Kosova, duhet të zhbllokohet!

Opinione

Kosova, duhet të zhbllokohet!

Nga: Fadil Maloku Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:52
Fadil Maloku

1. Në një vend, ku akoma nuk është pjekur vetëdija për shtetësi, për sovranitet, për pavarësi kolektive, pra thjesht për demokraci, gjithënjë do mbisundojnë interesat personale, mbi ato shtetërore!

2. Në rastin e ringërqit tonë politik, fatkeqësia bëhet edhe më alarmante, shkaku se këtë vend, duket që e kanë kapur, jo partitë politike, jo grupet, por, klanet dhe individët të cilët akoma gjykojnë me logjikën dhe mentalitetin e "borgjit" dhe kredive, të luftës dhe të paqës (!) q? ua ka populli atyre!

3. Një, "borgj" që është shndrruar në gjuhë absurde e llojit të vetë (!), e të cilën nuk e njeh, e as kupton demokracia, apo të paktën nuk i jap më shumë se një apo dy mandate! Hajde të themi, njërin moral e tjetrin social!?

4. Demokracia, pra, fare nuk është e "obliguar" ta përfillë këtë "kriter" dhe këtë mënyrë të gjykuarit dhe qeverisjes, edhe për shkakun se ajo njeh, apo të paktën duhet ta njohë; transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë ndaj vetës dhe qytetarisë!?

5. Pra, jo autoritarizmin, e skemat e djallëzisë së mashtruesve dhe matrapazëve politik, që pretendojnë të bëhen edhe egzekutues, e edhe "pronarë" të jetës sonë; sociale, politike, ekonomike, fetare, e kulturore!?

6. Kjo është e pa justifikueshme, dhe e pakuptueshme! Vendi duhet të zhbllokohet, nëse ka moral dhe ndërgjegje, kombëtare e shtetërore!

7. Ndryshe, kaosi dhe paknaqësia, së bashku me frustrimin; socioekonomik, mund të na sjellin në telashe edhe më të mëdha!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat