Kosovës po i futet thika pas shpine?!

Opinione

Kosovës po i futet thika pas shpine?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:38
Ragip Guraziu

Kosovës po i futet thika pas shpine?!

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, pas tre muajsh, Kosova u bë shtet edhe me Kushtetut. Por ç'ja vlejti kur u tha se kjo ndodhi edhe në pajtim me ndërkombëtarët, kur veriu i Kosovës, edhe pas 9 viteve pavarësi, veriu i Kosovës e gjitha Serbi!?

Lexova diku ku thuhet: Komandanti i NATO-s për Evropë, gjeneral Curtis Scaparrotti ka deklaruar se NATO do të vazhdojë të jetë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Sipas autorit të kësaj deklarat të juaj z.Curtis, nuk qe mjaft kjo periudhë kohore 18 vite pas luftës së UÇK-së dhe 9 vite pas pavarësimit të Kosovës, në veri të Mitrovicë gjithçka serbe, kjo do ishte si mini pytje e imja kur kemi para sysh se pavarësinë e Kosovës nuk e sollëm ne  në krye në vete por në koordinim edhe me ndërkombëtarët.

Këto deklarata  i bërë në një konferencë për media, ku fole edhe për transformimin e FSK-së, në ushtri, për çka the se duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese. Çfarë ndyshimesh po mendoni, ndarjen e Mitrovicës- Serbisë?!

''Në Forcën e Sigurisë së Kosovës e pata një vizitë dhe është shumë profesionale, shumë etnike, që është duke u përqendruar në përmirësimin e aftësive të saj. Transformimi i saj të cilin e kemi potencuar se transformimi dhe mandati i saj është çështje e institucioneve vendore të Kosovës, por duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës. Unë e them që mirëpresim diskutimet, dialogun me të gjitha grupet etnike që kanë të bëjnë me këtë çështje”, tha Scaparrotti para gazetarëve''.

Do thotë se Kosova edhe pse është shtet me Kushtetut duhet të bëhet gjysma shqiptare e gjysma serbe, kështu mendoni?!

Foret nuk i hanë më shqiptarët...

Në rast se mendoni se Qeveria e Kosovës, Parlamenti, Presidenca dhe institucionet tjera, janë mbi votuesin, mbi qytetarin e Kosovës, atëherë e keni gabim dhe mos i shfrytëzoni budallëkun e institucioneve tona mu në këtë kohë, se ende ata që dinë, mundin dhe ia dalin, edhe për një kohë nuk do jenë në institucinet tona dhe janë jashtë politikës, se Kosova për momentin është një  shtet i kapur për korrupsionin, krimin, malaverzime e keq menaxhime, keq qeverisje etj etj.

Scaparrotti: Rusia nënçmon institucionet e Kosovës dhe ato perëndimore

I pyetur rreth ndikimit rus në rajonin e Ballkanit keni thënë;'' se je i  shqetësuar me disa deklarime të tyre që nënçmojnë institucionet e Kosovës. Keni vazhduar“Këndvështrimi im është që, pyetjen që do ta bëja është që ne do të vazhdojmë të kërkojmë që edhe ata të jenë mbështetës në sigurinë në Ballkan dhe regjion dhe njerëzit kanë të drejtë të përcaktojnë udhëheqësin e tyre dhe mënyrën e udhëheqjes së tyre, dhe kërkojmë nga Rusia ta mbështes një rrugë të tillë. Unë do të kërkoja nga Rusia që të respektojë këtë dhe që ta mbështesin, sepse jemi të vetëdijshëm që në disa prej porosive të tyre, ata i nënvlerësojnë qeveritë dhe institucionet e Kosovës dhe qeveritë perëndimore”, ky është deklarimi i juaj..

Jo veç Rusia, por edhe Serbia, me siguri keni pak frikë ta përmendeni dhe disa shtetet sllave janë kundër Kosovës, por mos harrojmë, edhe disa shtetet e Qeveri ndërkombëtare.Të gjitha këto dëshmojnë se Kosovës po i futni thikë pas shpine, është kjo një fjalë popullit shqiptar.

 ''Nëse sigurohet mbështetja politike ndërkombëtare, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme materiale për të themeluar ushtrinë sipas standardeve të NATO-s, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.''

''Buxheti aktual, konsiderohet i mjaftueshëm për t’i ndërruar misionin aktual Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformuar atë në ushtri''.

''Çështja e arritjes së standardeve të NATO-s, është proces dhe objektiv në vazhdimësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie më Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë''.

“Buxheti i ndarë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe FSK-në për vitin 2017 është mbi 50 milionë euro. Sa i përket bazës buxhetore për transformim të FSK-së, është planifikuar që buxheti i ndarë nga qeveria për FSK-në, për çdo vit të shtohet me nga 5 milionë euro”, ka thënë Shala.

Parashihet që në vitin 2018, buxheti për FSK- në të jetë mbi 57 milionë euro, kurse për vitin 2019, mbi 63 milionë euro.

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, që nënkupton kalimin nga një forcë të angazhimeve e veprimeve për emergjenca në një forcë me karakter të plotë ushtarak, është paraparë pas një vlerësimi të sektorit të sigurisë në vend dhe rekomandimeve që NATO ka dhënë për përmbushjen e kapaciteteve operacionale.

Njohësit e çështjeve ushtarake dhe sigurisë ndërkaq thonë se aktualisht mjetet financiare nuk janë të mjaftueshme për të ngritur kapacitetet mbrojtëse. Por, për një periudhë 10 vjeçare, ushtria e Kosovës, thuhet se mund të furnizohet me pajisjet e nevojshme teknike.

Mediat serbe kanë raportuar për alarmin e Serbisë për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Po ashtu aty është përfshirë edhe deklarata e Marko Gjuriqit, drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosoën. "Prisni bre" është titulli që gazeta serbe ia ka vendosur deklaratës së Gjuriqit, duke treguar në një far forme pafuqinë e Serbisë që të parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

"Serbia kundërshton ashpër formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që ta parandalojë këtë", citohet të ketë thënë Gjuriq.

Ndryshe, gjenerali Curtis Scaparrotti  sot u pritë nga Presidenti Thaçi, i cili e ka falënderuar gjeneralin për mbështetjen që NATO i ka dhënë Kosovës në sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon. Presidenti ka theksuar se roli i NATO-s në Kosovë ka qenë përcaktues jo vetëm në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e sigurisë, por edhe në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat