Kush e prish unitarizimin e shtetit?

Opinione

Kush e prish unitarizimin e shtetit?

Nga: Rahmi Veliu Më: 26 korrik 2017 Në ora: 14:34
Ilustrim

Ata të VMRO-DPMNE-së me ngulm kundershtojne zyrtarisimin e gjuhës shqipe dhe federalizimin me atë se e prishin unitarizimin e shtetit! Në botë ka numërtë madh shtetesh federale si dhe numër të madh të tyre që kanë një e më shumë gjuhë zyrtare. Në asnjë vend të tillë nuk është prish unitarizimii shtetit, vetëm këtu në Maqedoni, ngrihet dikush dhe ngul këmbë në atë se zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe federalizimi e prish unitarizimin!

Të shohim se si qëndron gjendja e shteteve në botë ku mendohet se ka afër 199 shtete me rregullime të ndryshme të rendit shtetërorë pa teritoret amerikane dhe Oqeanin  e Qetë dhe  pa Antartikun si vende të varura tejdetare të Francës. Për nga numri i shteteve, më I madhi është Afrika me 54 shete, Azia me 50 shtete, Evropa me 45 shtete, pastaj me rradhë vin Amerika Veriore dhe e Mesme me 24 shtete, Australia me Oqeaninme 14 shtete dhe Amerika Jugore me 12 shtete. Pra, nga sa u theksua më lartë, mund të vim në përfundim se nga gjithë shtetet e theksuara më lartë, na del se në botë ka 199 shtete.

Prej tyre shtete federale ka 86 ose 40%, shtete tjera janë 119 ose 60 % . Të theksoj se në Evropë shtete federale ka një numër të madh. Por, po i theksoj vetëm disa prej tyre: Zvicra e cila është shtet federal që nga viti 1848 e plotësuar në vitin 1874 dhe sipas kushtetutës së vitit 01.01.2000 e cila për bazë e mori kushtetutën e vitit 12.IX.1847. Përndryshe, ky shtet përbëhet prej 26 kantoneve (sipas regjistrimit të vitit 2000). Në këtë shtet multinacional bëjnë pjesë: gjermanët, francezët, italianët dhe retoromanët. Sipas gjuhëvë të cilën e flasin ky popull i Zvicrës janë: gjermanishtja 63%, frengjishtja 10.2%, ilaishtja 7.6% dhe gjuhën retoromane vetëm 0.6%. Kuptohet, si gjuhë zyrtare  janë të katër gjuhët. Situatë gati e ngjajshme edhe me Belgjikën e banuar me flaman, valon dhe gjerman. Ku kuptohet flitetn tri gjuhë: Flaman (me origjinë gjermane), valonë flasin frengjisht dhe gjermanisht. Si në zvicër, ashtu edhe në Belgjikë fliten tri gjuhë zyrtare si ajo flamne, valone dhe gjermane. Përndryshe,për nga madhësia do të duket kështu:

Image

Në Kanada jetojnë frances dhe anglez. Prandaj, gjuhë zyrtare janë anglishtja dhe frengjishtja. Në Indi ka 28 gjuhë zyrtare, gjuhë zyrtare është edhe anglishtja edhe pse atje nuk ka anglez, por ka qenë koloni e dikurshme angleze. Raste të tilla ka në mori, por në asnjë rast nuk është prishur unitarizimi i shtetit. Vetëm këtu në Maqedoni, për shkak të gjuhës shqipe u prisheka unitarizimi i shtetit! Këta duan një shtet unitar centralizues ku frerët e qeverisë të jenë në duart e shtetit, edhe pse është berë fjalë mjafë për decentralizimin e pushtetit si formë e demokratizimit.

Që në fillim diskutuam për unitarizimin të cilë me ngulm e kërkon qeveria e dikurshme e VMRO-DPMNE-së. Por, ç’është unitarizim? Këtë do ta gjejmë nëpër fjalorët e cila në këtë mënyrë sqarohet: “UNITARIZIM= shtet unitar, përkundrejtë asnje federal: në të ekziston shtet i vetëm centralist me regullim qeverisjeje te vetme shtetërore; qeveri qendrore e cila tenton në forcimin e pushtetit në llogari të krahinës dhe vetqeverisjes lokale”.  (MEP. Beograd, 1978, fq.461)  Ja pra i nderuar lexues çka kërkojnë VMRO-istat të krijojnë një shtet thjeshtë njënacional, një shtet centralist i cili më shumë u shkon për shtati diktaturës se sa një shteti demokratik. Me këtë don t’ua mbush mendjen BE-së se shiptarët kërkojnë me gjuhën shqipe dhe me federalizimin të bëjnë shkatërimin e unitarizim e shtetit.

Kur prishet unitarizimi i shtetit? Për këtë do të thirena në këtë shembull: ASHAM, në një rast kërkoi ndryshimin e kufijve shtetëror, duke e nda nje pjesë të banuar me shumicë shqiptare me disa qendra si Dibrën, Gostivarin, Tetovën. Në këtë rast do të vinte deri te UNITARIZIMI I VENDIT! Me rëndësi është të theksoj se atë botë këta VMRO-vca heshtën, nuk e ngritën zërin për të ruajtur UNITARIZIMIN e shtetit! Sot e ngren zërin se gjuha shqipe u’a prishka unitarizimin e shtetit! Në cilin shtet federal për shkak gjuhës dhe federalizimit është prish unitarizimi? Së paku le të numërojmë një shtet të vetëm në botë ku gjuha dhe federalizimi e prishin unitarizimin! Që para u’a bëjmë të ditur se në asnjë shtet në botë gjuha dhe federalizimi nuk e prishin këtë unitet shtetëror, por unitetit e prishin ata që kërkojnë ndarjen, coptimin e shtetit. Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk kanë kërkuar ndrim të kufijve shtetëror, por këtë e kërkuan vetë maqedonasit, e kërkoi ASHAM-ja dhe dia burrështetas maqedonas të VMRO-DPMNE-së. Pra, me të padrejtë atakohen shqiptarët. Ky mendim është pjellë e nacionalistve maqedonas, por mundohen që fajin t’ua hedhin shqiptarëve, në mënyrë që të mund t’i akuzojnë shqiptarët si “prishës” dhe deunitarist të pushtetit të Maqedonisë. Këto janë profkat e VMRO-DMPNE-së dhe e askujt tjetër. Thuan një fjalë “të të them sa nuk më ke thënë”! Me tentime të tilla edhe një herë e komprimitojnë vetëm veten dhe askend tjetër. Bota nuk ha bari dhe vetëm këta hanë buk!

Unitarizim e shtetit e prish edhe ngjarja e 27 prillit në parlamentin e Mqaedonisë e cila mund të quhet edhe një tentim i grushtetit te deshtuar po edhe një tentim kundër demokratizimit të shtetit, në mënyrë që t’i ruaj kjo parti pozitat e saja unitariste dhe centraliste, mu për atë se nuk i konvenon demokracia në fjalë. Don një qeveri vetëm e maqedonasve dhe jo qeveri multikombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat