Gunga politike në Kosovë

Opinione

Gunga politike në Kosovë

Nga: Dedë Preqi Më: 29 korrik 2017 Në ora: 10:44
Dedë Preqi

Politika e Kosovës e ka marrë formën e devës me gunga, të cilën e kanë rrokë dhe po e shalojnë keq e shumë cili po mundët, apo cili është më i fuqishëm me bërryla, duke e shaluar deri ku do të shkojë, pa ndonjë cak të mirëfilltë, dhe aty ku do të ndalet devja, aty mundët edhe  të varroset historia e saj, mos e dhashtë zoti, që të shpallet edhe ndonjë pejgamber, apo profet nga marifetët e tyre, sidomos prej atyre që ka pasë përvojë më shumë mbi shalën e saj.

Cili politikan do e ndjenë vetën krenar dhe komod, duke shaluar llojin e kësaj politike, në përbërjën e sëcilës ka gjithçka të neveritshme dhe aspak të lakmueshme, ku në mes të saj lulëzon krimi i organizuar, tingëllon edhe korrupsioni i pashfrenuar, dhe sëcila qelizë e saj tregon ardhmërinë e pa shpresë të këtij populli dhe vendi.

Cili deputet i vendit i zgjedhur nga vota e popullit, do të ndjehët krenar dhe do ti jep jetës së këtij populli kuptim e kurajo, edhe pse ndonjëherë mund të dëgjojë një psheretimë të motrave dhe vëllezërve dëshmorë e martir, që u flijuan për lirinë e kësaj toke dhe sot gjaku e sakrifica e tyre po nëpërkëmbët nga matrapazët e kësaj popitike.

Cili qeveritar i vendit ndjehët i mburrur në pozitën e tij dhe lavdërohet se kemi bërë shumë, dhe nuk i dëgjon zërat e popullit të vet, që kanë hallet e urisë dhe mungesën e kulmit mbi kokë dhe shumë probleme tjera, që ua humbin  shpresat dhe vlerën e dinjitetit njerëzor.

Cili deputet i Kuvendit të Kosovës, do të merr fjalën e parë në këtë Kuvend dhe nuk do të përkulet para figurës së madhe të komandantit Adem Jashari dhe para figurës historike të presidentit Ibrahim Rugova, si edhe shumë çlirimtarëve të tjerë, të cilët na dhanë mundësinë me sakrificën e tyre ta kthejnë në kuptim të botës normale dhe njerëzore si dhe në institucione të lira në këtë vend.

Cili qytetar i vendit do të ndjehët i rehatshëm dhe i qetë, i cili akoma i pret eshtrat e të afërmëve të vet nga lufta e fundit e fashizmit serb, për të cilët është bërë shumë pak nga institucionet e vendit, kryesisht nga Qeveria, e cila në marrëveshjet e saj me palën serbe në Bruksel, fare pak e ka ngitë zërin, apo fare nuk e ka futë në rendin e çështjeve më rëndësi.

Cilët komandanta të luftës do të mburren me heroizmat e tyre kundër armikut dhe luftën e tyre, të cilët pothuaj se muarën  «yrysh» pas luftës, për të grabitë pozita të fuqishme në qeveri dhe nuk  ndjehën fare të turpëruar, nga masakrat, torturat dhe vuajtjet e popullit të vet, si edhe dhunimin e 20 mijë motrave e nanave shqiptare nga ushtria dhe paramilitarët serb, mbi të cilat është shfryer dhuna shtazarake e barbare, që të ngritët njëherë edhe zëri i veteranëve, që kjo kategori shtazarake e fashizmit serb të merr dënimin e merituar.

Asnjëri dhe qytetari i thjeshtë nuk duhet ti humbë shpresat, por ta mbajnë guximin deri në masë, që shpresa e sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë, të mos e humbë vlerën dhe kuptimin e jetës si dhe dinjitetin e saj, sepse as zoti nuk pret prej nesh të dëshpërohemi edhe pse vuajmë me mburrje, do të jemi në rrugën e drejtë dhe me meritë.

Qëllimi i këtyre fjalëve është gjetja e kuptimit të plotë e një politike të mirëfilltë në shtetin tonë, por jo,  kjo politikë të merr formën e gungës së devës, mbi të cilën janë të grumbulluara të gjitha të këqiat dhe shaluesit e saj nuk dinë të ndalën, apo të frenojnë devën e tyre, duke u bërë sadist i popullit dhe vendit të vet, ku problemet na kanë vënë përpara dhe të mbesim të pazgjidhura gjithmonë, që mund  të përplasëmi përditë në luftë me vetëvetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat