Bashkimi Evropian i pafuqishëm për njohje të reja!?

Opinione

Bashkimi Evropian i pafuqishëm për njohje të reja!?

Nga: Nijazi Halili Më: 15 korrik 2017 Në ora: 15:13
Nijazi Halili

Gazeta gjermane “Die Welt” shkruante dy ditë më parë nën titullin “Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi të re”, se një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Evropian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja, ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan. “Presidenti i sotëm, Aleksander Vuçiq e kishte formuluar: nuk do të ishte më praktike të lidheshin vendet e Ballkanit në një zonë ekonomike të përbashkët?  Ky do të ishte hapi i parë për anëtarësim në BE.

Bashkimi Evropian e pranoi me falënderim këtë ide”, shkruan gazeta gjermane duke e cilësuar unionin doganor si një instrument të mirë për BE që të fitojë kohë. “BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, sepse ne jemi kureshtar se BE  po ballafaqohet me probleme të brendshme, dhe po tregohet e pafuqishme të pranoj anëtar të rijë, por me këto konstelacione po mundohet që  në të njëjtën kohë të ruan influencën e saj në Ballkan.”

“Die Welt” thekson se Ballkani Perëndimor nga ana ekonomike është për evropianët i parëndësishëm, por ai ka rëndësi në kontekstin e historisë evropiane. Kohët e mëdha të zgjerimit kanë kaluar, prandaj prej vitesh po diskutohet si një instrument unioni doganor, një instrument që e çaktivizon fuçinë e barutit me emrin Ballkan dhe nga ana tjetër nuk e detyron BE të zgjerohet.

“Komisionari i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në ç,tensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, sigurisht  vetëm si union doganor dhe transporti.

Pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat