Kryexhamia në vend të Katedrales!

Opinione

Kryexhamia në vend të Katedrales!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 26 korrik 2017 Në ora: 22:56
Gani Mehmetaj

Gazetari mercenar, emri i të cilit nuk me kujtohet, në një portal të Tiranës u ndihmoi mbrojtësve të xhamisë së re në Prishtinë, kinse kryeqyteti dardan nuk ka kryexhami a xhami qendrore, sikurse e kanë shqiptarët katolik Katedralen.

Ai i mashtron me qëllim lexuesit shqiptarë, kurse kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës e hesht faktin se Prishtina e ka Kryexhaminë me emrin e Sulltan Mehmetit-gjakatarit.

Është çështje tjetër që e fshehin me emërtimin Xhamia e Mbretit, ashtu sikurse e fshehin se ajo ishte kishë katolike dhe aty u varros Pjetër Bogdani. 

Pse bënë paralelizma gazetari shqiptar i Tiranës kinse në Prishtinë nuk kanë xhami të nivelit të katedrales? 

Myslimanët e kanë kryexhaminë, i kanë edhe 20 e ca xhami në Prishtinë, s'ka shtet mysliman që ka më shumë xhami për kokë banori: hoxhallarët e kanë lirinë e shfrenuar që t'ua lëshojnë zërin altoparlantëve në kupë të qiellit,duke i terrorizuar mbi 350.000 qytetarë nga 4.30 të mëngjesi, pesë herë në ditë. 

Me xhami e zhurmë ua kalojmë edhe vendeve më fanatike islamike, por jemi shteti më i prapambetur dhe populli më i varfër në Evropë, me numrin më të madh të të rinjve që po ikin në Perëndim. Dardania po shpopullohet, populli po ik nga varfëria e nga xhamitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat