Metamorfoza e Albin Kurtit: nga “rebeli nevrik”, në “zotëri me kollare”

Opinione

Metamorfoza e Albin Kurtit: nga “rebeli nevrik”, në “zotëri me kollare”

Nga: Nehat Hyseni Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:41
Nehat Hyseni

Situata e krijuar zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017 është tejet interesante, meqë ka gjasa reale që të ndërpritet maratona e deritanishme e PDK-së në pushtet. 

Por, janë krijuar mundësi reale që Vetëvendosja, e cila doli si parti e parë nga këto zgjedhje, që së bashku me koalicionin LDK-AKR-Alternativa, të qeverisë Republikën e Kosovës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2017-2021, me Albin Kurtin apo me Avdullah Hotin kryeministër.

Meqë Vetëvendosja asnjëherë deri më tani nuk ka qeverisur pushtetin qendror, kjo ishte arsyeja kryesore që ia siguroi vendin e parë si parti.

 Por, pas përfundimit të zgjedhjeve, shtrohet domosdoshmërisht pyetja se, vallë, si do të duket kjo parti në pushtet?

A do t'i përmbahen kursit të politikës ektremiste, që realisht ua solli fitoren atyre, apo do ta ndryshojnë atë radikalisht, ashtu si vepruan edhe me ndryshimin radikal të dukjes së

tyre, duke vendosur kollare (kravata) dhe rroba "fringo", si dhe dhe sjelljet rrebeluese në manire pak a shumë byrokratike.

Pra, në Kosovë është praktikë e zakonëshme që partitë politike të pësojnë metamorfozë të jashtëzakonëshme dhe radikale me ardhjen e tyre në pushtet.

Mjafton ta rikujtojmë Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn para 18 vjetësh. 

Derisa i pari, dmth Hashim Thaçi kishte pamjen e një "fëmije nga fshati", të vuajtur nga vobektësia dhe jeta e vështirë, sikur të nxirrej nga jetimorja, që linte përshtypjen e trishtueshme se nuk din as mirësjelljet elementare të botës së qytetëruar. 

Ngjashëm me pamjen e egër të një provincialisti të rrebeluar, Hashim Thaçi kishte edhe idetë rrebeluese e kryengritëse, që ishin më tepër kundër profesorit dhe akademikut të kulturuar e të iluminuar, Dr. Ibrahim Rugovës dhe politikës së tij pacifiste. 

Por, me ardhjen e tij në pushtet, Thaçi ndryshoi radikalisht, duke u bërë servil ndaj Serbisë dhe duke i harruar premtimet e tia "revolucionare". 

Pra, Hashim Thaçi në pushtet nuk kishte kurrëfarë lidhje me Hashimin e dikurshëm sa i përket "revolucionaritetit" të tij!Kurse, atij i mbeti vetëm lidhja e tij me krimin dhe me kriminalitetin si zanat parësor.

Sa i përket Ramush Haradinajt, edhe ai asokohe ishte shumë i ngjajshëm me Hashim Thaçin. Druanim se që të dytë, me ecjen e tyre sikur të shkelnin nëpër ara e brigje, duke i ruajtur dhentë diku, dmth larg jetës së qytetëruar. 

Por, siç u pa puna, pas luftës, këta u "qytetëruan"!

Ashtu si edhe ideologjia e tyre politike e dikurëshme.

Albin Kurti gjatë fushatës ishte i transformuar pothuajse tërësisht. 

Shpeshëherë na duhej t'i fërkonim e t'i fshinim sytë se, vallë a ishte Albini rrebel i dikurshëm apo ndokush tjetër? 

Ai shumë tema "të nxehëta" gjatë fushatës, kësaj here i anashkaloi me elokuencë dhe me një elegancë të madhe.

 Natyrisht se, poqese bëhet kryeministër Albin Kurti, tanimë "zotëri me kollare", realisht ka pak gjasa të ket lidhje të fuqishme me Albinin "rrebel" të dikurshëm. 

Prandaj, nuk presim se ai do të harxhoj shumë energji që të merret me idenë e bashkimit kombëtar, edhepse ai atë ide nuk pritet se do e braktisë realisht. 

Jo për faktin se mendon dhe shpreson se do ta realizoj apo jo bashkimin kombëtar, sa për nevojën e shfrytëzimit të kësaj ideje apo kauze, si "xhoker" dhe "azil shpëtimtar", në situata sfidash të pakalueshme, për ta zhvendosur vëmendjen e publikut nga dështimet dhe keqqeverisja eventuale e tij apo e qeverisë së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat