Filozofia politike në kuptimin e politikës si art dhe artit si filozofi ...

Opinione

Filozofia politike në kuptimin e politikës si art dhe artit si filozofi ...

Nga: Agron Shabani Më: 22 korrik 2017 Në ora: 13:42
Agron Shabani

Ndryshe nga kjo, çdo njohuri, ideal, vizion ose dituri e lartë mbi shtetin dhe shoqërinë, sipas filozofisë politike, lindin ose fillojnë nga dialogu dhe dyshimi. Për të përfunduar në bindje dhe besim të plotë individual dhe kolektivë. Gjithëmonë duke i nënkuptuar këtu dialogun dhe dyshimin e paraqitur ose prezantuar atëbotë në menyrë lapidare dhe emblematike nga filozofët e lashtë grek. Për të vazhduar me konsenzusin dhe kompromisin e preferuar shtetëror, nacional dhe politik në mes strukturave, superstrukturave (elitave), prominecave ose par-exelencave të ndryshme politike, ekonomike, industriale, teknologjike, intelektuale, kulturore, shkencore ose akademike dhe kështu me radhë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe proviniencat ose remishencat e ndryshme konjukturale, nomenklaturale, manufaktuare etj. 

Në anën tjetër ndërkaq, në prizmin e mesipërm shkencor ose filozofik të marëdhëniëve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare, jo rrallë vlenë edhe maksima ose formula e njohur e Artur Schoppenhauerit dhe Tomas Kuhnit sipas të së së cilës " ata që janë miq ose aleat me të gjithë, nuk janë miq as aleat të askujt." Për të mos thënë këtu, armiq me të gjithë!?

Sidoqoftë, gjithnjë sipas filozofisë filotike, asnjëherë nuk është e tepërt ose inflatore, nëse flasim, mendojmë ose gjykojmë dy-tre herë për çështje dhe aspekte të larta shtetërore, nacionale, politike, historike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera. Kjo në radhë të parë pë faktin se të flasim, debatojmë, dialogojmë dhe mendojmë, kemi të drejtë gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërsa të vendosim ose të nënshkruajmë, vetëm njëherë! Duke menduar në të të ashtuquajturin " demarkacionin kufitar" të Kosovës me Malin e Zi, " asociacionin e pavarur të komunave serbe " në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës etj.

Do shtuar në fund se marëdhëniet ose raportet e sotme botërore ose ndërkombtare, jo rrallë u ngjajnë marëdhënieve ose raporteve të njohura në mes dashurisë dhe urrejtjes. Për të mos thënë këtu atyre marëdhënieve ose raportëve të brishta martesore ose bashkëshortore ku pas çdo akti seksual ose erotik, çdo mengjes duhet ngritur ose krijuar marëdhënie ose raporte të reja për natën ose ditën tjetërmartesore ose bashkëshortore. 

Ndaj, të njohësh dhe respektosh vetvetën tënde së bashku me të kaluarën ose historinë e përgjithshme të familjes, kombit dhe atdheut të tënd si dhe t´i nderosh dhe respektosh miqtë ose aleatët e njohur natyror dhe historik, ky është çelësi ose kjo është formula kryesore e filozofisë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat