Neveri për hileqarët ultimativë, kohë për reflektim

Opinione

Neveri për hileqarët ultimativë, kohë për reflektim

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 13 gusht 2017 Në ora: 19:40
Idriz Zeqiraj

Rrjeshtimi i koalicioneve, në zgjedhjet e 11 qërshorit, ishte i natyrshëm dhe ralist. PAN bashkoi dy partitë, PDK-e dhe AAK-a, me akuzën e bazuar për krimin e organizuar vrastar, vjedhjen dhe haraçin galopant. Nisma, nga deklarimet e fundit të shefave të saj, Limaj dhe Krasniqi, paraqitet si viktimë. Pritet të dëshmohet, nëse kanë qenë vendimmarrës apo vetëm zbatues urdhërash, të njëfarë biçim shtabi, pothuajse, inekzistent.

Koalicioni i dytë, LDK-ja, e pa inkriminuar, por "e zeza vehtës"; AKR, Lidhja Demokratike e Gollakut, anëtarë të pakënaqur nga devijimi i rugovizmit; Alternativa, anëtarë të LD-së të komunës të Gjakovës, e rrënuar nga Astrit Haraçija dhe Fatmiri e Isa, me dublimin e kuadrove, në Degën e asaj komune!

Alternativa, me dy themeluesit e dinjitetshëm, nevojë për t'u faktorizuar.

Ultimatumet e AKR-së, përkatësisht, të Pacollit me meshkuj, janë në adresë të gabuar. Si duket kanë hyrë me hile në koalicion, sa për të siguruar ulëse parlamentare! Siç thotë populli: "Me krye në gjini, me bythë te burri!" Janë të gatshëm për të votuar kriminelët. Ata edhe i provokojnë shqiptarët, duke i hymnizuar të inkriminuarit! Humaniteti i tyre në luhajë. Miratojnë krimin, përbuzin e provokojnë viktimat. Turp!

Zvarrtijen e krijimit të institucioneve po e bënë PAN-i dhe jo LDK-ja. Njerëzit e krimit nuk i shqitën pushtetit të përgjakshëm, vullnetarisht. Këta vrasës cinikë e provokatorë, janë të pacipshëm. Përndryshe, duhet të strukën, për ta pritur ndëshkimin. (Të tjerat i kam thënë në shkrimin: "Banditët e PAN dhe bisnesmenët e LAA, s'kanë parime).

LDK-ja ka një kërkesë artificiale, e cytur nga SHIK-u. Provokimet seriale të Isa Mustafës, me Demarkacionin e Hashim konspiratorit, i kanë shqetësuar shqiptarët, deri në lënie pa gjumë, për net të tëra. Nuk është kohë kërkim faljesh, por Isa duhet të ishte i pari. 

"Vetëvendosje", përjashto atë shqetësimin familjar në Prapashticë, që është i papranueshëm, të gjitha reagimet tjera, që po cilësohen dhunë, kanë qenë proporcionale, në raport me provokimet zyrtare, me elemnte të bollshme të tradhtisë kombëtare. 

Kohë për reflektim. Koalicioni LAA duhet të rezistojë e të qëndrojë i bashkuar. Druaj se SHIK-u, edhe kësaj radhe, vepron brenda LDK-së.

Të huajtë ranë në provim. Mirë thotë Isa: Luftë krimit me flalë, mbrojtje në vepër. PAN-i e dendi Parlamentin me SHIK-as kriminelë. Dhe, të huajtë heshtën si peshku!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat