As ti Jakup nuk shpeton nga përgjegjësija e Speciales

Opinione

As ti Jakup nuk shpeton nga përgjegjësija e Speciales

Nga: Islam Fejzullahu Më: 16 korrik 2017 Në ora: 09:01
Jakup Krasniqi

Zotri doktor Jakup Krasniqi derisa ishit ne krye të pushtetit edhe ju ngritet doren per atë speciale dhe të tjera (demarkacion,asociacion dhe planin Ahtisari kulmi i të gjitha ketyre te kqijave! Unë dua fillimisht tiu kërkoj falje lexuesve rreth vlerësimit të identitetit të Jakup Krasniqit,sepse kontributi i tij i atillë qfarë ka qenë si nga koha e 81-shit (ish i burgosur politik-marksist-leninist-enverist), pastaj gjatë viteve të 90-ta perfaqësues i degës së LDK-së për Drenas (ish Gllogofci) i cili ne takimet javore ne Prishtinë udhtonte me një bicikletë, pastaj pjestar i UCK ( i cili me truprojet etij mbahet mend dilte ne TV parakamerave dhe lexonte komunikatat e ”shtabeve të UCK” besa edhe as kercnuese kunder”kolaboracionistve shkak i te cilave e shum llojeve te tilla sot po demaskon tjeret dhe akuzon bashkfunksionaret per specialen?

Por mua mendoj edhe shum lexues tjerë po me brengos një qeshtje nga ju! Si e cekem edhe ma lartë ju ishit dy mandate ne krye pushteti dhe miratues, aprovues me ngritje dore dhe votimi i të gjitha atyre të kqijave  për te cilat sot  akuzon ish bashkpartiaket,bashkfunksionaret mete cilet ndatë dy mandate te njejten kafshatë besa edhe sihariq.

Kjo po me bënjë pershtypje pak sa te quditshme? Me duhet te kthehem pak mbrapa zotrote; Historiku juaj vjen si mesues historije nga vendlindja ju pergëzoj per kontributin tuaj nete gjitha ato qe i cekem ma lartë,por me intereson ta dij ju derisa ishit ne krye te pushtetit arritet te doktorroni?

Edhe per kunder angazhimeve dhe sterngarkimeve me  punen e kryepushtetarit(kryetar kuvendi-kryelegjislativi),vizitave të shumta jashtë vendit ia dolet te doktorroni-ju lumtë,por si doli qe ju nga  shkurorzimi me ish partinë tuaj tani të jeni kaq i sinqert dhe mundoheni ti demaskoni te metat dhe gabimet e  ish bashkfunksionarve edhe ish bashkpartiakve?

Mos harroni se edhe ju keni borgje para popullit qe duhet dhënë llogari nga se nga dora e juaj e ngritur sot Kosova po ballafaqohet pikërisht me te tilla peripeti. Ndoshta jeni penduar,ma mirë vonë se kurr por nuk ka justifikim tani pse ju nuk jeni ne grupime te tille se bashku,prandaj jepi edhe vet komoditet dhe deklarohu si bashkpërgjegjes së paku par votuesve tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat