Cila strategji është ma e fuqishme në Ballkan, Kosovë SHBA-Rusi

Opinione

Cila strategji është ma e fuqishme në Ballkan, Kosovë SHBA-Rusi

Nga: Islam Fejzullahu Më: 11 gusht 2017 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Derisa nga SHBA nuk krijojnë një “buldozher” (Hollbruk) të ri për Kosovën dhe Ballkanin, Rusia me sekser, diletant, agjent  dhe bashkëpunëtorë agjencish të huaja ne Kosovë të konvertuar nga vet shqiptarët e Kosovës, vështirë qe do të ketë sukseset e kaluara me të atillët sikur Hollbruku?

Vëmendja e opinionit të gjerë është koncentruar pikërisht ne Ballkan e në veçanti ne disa nga shtetet e dala nga ish Jugosllavia sikur janë: Kosova, Maqedonia, Bosnja, Serbia e tjerat nga te cilat i tërë opinioni ndërkombëtar sikur bën sehir se çfarë pret dhe çfarë do arrij me shtete te tilla ne te ardhmen? Kriza politike dhe institucionale ne shumicën e këtyre vendeve të sipër apostrofuara e ne veçanti Kosovë, Maqedoni, Bosnje si rrjedhojë e vet Serbisë nga Rusia, po shkakton jo vetëm telashe ne BE (rreth anëtarësimeve te tyre ne te ardhmen), por edhe në OKB sepse si thotë një proverb po matet me KUT-i të ndryshëm (kuti është një lloj matje e lashtë i cili është rreth 1,6metra=me 1 kut), sepse qasja e SHBA-së(e pa ndërprerë) por tani me forca te reja (pa një ”buldozher” Hollbruk të ri) të pa përvojë me politiken Ballkanike e evropiane të ndikuar shumë nga Rusia sikur nuk po arrin të vejë ne binar dhe stabilizoj ketë situatë.

Ti qasemi pikërisht Kosovës dhe politikes Amerikane atje; Fatkeqësisht humbja e hershme e SHBA Hollbrukun sikur devijoj strategjia e SHBA-së ne një mënyrë? Dihet mirëfilli se qe nga vitet e90-ta me angazhimin e Hollbruk ne Ballkan nga presidenti i atëhershëm Klinton dhe shtytja e sekretares se atëhershme Ollbrajt, nga njëra anë dhe angazhimi i të ndjerit dr. Rugova rreth situatës gjenocidiane te Millosheviqit ne Kosovë pikërisht me atë politik amerikane, dëshmuan se strategjia  amerikane ishte jo vetëm e suksesshme por edhe dominante dhe e vlerësuar pozitive, së pari me përfundimin e luftërave në ish Jugosllavi, kapjen e kryekriminelit të Ballkanit (Millosheviq) dhe arrestimin e tij, pastaj ne një formë shtyrjen e proceseve përpara të Sllovenisë, Kroacisë të cilat u anëtarësuan në BE dhe NATO dëshmuan seriozitetin dhe superioritetin e SHBA-së ne Ballkan!

Tani këto forca te reja amerikane të angazhuara sikur po hezitojnë me seriozitetin e tyre rreth strategjisë amerikane për një qasje ma te fuqishme dhe ma konkrete për të vendosur fillimisht rend dhe ligj ne shumicën e këtyre vendeve posaçërisht ne Kosovë? Së pari angazhimi jo serioz i kryeprokurorit amerikan ne speciale mendoj se po i kontribuon kësaj situate apo po provohet ne formën (ngrih, e mos e këput) rreth aktakuzave dhe arrestimeve te mundshme për pastrimin së pari të skenës politike ne Kosovë dhe te heqjes nga koka e njerëzve manipulant për qëllime personale të aferave gjoja gjykatë kundër UÇK-së?

Angazhimi i të deleguarit për Ballkanin nga SHBA-të (Hayiet) mendoj se po vepron jo seriozisht sikur ajo fjala e urtë (oxhak mbaju mos u shemb, dersa mjeshtri te zbres nga pullazi), kjo po vërehet pikërisht ne Kosovë dhe ne Maqedoni, për situatat e krijuara politike manipulative nga ndikimet Ruse dhe qasjen jo serioze amerikane, pastaj angazhimi i ambasadorit amerikan e Kosovë ma tepër i ngjanë një retorike për konsum politik sesa seriozitetit të tij rreth situatës politike atje?

Shfaqjet e fundit ne skenën politike ne Kosovë rreth themelimit të institucioneve shtetërore pas zgjedhjeve te imponuara pikërisht nga ndikimi Rus me sekseret, agjentet, bashkëpunëtorët e vet brenda nga vet shqiptarët e Kosovës po dëshmon jo seriozitetin  e klasës politike të Kosovës dhe jo seriozitetin amerikan ndaj tyre (sikur e cekem ma lat matjenme dy KUT-e) Po te ishte mbarë, Kosova tani do duhej te kishte te gjitha institucionet e formuara, presidentin e popullit për shtet e popull, qeverinë popullore, kuvendin popullor dhe stabilitetin ekonomik e politik na vazhdim te shtetberjes dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit?

Shakatë (hajgaret) me njerëzit e komprometuar, korruptuar, të inkriminuar duke tentuar qeti instalojnë prape ne institucione shtet formuese dhe shakat e lojërat e tyre me ndjenjat e popullit dhe shkatërrimin e ekonomisë ne vend nuk donë koment tjetër vetëm jo seriozitetin e SHBA-së ne Kosovë duke ua lënë te atillëve akoma duart lira dhe dyert e hapura për të vepruar (kjo dëshmon hapur mosnagazhimin serioz te kryeprokurorit te speciales i cili nuk ngrit aktakuza dhe nuk fillon arrestimet) apo edhe ndoshta ndokujt ne ketë rreth po i nevojitet akoma një situatë e tillë e nderë ne Kosovë duke u lënë hapësirë forcave destruktive antiamerikane ne Kosovë dhe Ballkan?

Me keq ardhje do ta them duke iu drejtuar të nderuarit(aktorit)Adem Mikullovcit se i ka hyrë kësaj pune të manipuluar nga tjerët e ai pëson infarkte ne zemër (nga rrymat staliniste-enveriste-leniniste) se si duket nuk do të vdes askush ne atë tokë pa u koritur! (Duke aluduar pikërisht ne shumicën nga ajo klasë politike te cilët deri dje hanin ne një pjatë ,tani akuzojnë njeri tjetrin për te bëmat e secilit për secilin).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat