Është nder dhe respekt që të vizitohen çdo herë jo vetëm…

Opinione

Është nder dhe respekt që të vizitohen çdo herë jo vetëm…

Nga: Islam Fejzullahu Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:24
Ilustrim

Familja e Doktor Ibrahim Rugoves, presidentit historik dhe strategut të pavarësisë së Kosovës është nderë dhe respekt të vizitohet çdo herë por pa prapavija politike, së paku të pa harruara janë meritat e tij për respekt.

Lajmi në media se lideri i AAK e njëherit kandidati për kryeministër i koalicionit PAN  vizituan familjen e presidentit të ndjerë Rugova ishte si një bombë duke patur parasysh kohen dhe situatën sepse i mvishen gjithfarë lloj epitetesh kësaj vizite! Respekt për Haradinajn për vizitë të tillë, nëse ketë vizitë e ka bërë për hir të respektit ndaj të ndjerit dhe kontributit të tij në shtet ndërtimin  dhe strategun e Pavarësisë së Kosovës.

Në të kundërtën nëse ketë vizitë e ka bërë me ndonjë prapavijë politike (për të kërkuar ndihmë dhe përkrahje) atëherë ti mbetet në ndërgjegjen e tij por edhe  krijon bindje ne opinion se i tillë qenke vetëm me shantazhe e krime qenke ardhë deri këtu, por si do qoftë është pak e vonuar dhe e humb edhe efektin ndershmërinë dhe kolegjialitetin ne këto momente kur vendi  politikisht është  në vendnumërim shkaku i ngërçeve politike te cilat për Kosovën janë bërë të natyrshme sipas klasës politike qe drejton ketë vend. Asgjë nuk është e keqe qe familja e presidentit të vizitohet gjithherë dhe nga te gjithë, jo vetëm kur iu duhet abonimi politik për interesa personale e partiake, por edhe vizitat te jenë të arsyeshme.

Sikur u be shamatë kjo vizitë e cila mori karakter politik e  diskreditues sidomos për familjen e presidentit sepse  mendoj se familja nuk është ajo e cila sjell vendime shtetërore (Kosova është shtet demokratik, nuk është mbretëri). Reagimet gjithfarë për ketë vizitë të pa pritur ne ketë situatë nuk mund te cilësohet ndryshe vetëm politike me ingerenca negative ne momentet e tanishme  kur pritet formimi i institucioneve por qe presidenti i vendit sikur ka harruar se vendi është pa institucione dhe aq ma tepër po e zgjatë agonin politike ne vend,apo edhe ai po mundohet të përfitoj në kohë sepse pikërisht vizita e sotme ne familjen e presidentit Rugova nga Haradinaj përkon me presidentin aktual i cili vije nga subjekti politik te cilin e përfaqëson ne koalicion Haradinaj i nominuar për mandatar qeverije nga ai koalicion.

Mendoj se kësaj vizite jehonë edhe ma negative i dhanë edhe mediat ne hapësirat e tyre mediale  për qëllime te caktuara aq ma tepër edhe me arsyen e protagonistëve apo si i quajnë opinionistet personat ndërmjetësues si njerëzit me te afërt te fëmijës së presidentit të ndjerë ,Astrit Haraqija e Dardan Gashi. Sido qe te jetë respekti dhe  nderimi nuk maten me asgjë kushtimisht pa ndonjë prapavijë? Në anën tjetër presioni i tërë ditës rreth kësaj vizite sidomos  për bijën e  presidentit, deputeten e LDK është aq ekstrem sa edhe mund të them banal ne një mënyrë nga se LDK çdo herë po deklaron se janë unik ne vendime të partisë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat