Prof.Dr.Mehdi Hyseni është ushtar besnik dhe patriot i SHQIPËRISË ETNIKE dhe i AMERIKËS!

Opinione

Prof.Dr.Mehdi Hyseni është ushtar besnik dhe patriot i SHQIPËRISË ETNIKE dhe i AMERIKËS!

Nga: Prof.Dr. Mehdi Hyseni Më: 15 korrik 2017 Në ora: 16:32
Mehdi Hyseni

*** Arben Çoka: “Patriotat e Erdoganit”+ foton e kontrabnaduar të Profesorit si “dëshmi”  e mbështetjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan, publikuar në pordhtalin:  http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/, kërkon gjak shqiptari, dhe atë gjak, që lufton për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
 
*** Nuk ka asnjë dyshim se, duhet të jesh i çmendur 100% ose tradhtar e merecenar me dëmkë, që t’i etiketosh, ofendosh dhe poshtrosh akademikët shqiptarë myslimanë  si  “patriotë të Erdoganit”!!!
 
Ndërgjegjja ime fetare, kombëtare dhe atdhetare-SHQIPËRIA ETNIKE
 
Prandaj, në asnjë formë, Profesori Mehdi H.Hyseni nuk mund të jetë patriot i Presidentit  turk Rexhep Taip Erdogan (Turqia nuk ka nevojë për asnjë  patriot shqiptar, sepse ka mbi 90 milionë patriotë turq) , por PATRIOT I SHQIPËRISË ETNIKE të ISMAIL QEMALIT  dhe i AMERIKËS SHPËTIMTARE të Presidentit Bill Clinton, e cila ia shpëtoi jetën së bashku me 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit(24 Mars -12 Qershor 1999). - E, ju, çokë e mokë, ku ishit atëherë, o tradhtarë dhe të pabesë, që tradhtuat vëllezërit e juaj nën flakën dhe zjarrin e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë?! -Tashti, post festum, lehni, shani dhe shpifni sa të doni, se ajo është  "ndërgjegjja" juaj. Aq dini, aq, edhe bëni të zeza të tilla! 
 
Prandaj, rrjedhimisht dhe realisht Profesori Mehdi H. Hyseni nuk mund të jetë, edhe patriot i Rexhep Taip Erdoganit, as i Arben Çokë-karahajvanit e as i Paul Tedeschin-islamofob-reaksionarit, të cilët  e lavëdërojnë Evropën e dikurshme të Bizmarkut dhe të Edward Grey  për copëtimin e trojeve etnike  shqptare (1913), si dhe i akuzojnë shqiptarët sikurse kryekrimineli Slobodan Milosheviq, se me “patriotët e Erdoganit” po duan të “krijojnë një shtet të madh mysliman të bashkuar” në Ballkan. Kjo është shpifja e zezë e tyre sllavo-bizantine, që nuk e pastron as Deti Adriatik e as Oqeanti Atlantik. Këta janë renegatë, klyshë dhe zagarë të agjenturave të ndryshme antishqiptare. Këtyre ua zhbiron trurin dhe zemrën RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR dhe i SHQIPËRISË ETNIKE ndaj, edhe shpifin,  shajnë e njollosin ideologët dhe patriotët shqiptarë, që botërisht po kërkojnë RIBASHKIMIN KOMBËTRAR SHQIPTAR.
 
Të mbrojmë parimin dhe idenë e RILINDËSVE për RIBASHKIMIN, duke i shkallmuar renegatët, oportunistët, tradhtarët dhe islamofobistët!
 
*** Ai që nuk e mbron emrin e vet, fenë e vet, shtëpinë e vet, kombin e vet, atdheun e vet dhe SHQIPËRINË ETNIKE, është majmun sui generis, jo njeri normal, i  thellë, i ditur, i qytetëruar  dhe   me vlerë.
 
– E vërteta dhe drejtësia nuk kanë nevojë për frikacakë, për predikues, për poltronë, për hipokritë, për oportunistë, për demagogë me nga dy, tri e më shumë fytyra! Për më tepër,  ata që i thonë vetes  “të thellë” dhe “të ditur, dhe që  i turpërohen emrit të vet dhe fesë së vet nga frika dhe nga kërcënimi i armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, janë “një hiq, që sillet rreth hiqit”. Asgjë më shumë.
 
–Si mund të jesh “ i thellë” dhe  “i ditur”…, etj., kur nuk ke besim, as guxim të kacafytësh me gënjeshtrën, me tradhtinë, me pabesinë, me shpifjen dhe me PADREJTËSINË?!
 
Prandaj, tani, ka ardhur koha të reagojmë ashpër dhe me argumente kundër dukurive negative shkatërrimtare  antivlerore, antifetare, antikombëatre, antinjerëzore dhe anticcivilizuese, sepse   nesër, do  bëhet vonë për të gjithë ne, nuk do të na ndihmojë askush për luftimin dhe për  çërrënjosen e tyre.
 
Kush është shqipfolësi Arben Çokaj, që  Profesorin e ka shpallur me fotografi  “patriotë të Erdoganit”?!
 
-Arben Çokaj është një viktimë kokëtharë, injornate dhe miope e fashistit dhe e islamofobit Paul Tedeschini, që ka “shpallur” Prof.Dr.Mehdi Hysenin “patriot të Erdoganit”, duke e keqpërdorur  edhe fotografinë e tij, gjëqë kjo është e dënueshme sipas ligjit. Lexoni se çfarë lehur ky farë klyshi injorant dhe i verbër i Paul Tedeschinit në: http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/ ).
 
Ky farë plehu si Pual Tedeschinski, në ved se ta sulmonte Serbistanin dhe Junanin, që po na  kërcënojnë me “Shqipërinë e Madhe”,  si qen i qartur ka sulmuar dhe ofenduar Profesorin, duke  e quajtur “patriot të Erdoganit”!? –He, Erdogani e Kurdistani, Rusistani, Serbistani dhe Junani ia “plotësofshin të gjitha dëshirat”, ashtu si e meriton sikurse  “Mësuesit” të tij, Paul Tedeschinski, që i ka sulmuar shqiptarët si Slobodan Milosheviqi, gjoja për krijimin e një “shteti të bashkuar mysliman” në Ballkan”. Lexo në : http://www.botasot.info/opinione/731024/paul-tedeshini-si-slobodan-milosheviqi-i-akuzon-shqiptaret-e-shqiperise-etnike-gjoja-per-krijimin-e-nje-shteti-te-bashkuar-mysliman-ne-ballkan/).
 
-Nuk është modesti, por e vërteta, duhet t’u thuhet në sy të të gjithë miqve dhe armiqve, se Prof.Dr.Mehdi H. Hyseni (  debabaden: stërgjysh, gjysh e babë)  është patriot i Sami Frashërit dhe i Ismail Qemalit, jo i Erdoganit, o hasmit e Zotit dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, kritikoni “Velika Albanija” të Velika Serbisë, jo Profesorin, që po e mbron kombin shqiptar dhe SHQIPËRINË ETNIKE!
 
Pse “patriotë të Erdoganit”, nga doli kjo shpifje satane e morrave  dhe e pleshtave sllavo-bizantinë shqipfolës?!
 

-“Motivi”   i Arben Çokajt për ta shpifur, ofenduar, baltuar dhe shantazhuar profesorin  mbi bazën fetare, kombëtare dhe profesionale ka qenë kjo analizë e profesorit me titull  “Kush luan me kartën serbe “Shqipëria e Madhe”, do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!”, botuar në gazën “Bota Sot” të dates 22 ershor 2017. Lexo në:  http://www.botasot.info/opinione/721083/kush-luan-me-karten-serbe-shqiperia-e-madhe-do-te-digjet-nga-baruti-i-saj-sllavo-bizantin/ ).
 
Këtë idiotizëm sipas porosisë së “mësuesit” islamofob të tij, Paul Tedeschini e ka bërë kuturu vetëm për t’ia plotësuar dëshirën armikut të SHQIPËRISË ETNIKE, Paul Tedeschinit, duke mos lexuar dhe duke mos kuptuar fare se çfarë është analizuar në komentin tim të thekusar më lart, se  “Kush luan me kartën serbe “Shqipëria e Madhe”, do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!”.
-E, këtij farë huligani shqipfolës A. Çokaj i “pasksha djegur fort” sikurse “mësuesit” të tij  P. Tedeschinit, pse në komentin tim është apostrofuar emri i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe pse profesori ka kritikuar konsumuesit dhe simpatizuesit  manipulues dhe mashtrues të “Shqipërisë së Madhe”, që është  arma më e rrezikshme dhe më vdekjeprurëse e  RIBASHKIMIT KOMBËTAR dhe e RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE.
Mirëpo, çfarê të bëjmë, kur “gjaja e gjallë’ kolaboracioniste shqipfolëse nuk e kupton këtë rrezik shekullor  nga Serbia e Madhe ! – Në vend se të kritikohej “Velika Srbija”, këta  zagarë të saj,  e ofendojnë dhe e poshtërojnë profesorin me ofendimet e tyre  vulgare, duke e quajtur “PATRIOT TË ERDOGANIT”!?
Në këtë rast konkret, kush duhet të heshtë, të përmbahet dhe të tregohet “i thellë” dhe “ i urtë”? – Mos  “viktima”?- Jo, assesi, sepse, atëherë, do të pajtohej me turpin e zi  dhe me shpifjen islamofobe, që ia ka mveshur kokëthari dhe  analfabeti shqipfolës Arben Çokaj, i fyrmëzuar, i dresuar dhe i mbështetur  nga hanteri islamfob Paul Tedeschinski, i cili  në rolin e “zjarrfikësit”  paralajmëron Evropën dhe botën, që të mos lejojnë ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sepse kjo ka të bëjë me “krijimin e një shteti mysliman të bashkuar në Ballkan”. (Shih pasusin analfabetik : “Perderisa ne trojet shqiptare e sidomos ne Kosove po mbahen keto qendrime antishqiptare, antiballkanike dhe antieuropiane hiqnje mendsh se ju len kush te formoni ne trojet shqiptare dhe ne Ballkan nji shtet te bashkuem pseudoshqiptarsh dhe nji shtet islamik sheriatik vegel e Turqise neoosmane dhe baze terroristash islamike.”( http://www.botasot.info/opinione/731024/paul-tedeshini-si-slobodan-milosheviqi-i-akuzon-shqiptaret-e-shqiperise-etnike-gjoja-per-krijimin-e-nje-shteti-te-bashkuar-mysliman-ne-ballkan/).
 

  Parulla “paptriotët e Erdoganit” kërkon gjak shqiptari mysliman,  që mbron kombin dhe Shqipërinë Etnike!
 
-Ky është “Manifesti” i Islamofobisë së Paul Tedeschinit dhe të klysharisë e zagarisë së tij raciste islamofobe kundër akademikëve shqiptarë  të besimit mysliman. Prandaj, kujdes shqiptarë, qëndroni larg nga një epidemi e këtillë  antifetare dhe antikombëtare shqiptare, sepse kjo “formulë” sllavo-bizantine kërkon vëllavrasje mes shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.
 
-Arben Çoka: “Patriotat e Erdoganit”+ foton e kontrabnaduar të Profesorit si “dëshmi”  e mbështetjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan, publikuar në pordhtalin:  http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/, kërkon gjak shqiptari, dhe atë gjak, që lufton për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
 
Kjo është idiotësia e shqipfolësve, në vend se ta luftojnë armikun e brendshëm dhe të jashtëm, atakojnë, shpifin dhe deegradojnë Profesorin,  i cili tërë jetën ka qenë  në luftë kundër të tillëve për ta mbrojtur emrin, gjuhën, kombin, fenë dhe atdheun, duke mos u pajtuar kurrë me copëtimin dhe  me kolonizimin e SHQIPËRISË ETNIKE – që nga mosha rinore e deri më sot (1960-2017), ky ishte preokupimi im jetësor dhe trondtija e thellë shpirtërore  ndaj padrejtësive që iu bënë kombit tim dhe SHQIPËRISË sime ETNIKE nga të të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm (1912-2017).
 
Mirëpo, kush kërkon gjak shqiptari mysliman, që mbron ineteresat jetike të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, siç është në rastin konkret autori i këtij shkrimi  dhe i qindra e mijëra shkrimeve, si dhe i disa veprave  të tjera (1990-2017), do të lahet në baltën e gjallë të  kënetave sllavo-bizantine të Tekfur Vasiliust, të Slobodan Milosheviqit, të Ural beut, të Hasho Tuxharit dhe të Esat Pashë Toptan tradhtarit,  pa të keqen e tri feve shqiptare, pa të keqen e kombit shqiptar dhe pa të keqen e atdheut të shtrenjtë-SHQIPËRISË ETNIKE.
 
      Kush mbjell erë, do të korrë furtunë!
 
-Ata spiunë, tradhtarë, analfabetë, zagarë dhe hyzmeqarë shqipfolës me vurratë sllavo-bizantine,  që duan të shkelin mbi vlerat njerëzore, profesionale, fetare dhe kombëtare shqiptare të akademikëve shqiptarë të konfesionit mysliman, me qëllim të mbrojtjes së interesave mafioze  sllavo-bizantine, ata nuk do të kursehen  as nga historia, as nga ndëshkimi i popullit as sot, as nesër e as skurrrë, por do ta përjetojnë  të njëjtin fat të Hamzait,  të Esat Pashë Toptanit dhe të Hasho Tuxharit, sepse kombi shqiptar  “ka mjaft gjak të njomë” të Avni Rrustemit ,  të Adem Jasharit dhe  të Xhafo Idrizit, i cili me kohë i pat paraljmëruar spiunët dhe tradhtarët, që t’i shmangeshin rrugës së tradhtisë dhe të shitjes, duke i rikujtuar se: “Ngado që të shkoni plumbi do t’u ndjekë pas”!
 
Andaj, kush ia ka marrë vetes inati, le të  “byrlykët” me “mullinjtë e erës”, le të vazhdojë rrugën e tradhtisë  dhe të pabesisë së Ural beut, por, ajo nuk do  shpie më larg sesa në rrënojat e djegura të Kalasë së Karaxhasë së Tekfur Vasilius- bizantinit.
 
Një qurravec analfabet (me kokë dhe fuqi të bretkocës së Jean de La Fontaine) do të “bërlyket” me një akademik shqiptar, duke e sharë dhe njollosur, vetëm pse është mysliman, dhe vetëm pse po lufton për RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR DHE  TË SHQIPËRISË ETNIKE!
 
Pra, formula e një injoranti-klyshi  dhe hyzmeqari sllavo-bizantin-Arben Çoka: ”Patriotët e Erdoganit” , publikuar në “fjalaelire-shkodra.net”: http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/,  thënçin si “reagim” ndaj analizës sime  “Kush luan me kartën serbe “Shqipëria e Madhe”, do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!” , botuar në GAZETËN “BOTA SOT”: http://www.botasot.info/opinione/721083/kush-luan-me-karten-serbe-shqiperia-e-madhe-do-te-digjet-nga-baruti-i-saj-sllavo-bizantin/  ), është një paçavure e një analfabeti  me mendje të ndryshkur njerëzore dhe me zemër të prishur fetare, kombëtare dhe profesionale,  e shkruar me porosi dhe sugjerim të “mësuesit” të tij islamofobist, fashist greko-sllav Paul Tedeschini,  ndoshta dikujt  i duket naivitet i dalë rastësisht nga injoranca e një analfabeti të marrë (që ende nuk di t’i fshijë qyrrat e veta),  por në skenën politike asgjë nuk  shpërfaqet rastësisht dhe me pahir, por thellësisht e planifikuar dhe e  “dizajnuar” për njollosjen sidomos të akademikëve shqiptarët të fesë islame, si dhe për përçarjen fetare të shqiptarëve sipas formulës së vjetër  romake “divide et impera”.
 
Këtë koment të imponuar nga armiqtë e brendshëm sllavo-bizantinë : Arben Çokaj dhe Paul Tedeschini, po e mbyll me disa vargje  poetike të poemës “Vaji i bylbylit” të poetit dhe të filozofit të shquar  patriot shqiptar Ndre Mjeda:
“Me ditë hyjt me bisedue,
Me pasë sy që me derdhë lot,
Vajin tand ju kishin prue
T’kishin kja për jet’e mot.”
 
Këto vargje janë përgjigjja më e saktë shqipfolësve, shpifësve dhe tradhtarëve islamofobë-mbrojtësve të vajtuar të Velika Serbisë, të cilët pa ansjë fakt, profesorin M.Hyseni e kanë “kryqëzuar” si “filoosman” dhe si “patriot të Erdoganit”, me qëllim që të fusin vëllavrasje mes shqiptarëve, të cilët kurrënjëherë në historinë e derisotme të tyre nuk kanë qenë të konfrontuar dhe të hasmuar mbi bazën ndërfetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat