Jemi mësuar që të tjerët të na i presin këmishat

Opinione

Jemi mësuar që të tjerët të na i presin këmishat

Nga: Islam Fejzullahu Më: 12 gusht 2017 Në ora: 12:22
Foto ilustruese

Dallimi në mes mësitëve të miqve tanë SHBA, siç ishte ambasadori Dell dhe siç është tani Delawie është i madh ose nuk përkon fare, sepse ky i fundit akoma nuk është korruptuar sikurse i përshkruhej paraardhësit të tij në forma të ndryshme së bashku me shumë politikanë vendor, prandaj ngecja ndërkombëtare për ndihmë është e rezervuar!

Ngërqi politik rreth institucioneve të Kosoves sa vjen e bëhet më neveritës dhe me situatë tensionuese në mes të partive dhe liderëve apo përfaqësuesve të partive. Dekleratat e pjesëtarëve apo të autorizuarve por edhe të pa autorizuarve partiak, nxitin reagime kundërthënëse dhe tensione të llojeve; Ma shkove, ta shkova?

Me retorika të tilla dhe me boshllëqe e propaganda pa vlerë as nuk ka institucione e as nuk do të ketë në të ardhmen e afërt, sepse po të kërkohej ndihma nga ndërkombëtarët sigurisht që tani nuk do ia vlen?

Së pari Presidenti i vendit nuk është mjaft i interesuar që të zgjidhet kriza dhe të formohen institucionet, ai tani mban postin e dëshiruar dhe të shumë pritur qysh nga zgjedhja e paraardhëses së tij, zonjës Jahjaga (si presidente e zarfit) në krye të shtetit. Atë botë Thaçi kishte mikun e tij, ambasadorin Dell i cili gjithherë kur i duhej i dilte në ndihmë, tani presidenti është paksa i rezervuar me pasardhësin e tij ambasadorin Delawie, ngase si duket ky i fundit duket të jetë pak i rezervuar në raport me presidentin, sepse nuk i kërkohet ndihma dhe ndoshta ky është tip tjetër më i mbyllet i pa përvojë në politikat Ballkanike, ndoshta edhe i pa korruptuar?

Në anën tjetër, tezat per qeveri gjithpërfshirëse, për koalicion VV-LAA sikur nuk jan apsolut aktuale, sepse nga kjo e fundit nuk përkon asgjë e përbashkët në mes tyre (VV-LAA) as me programe e as me ideologji edhe pse VV më tepër përkon kah marksizëm-leninizmi-enverizmi, ndërsa LDK nga komunizmi (kushtimisht duke u bazuar pikërisht ne drejtuesit e saj apo gardën e vjetër), si thotë një proverb popullor; Po të kafshoj gjarpëri, i frikësohesh edhe hardhucës!

Fillimisht duhet të pajtohen në parim për armiqësit e më hershme dhe ato çfarë i shkaktoi VV –LDK-së në të kaluaren jo të largët me akuza, sulme, ofendime dhe së fundi mosbesim qeverisës, tani i kërkon bashkëpunim që për mendimin tim VV vepron në atë formën absolute jam më i fortë, duhesh të jesh i dëgjueshem, nuk shoh kuptim as moral si nuk mendojnë VV se si t’i besojnë pas të gjitha që i shkaktuan LDK-së dhe liderit të tyre (edhepse ndoshta personalisht ai meriton ma keq, por jo familja dhe prona), duke pasur parasysh se ai vet si lider i LDK-së është aq dinak dhe shkatërrimtar i vet subjektit të tij që drejton sa edhe po vërehet që nga ardhja e tij në krye të partisë si i bëri favore PDK dhe shkapërderdhi e shkatërroi LDK-në/ dëshmia më e mirë humbja e tri palë zgjedhjeve. Mendoj se ky ka ardhur për ta gjunjëzuar deri në fund LDK)!

E nga ana tjetër, presionet të cilat po iu bëhen jo vetëm subjekteve politike, por edhe të zgjedhurve të tyre (sikur janë rastet e Teuta Rugovës e Labinot Tahirit), mendoj se me këto çështje do duhej të merret prokuroria dhe ligji?

PAN i ”bashkuar” sikur po përdor një lloj lufte psikologjike (komandantët po mendojnë se akoma janë në pozitat komanduese dhe po veprojnë asisoji) ndaj kundërshtarve politik me një diplomaci të lodhët, e cila as që do vijë në shprehje për institucione, sepse kanë degraduar tërësisht me largimin e të parit të PDK-Thaçi (tani president), sepse qysh në fillim u konstatua dështimi i Veselit edhe si lider, edhe si kryekuvendar, prandaj edhe ai koalicion ishte bërë vetëm për ta shpëtuar atë (Veselin) nga rënia katastrofale, sepse nuk ka më tutje imunitet e as fuqi sikur ishte kryeshef i SHIK-ut?

Mendoj se zgjidhja më e mirë ne keto momente do ishte një personalitet neutral apo ndonjë apartiak të zgjidhet në krye të qeverisë dhe qeverinë të bëjnë vetëm ministrat e partive fituese, kurrsesi subjketi politik të drejtojë qeveri? Koalicionet politike të propozuara apo edhe të preferuara të njerzëve edhe me peshë mendoj se nuk  unksionojnë fare, sepse në asnjë mënyrë nuk përkasin as ideologjikisht e as me programe njëra me tjetrën.

VV-LAA nuk mund të kenë suksese as në të ardhmen, fillimisht LDK-së i duhen reforma të brendshme dhe ripërtrirje e drejtimit të saj, së pari automatikisht shkuarja e Isa Mustafes (ai mirë e filloj kur u tërhoq nga listat kandiduese, por tani shumica e kanë kuptuar se politika e tij prej komunisti të regjur, kesaj radhe dështoi), dhe gjithashtu ndërrimi i domosdoshem i bashibuzukve të tij (Veliu, Rugova, Beqiri, Haziri,… e shume tjereve). Në të kundërten elektorati do ta vërtetojë qysh tani në zgjedhjet lokale se çka do t’i servojnë kësaj garde të hargjuar, të korruptuar (ishte edhe një vërejtje serioze kohëve të fundit në disa evenimente të ndryshme nëpër komuna kur publikisht ia ndërprenin fjalimin elektorati, sepse e kanë kuptuar në mulli të kujt po dërgon ujë Isa Mustafa)!

VV si subjekt-parti e regjistruar tani, por nga fillimi e themeluar nga një OJQ-KAN e formuar nga pikërisht tani kundërshtaret e tyre politik sikur PDK dhe ish ORA, duhet fillimisht të analizojë punën dhe ideologjinë e tyre, sepse akoma u vjen në një formë pak era leniniste-marksiste dhe për t’u reformuar në parti të krahut të caktuar, ata duhet ndarë shapin nga sheqeri, sepse programi i tyre teorik si socialdemokrat nuk përkon realitetin me veprimtaritë e tyre të deritanishme, prandaj mendoj se si zgjidhje adekuate për kryeminister do duhej të jetë një APARTIAK, por kushtimisht të fitojë mbështetjen e të gjithëve dhe të zgjedh ministrat ai, jo t’i imponohen sipas politikave ditore apo të jetë kukull sikur ishte në të kaluarën ish-presidentja e zarfit.

Kosovës i nevoitet fillimisht pastrimi i skenës politike dhe reformimi politik, pastrimi ideologjik nga e kalura (sikur ajo komuniste, sikur e me vonë ajo ushtarake e luftës), shteti duhet te funksionojë dhe të drejtohet nga njerëz me programe konkrete zhvillimore dhe me perspektivë. Skena politike duhet të udhëhiqet pikërisht nga të rinjët e shkolluar në perëndim me dije e vlera të cilët teorinë shkollore ta zbatojnë në vepra institucionale qeverisëse,edhe pse shumicën e politikanëve vendor do i pengonin të shkolluarit jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat