"Analistët e pavarur"

Opinione

"Analistët e pavarur"

Nga: Ismet Rashiti Më: 28 korrik 2017 Në ora: 12:24
Ismet Rashiti

Kosova është i vetmi vend, ku çdo kush përpiqet të bëhet "analist", madje për të gjitha çështjet. Vetëm në Kosovë, analistët e vetëquajtur, i japin të drejtë vehtes të flasin për të gjitha çështjet, duke filluar nga politikat ndërkombëtare, nacionale, për çështje shumë delikate e tepër profesionale, deri te sporti, kultura dhe prognozat për kohën.

Të tillët, duke e parë vehten mbi opinionin, harrojnë se në të njejtën kohë bëhen qesharak para profesionistëve dhe atyre që vërtetë janë të përgaditur për çështje të caktuara. Fatmirësisht në shoqërinë tonë ka plotë ekspertë të profileve të caktuara, të cilëve u është marrë fryma nga diletantrët, karieristët dhe mediokritetet të vetquajtura "analistë".

Ta zëmë një gjuhëtar i lodhur, i dalur nga podrumet e viteve 90- i jep të drejtë vehtes të bëhet "analist" për çështje tepër profesionale të sigurisë në Veriun e Mitrovicës, apo zhvillimet e fundit politike për formimin e Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës! Hipokritët apo karieristët e tillë , jo vetëm që bëhen qesharak para opinionit, sidomos ati ndërkombëtar, por edhe kanë krijuar opinione të rrejshme dhe aspak të dobishme për shoqërinë tonë! 

Në Kosovë bëhen "analistë" të gjithë ata që sillen koridoreve të mediumeve publike, apo të partive politike, që kanë miqë aty dhe që përpiqen t'i imponohen opinionit me përrallat e tyre qesharake. Personat e tillë nuk i vret ndërgjegja (sepse nuk kanë) që me paraqitjet e tyre dezinformojnë opinionin, krijojnë apo rrisin probleme politike, e mbjellin pasiuguri të panevojshme tek qytetarët e pafajshëm.

Të vetquajturit «analist të pavarur», janë shkatrruesit më të papërgjeshëm të mendimit profesional e kompetent në shoqërinë tonë. Si lajkatarë  të partive apo individëve të ndryshëm me ndikim politik  të veshur me petkun e « pavarësisë»,  çdo ditë e më tepër po i rrënojnë vlerat e mirëfillta në të gjitha fushat e jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat