Jo ligj, por zbatim të Kushtetutës

Opinione

Jo ligj, por zbatim të Kushtetutës

Nga: Prof. Dr. Fehim S. Reçani Më: 12 gusht 2017 Në ora: 17:48
Fehim S. Reçani

Nuk mundi të kuptoj pse njerzët folin kaq për ligjin për gj.shqipe.Realisht, ai nuk ësht ligj për gj.shqipe, por për gjuhët në përgjithsi.

Për gjuhën shqipe tani nuk ka nevojë as avancim e as zyrtarizim të saj, sepse ajo ka qenë zyrtarizuë qysh në 2001- shin me Marëvesht jen e Ohërit, bile, me dy ndërmjetsuesët ndërkombtarë, ku  thuhet kështu :

"...derisa regjistrimi nuk e shprehë si duhet përbërjen e popullatës në Maqedonië -

4. në tërë R.Maqedonisë dhe në marëdhëniet ndërkombtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase ;

5. Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 përqint e popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse arsyetohet këtu.

Po me ndërmjetsim ndërkombtar, po n at vit (2001), me amandamente, M.O.- ja u inkorporuë në Kushtetutën  e Maqedonisë , ku  thuhet kështu (maqedonisht) :
AMANDMAN V,

çlen 7, stav 1 :Na celata teritorija vo Republika Makedonija i vo nejzinite megjunarodni odnosi sluzhben jazik e makedonskiot jazik i negovoto qirilsko pismo; (shq.: neni 7,alin.1: Në krejt teritorin e Maqedonisë dhe në raportet e saja ndërkombtare, gjuhë zyrtare ësht gjuha maqedonishte e shkrimi i saj qirilik).

çlen 7,stav 2 : Koj i da e drug jazik shto go zboruvaat najmalku 20% od gragjanite, isto taka, e sluzhben jazik i negovoto pismo, kako shto e opredeleno so ovoj Çlen. (shq..: Neni 7,alin. 2 : cilado  gjuhë tjetër në të cilën folin, masëpaku, 20% të qytetarëve,  poashtu, ësht   gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj, siç ësht përcaktuë me kët nen 7 )

Në 2002- shin regjistrimi u shprehë se në Maqedoni, jo 20% , por  25.17 %  janë qytetarë SHQIPTARË, të cilin emën makosllavët dhe vazalët e tyre shqiptarë nuk kanë dashtë ta përmendin, prandaj në Kushtetutë, gjer tani, ka  ngelë  20-  përqindshi qytetarësh të pacaktuët me emën.
Afati i zbatimit (të M.O.- os e të Kushtetutës) ka qenë 2004- shi. gjer kur ësht dashtë që  shprehja “ 20%” të zavendsohej me shprehjen “25.17%” e, meqë  regjistrimi tregoi se 25.17%  janë qytetarë shqiptarë, nuk ësht dashtë, më, në Kushtetutë të përmendet as 20% e as 25. 17% , por, në vend të shprehjes “përqint”të përmendet emni qytetarë shqiptarë, sepse në Botë asnji grupacion nacional-etnik nuk mban emën  PËRQINDSH .

Me ligjin që po sjell tani Qeveria e Maqedonisë, në të vërtetë, as nuk zyrtarizon e as nuk avancon  gjë për gjuhën shqipe, por vetëm bën nji tentativë ( jo si duhet) kurse ta zbatone pikën  5,alin. 2 të Marëveshtjes së Ohërit dhe alinenë 2 të nenit 7 të  Kushtetutës aktuale të Maqe-donisë, thom jo si duhet, sepse  në kët ligj thuhet : "në mënyrë të për-caktuar me këtë ligj", derisa në Kushtetutë thuhet: “kako shto e opredeleno so ovoj çlen 7. ( siç ësht e përcaktuët me kët nen 7 ).
Mendoj që për gjuhën e bashkësis qytetare shqiptare, e dyta për nga numri, meqë regjistrimi i 2002- shit e shprehë decidisht, 25.17% duhet të hiqet shprehja "koj i da e drug jazik shto go zboruvatt 20% od gragjanite" (cilado gjuhë tjetër në të cilën folin sëpaku 20% e qytetarëve ), dhe të thuhet aty: "jazikot na koj zboruvaat gragjanite albanci na Makedonija, isto taka e sluzhben jazik, kako shto e opredeleno so ovoj çlen 7. ( “gjuha me të cilën folin qytetarët shqiptarë të Maqedonisë, poashtu ësht gjuhë zyrtare, siç ësht e përcektuet me këtë nen 7 )

Me shprehjen  ISTO TAKA (poashtu), dmth. njisoj si gj. maqedonishte, dmth.gj.shqipe  barazohet  me gj.maqedonishte

Dmth. gjuha shqipe  ësht e zyrtarizuet, jo me ligj, por me Kushtetutë vetem se duhet aty të përligjsohet, të përcaktohet emni i vërtetë i gjuhës, e jo “koj i da e drug jazik”( “cilado gjuhë tjetër”) dhe emni i vërtetë  i  20% apo 25.17% të qytetarëve. 

Pra, as ndryshim i Kushtetutës, duhet vetem të bëhet korigjimi e përcaktimi i drejtë aty.

Prandaj, nuk don të thot se me këtë ligj të Qeverisë po zyrtarizohet gjuha shqipe. Realisht, bëhet nji farë tentative zyrtarizimi .Pale ?....se sllavët bëjnë plot marëveshtje e ligje me qëllim mashtrimi  e jo zbatimi !

Pra, 20% përqindshi (lene që statistika zyrtare nuk ep ksisoj përqindje për ndonji  bashkësi qytetarësh në IRJ Maqedonië ), 

por edhe 25.17% përqindshi që shpallet nga regjistrimi i 2002- shit, nuk ësht emën i shqiptarëve, sepse askush në Botë nuk emërtohet me shprehje aritmetike.Shqiptarët duhet të kërkojnë këmbëngultazi që në Kushtetutë e ligje të thuhet emni i vërtetë

- shqiptarë  e  jo kaq ose aq  përqond . 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat