Funksionari im milioner!

Opinione

Funksionari im milioner!

Nga: Jakup Gërguri Më: 16 korrik 2017 Në ora: 00:01
Jakup Gërguri

Dje funksionari im ishe pa hiq,sot u bëre milioner.Nga e fitove  këtë  pasuri, a është kjo në përputhje me të ardhurat tuaja? Nëse jo(e dihet se jo), atëherë janë mjete të grabitura nga shteti. Me ato mjete do furnizoheshin nevojtarët me barna, ushqime, veshmbathje etj.etj.

Shtëpia jote zotëri funksionar, midis Prishtinës si pallatet e sulltanëve ,vlera qindra mijëra euro. Krejtë kjo nga buxheti ku hise ka edhe skamnori .

Llusteri i jot  zotëri funksionar  me vlerë mijëra  euro  po shëndritke mirë.A di çfarë rreze lëshon,ai lëshon rreze me xixillonjat e syve  të fëmijëve të larë nga lotët,  që kërkojnë ushqim ngase  kanë uri,lëshojnë shkëndija  shiqimesh  të fëmijëve e pleqve që kërkojnë barna ngase janë dërmuar nga sëmundja.Ti knaqu me ato rreze funksionar se ska dert,“e meriton se ke dhënë  shumë për shtet.“

Mirë po shkojnë edhe gjypat tuaj funksioari im.Kur i jep gas  ndjehet  zhurmë tmeruese mbrapa.E kjo zhurmë është renkimi i hallegjinjëve që nga spitali e fëmijëve deri  te  shtëpia e pleqve e shtëpitë në zona rurale ku fëmijtë flejnë nëpër  dhoma të shoqëruar me minjë ,e ka pasë rast edhe me gjarpinjë besa.Nuk ka dert  funksionari   im ,ti knaqu me gjypa  se“ i ke meritue,ke dhanë shumë për  vendin“. A ti mbulon ato paga mujore s’ka rëndësi.

Pushimet verore jashtë vendit,funksioner im.Po po,ma mirë atje se s'të   njeh kush.Të paktën atje nuk ta zgjatë gishtin kush me thënjen:Ja ky hajni ,Andaj është më mirë për juve.“Edhe e ke meritue se ke bërë shumë për  shtet.“

Fëmijtë po të shkollohen jashtë  funksioneri im.Normal është  më  mirë, dhe mjete financiare keni mjaftë.Paga mujore ua mbulon hargjimet.“Ata e meritojnë ngase babi  i tyre bëri shumë  për shtet.“

Vetëm  sot më 14.07.2017 , nga kati  i 4 në spitalin e kirurgjisë plastike në Prishtinë kërcyen  dy femra (vetëvrasje),A e ndjenë  vehten përgjegjës  funksionari im?

Funksionari im,ti mund të jesh nga Kryetari  i Shtetit Deri te Kryetari i Bashkësisë lokale.Mund të jesh Ministër,deputet,kryetar komune,në ndonjë bord,gjykatë.prokurori,e gjetiu.Kudo që je nëse e ke plaqkitë hisen  e hallegjinjëve, jë faqezi.Si faqezi do përfundosh një ditë pranë britmave,rënkimeve e gjëmimeve të hallegjinjëve.Ti je faqezi dhe i ligë edhe para familjes sate,para gruas,fëmijëve dhe gjithë rrethit shoqëror.Sot nuk ua  thojnë, por do vijë  dita kurë do ju pështyjnë juve në fytyrë ,funksionari im  faqezi.

E di që ju këto nuk i lexoni funksionari im,por s’paku shpreha pak mllefin ndaj dukurisë që po e katandisë vendin tim-mjerimi me kësi funksionarësh.

Kurr mos u pafshim ,funksionari im, faqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat