt për psiqiken njerëzore dhe atë falë kryekëput lidershipit dhe politikbërsëve ne Kosovë? Duke përcjellë situatën por edhe gjendjen reale qe nga para fushata e filluar nga politikbërësit (nuk do apostrofoj me emra sepse nuk mungon asnjeri si nga subjektet politike e as nga shoqëritë civile) qe filluan me premtime, gënjeshtra, akuza ndaj njëri tjetrit e deri edhe tek kërcënimet nuk mungoj as edhe një minimum i vëmendjes se askujt nga te tillët nuk i shkoj ndërmend se po shkatërrojnë ne total një popull të tërë psiqikisht sepse ekonomikisht veç janë të gjunjëzuar. U mbyll ajo parafushatë, me fushatë, me zgjedhje dhe çfarë tani po i servohet popullit?

Në vend se nga të lartë apostrofuarit qe çdo ditë të dalin me kolumne, opinione, me ofertat për programe të reja rreth fillimisht për formimin e institucioneve, këto ditë pas zgjedhjeve ne media nuk gjen populli asgjë interesante për ta mbështetur (sikur u cek mal art, ndonjë ofertë të re për zhvillim dhe ndërtim vendi, ndonjë kërkesë për ndonjë program zhvillimor) si në mediat elektronike edhe ato te shkruara gjen vetëm akuza, përbuzje, kërcënime, trillime, fyerje kolumne te mbushura dhe stërmbushura me te tilla dhe afera tjera qe te irritojnë si te ikësh nga televizioni dhe te ikësh nga shtypi ditor.

Njëri premton sikur gjykata speciale do bej ketë e atë sepse  te tillët qenkan vendimmarrës ne atë gjykatë, tjetri akuzon edhe te vdekurit nuk i len te qetë për përfitime politike, tjetri me veprimet mediale sjell edhe  afera serboruse për bashkëqeverisje (sepse pikërisht të tillët janë te lidhur ngushtë me  agjenci te huaja për te damkosë ne ketë mënyrë secilin qe nuk pajtohet me mendimin e tij apo nuk e përkrah subjektin e tij), e çka jo ma keq, ne vend se te ofrohet ndonjë ofertë programore e kandidatëve te rijnë për qeverisje si ne ato komunale dhe ato parlamentare?

Deri kur ky popull do të duroj këto tmerre mediatike  psiqikisht, dhe te merret me sigurimin e kafshatës se gojës apo sigurimin e ndonjë vendi pune për perspektivë? Deri kur të tillët do të ngopen me afera te këtilla kundër njeri tjetrit sikur tentojnë qe ne sy të popullit te dalin “patriot” te ndërgjegjshëm, të përkushtuar për popull e shtet. Mendoj se me te tillë kastë politike dhe njerëzore Kosova është larg ardhmërisë dhe perspektives, rrekjuni punës për te ardhmen ne formimin e institucioneve, lejeni secilin institucion qete merren me  obligimet dhe detyrat e veta si gjykatës si kuvendit si qeverisë, se paku kështu ta kursejmë popullin nga këto katarhura mediatike te sterngarkuara me afera, propaganda, akuza e kundër akuza, fyerje e nënçmime deri edhe tek kërcënimet! Ofroni pak shpresë për popullin se paku për ata te cilët ua besuan votën? Zot shpëtoje ketë popull dhe jepja një pak shpresë për te ardhmen!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat