A thua është populli mëkata, apo liderët politikë? - Bota Sot
A thua është populli mëkata, apo liderët politikë?

Opinione

E enjte, 27 korrik 2017

A thua është populli mëkata, apo liderët politikë?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 16 korrik 2017 Në ora: 22:07
Ilustrim

Një proverbë popullore thotë: Faji gjithmonë mbetem bonjak(jetim) sepse se pranon askush fajin!

Situata etendosur politike nga vetë lideret politik (për interesa personale-poste shtetrore) këto ditë sikur e ka rëmbyer mbarë opinionin dhe gjithçka frymon me një takt: Kur formohen instiucionet, kush po i formon ato, cili subjet apo koalicion, dhe përfundimisht ngërçi politik brina nuk ka, por me zvarritjet e këtilla dëshmon vetë?

Do të përdori prapë disa fjalë të urta popullore ku thuhet; Me probleme të shtëpisë, mos ia mësyj qarshisë se bjen në bela, por as me probleme të qarshisë mos iu kthe shtëpisë, sepse sjellë telashe në familje!

U ndërlidha me këto popullore që sepse si duket fillimisht presidentit të vendit e as liderëve partiakë e politik nuk po iu përputhen hesapet e shtëpisë me pazare të qarshisë?

Çfarë është edhe ma e keqja përgojimi apo tentim manipulimi me ndjenja të njerzëve rreth matematikave partiake për formimin e institucioneve sikur është një lloj strategjije apo një lloj politike e mëkatarve që po tentojnë t’i mbulojnë mëkatet e palara duke manipuluar me emra dhe të përfitimit në kohë me qëllime krejtësisht përfituese si në  kohëzgjatje apo edhe diskreditim personash dhe lojë ndjenjash të popullit.

Formimi i qeverisë në detyrë nga përplasjet e koalicioneve(PDK me gogolet e saj në njëren anë dhe VLAN në anën tjetër) të cilat shkurorëzimi i LDK nga VLAN dhe koalicioni i detyrueshëm me PDK( ndërhyrja e nderkombëtarve dhe favoret e PDK-së për të mbetur në pushtet) atë botë pati shkaktuar stuhi psiqike dhe armiqësi të pa pajtuar deri me tani, me çka rezultoi edhe votë mosbesimi dhe rënia  e qeverisë në detyrë, që solli edhe zgjedhjet e parakohëshme.Tani kur edhe kësaj radhe thuaja po përseritet i njëjti skenar vetëm se me partnerë të ndryshëm dhe mendoj shumë të pa përgjegjëshem fillimisht nga presidenti ( i cili me çdo kusht po tenton ta mbajë në pushtet ish partinë e tij), pastaj edhe nga  anët tjera si grupime të dyta dhe treta të cilat skenar  po evoluojnë deri në atë masë mosbesueshmerinë e popullit dhe do vijnë në përfundim që ndërkombëtarët me regji dhe skenare  të huaja të formojnë institucionet e vendit tonë?

Kur ishte fjala tek koalicioni i deritashëm PDK-LDK një ish deputet i LDK-së me gjithë respektin ndaj tij po tenton të shfajsojë subjektin e vet për atë koalicion duke fajsuar AAK? Shikuar realisht ndoshta edhe ashtu është sepse derisa lideri i LDK, kryeministri në detyrë atë kohë hoqi dorë nga posti i kryeministrit vetëm të formohen institucionet, ndërsa lideri i AAK me këmbngulje kërkonte vetëm atë post e në anën tjetër ndërkombëtaret për qëllime te veta nuk ishin te gatshem të bashkëpunojnë me një qeveri të formuar nga VLAN pikërisht shkaku i VV dhe këmbëmgulsia e liderit të AAK për post u imponua koalicioni i dhunshëm, i detyrueshëm, i kërkuar dhe i përkrahur pikërisht nga ndërkombëtaret qeverisja t’i besohet PDK-LDK e cila u dëshmua jetëshkurter pa e përfunduar mandatin dhe shkaku i atyre mëkateve erdhi deri  tek këtu ku jemi dhe si jemi!

Por shtrohet pyetja vallë a ka mundësi që të jetë mëkatar populli, apo janë prijësit politik të tillë?

Një çështje dihet si thotë populli: Tupani bie për atë qe i ka veshtë-dëgjon, vetë problemet e sajuara dhe krijimi i ngërçeve politike po i shtynë edhe ndërkombëtarët të jenë vendimmarrës jo të kënaqshëm sikur edhe formimi i gjykates speciale për Kosovën, por jashtë Kosoves, sepse si duket edhe ata po e shohin se Kosova që nga ndarja nga jeta e ish presidentit dhe strategut të pavarësisë Dr Rugova, Kosova ka mbetur dhe akoma është pa zot shtëpije?

Si do që të jetë fajin nuk po e merr kërrkush për këtë çfarë po ndodhë në skenën politike populli po i vuan ekonomikisht lojërat e politikajve dhe jeta po vazhdon, ngërçi politik po rritet çdo ditë e më tepër me çka edhe po sjellë tensione nëpërmes njerzëve  me akuza e ofendime deri në atë masë që irritohet edhe populli.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test