Papërgjegjësia e “analistëve të pavarur”!

Opinione

Papërgjegjësia e “analistëve të pavarur”!

Nga: Ismet Rashiti Më: 13 gusht 2017 Në ora: 21:26
Ismet Rashiti

Situata politike paszgjedhore dhe ngërçi politik i këtyre ditëve në Kosovë përveq shumë të kqijave, ka edhe një të mirë. Ka nxjerrur mbi sipërfaqe dhe ka djegur njëkohësisht sërvilë të ndryshëm, ose thënë ndryshe njerzit e kapur prej vitesh nga politika që deri dje kanë mundur të notojnë në ujëra të turbullta, duke u thirrur si «analistë të pavarur ». Në emër të njëfar « pavarësie politike», pseudointelektualë të ndryshëm, qofshin edhe profesor universitar, kanë arritur të përfitojnë  privilegje të ndryshme, poste udhëheqëse dhe grada shkencore pa dije e pa meritë. Krejt kjo falë serviliotetit të tyre, duke u sjellur natën nëpër koridore të partive të ndryshme politike, e ditën duke u thirrur si « analistë të pavarur ».

Është i ditur fakti se hipokritët  e tillë nuk e kanë të vështirë të përulen për toke, të gënjejnë e mashtrojnë opinionin sa të munden, thjeshtë  që t’i realizojnë qëllimet e tyre karieriste. Ndryshe nuk ka si të kuptohen « analizat » e papërgjegjëshme dhe aspak profesionale të njëfar Rrahman Paçarizit, i cili në mënyrë krejt diletante belbëzon për çështje tejet serioze e shumë delikate të cilat fare nuk kanë të bëjnë me përgaditjen e tij shkollore. Analistët e tipit të tillë, apo të Milazim Krasniqit e Berat Buzhalës që mirren me analizën e një fjalie të një individi të shpërndarë  në facebouk, nxjerrin në sipërfaqe njëanshmërinë e tyre primitive politike me qëllim të denigrimit të një partie tjetër siç është në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje.

Analisti i mirëfilltë nuk merret me analizën e një fjalie të një individi, sado i ngritur apo i dobët qoftë ai, po me programin partiak. Për analistët e mirëfillt programi i Lëvizjes Vetëvendosje asgjë nuk ka të përbashkët me Revolucionin Leninist, siç po përpiqen t’ia veshin këta pseudointelektual futuristë të fillimit të shekullit XX. Për analistët e vërtetë dhe dashamirët e Republikës së Kosovës, programi politik i Lëvizjes Vetëvendosje, në mos më i avancuar është i njejt me programet e partive socialdemokrate të shteteve më të zhvilluara demokratike evropiane. Kjo nuk mund të vëhet në dyshim nga asnjë njeri nërmal se pa lëre më nga intelektualë e specialistë të mirëfilltë që flasin pa emocione e pa inate partiake. Në fakt analizat e këtyre mjeranëve politik po shpërfaqin fytyrat e tyre të vërteta.

« Analistët » e tillë për t’ia kryer një shërbim një subjekti politik në dëm të një subjekti tjetër politik, nuk e kanë të vështirë të gënjejnë, të merrën me gjëra te kota apo të gjejnë qime në vezë. Krejt kjo hipokrizi duke u thirrur në njëfar « pavarsie » apratiake. Duke mos pasur fije  respekti, e duke mos u skuqur fare para opinionit të pafajshëm, me « analizat » e tyre qesharake. Pakurrizorët e tillë, shpifin teori, gënjejnë e mashtrojnë sa të munden që të bëhen sa më të besueshëm para padronëve të tyre. Nuk ka mjerim më të madh, kur një gjuhëtar i lodhur si Rrahman Paçarizi të flas pa asnjë përgjegjësi për çështje të sigurisë siç është rasti në Mitrovicën e Veriut, apo për çështje tjera, thjesht profesionale dhe tepër të rëndësishme siç është formimi i institucioneve më të larta shtetërore. Gjuhëtarët në këtë rast përpos korigjimit të ndonjë gabimi gjuhësor, nuk kanë asnjë lidhje tjeter profesionale për të krijuar opinion të drejtë e të besueshëm. Në këso rastesh dhe kudo tjetër, duhet të mësohemi të flasim me kompetencë profesionale. Kjo për arsye që t’mos krijojmë mjegull të panevoshme në shoqërinë tonë.

Të mos të ambientohemi të jetojmë me gënjeshtra, ndërskamca e hiporizi të natyrave të ndryshme të shpërndara publikisht përmes  të vetquajturve « analistë të pavarur » të cilët mbi të gjitha kanë « karierën » apo « përfitimet » personale e familjare. E keqja shumë më e  madhe është se të njejtit në debatet apo paraqitjet e ndryshme televizive kanë mbajtur asiqare anë politike, duke u thirrur në emër të një « pavarësie » apartikake. Këta »analistë të pavarur »dhe krejt të papërgjegjshëm për fjalën publike , i japin vehtes të drejtë të  flasin para opinionit pa asnjë kompetencë e përgjegjësi profesionale për të gjitha temat, duke filluar nga politika, ekonomika, kulturora, sporti e deri te parashikimi i motit, gjëra këto që nuk kanë lidhje me përgaditjet e tyre shkollore.

Një gjë e tillë ndodhë vetëm në Kosovë, ku në këto rrethana të vështira ekonomike, mund të manipulohet më së shumti e më së lehti, duke abuzuar në tituj të shpifur akademik. Për shkak sjelljeve propotente të këtyre manipulantëve, këtyre gënjeshtarëve të mëdhenjë dhe hipokritëve të tipit Milazim Krasniqi, Berat Buzhala,  Rrahman Paçarizi,  e ndonjë bishti tjetër, tashmë Kosova ndodhët në krizë të vlerave dhe besushmërisë ndaj intelektualëve të mirëfillt dhe profesorëve të ndershëm të cilët janë « Zot » në në specializimin e tyre shkencor.   

E mira e krejt kësaj pune është se përrallave të këtyre   « analistë të pavarur » tashmë nuk po iu beson askush. Si të tillë janë bërë tepër qesharak e të bezdisshëm në opinionin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat