Të tregoj unë ty çka është ironia!

Opinione

Të tregoj unë ty çka është ironia!

Nga: Kimete Berisha Më: 15 gusht 2017 Në ora: 17:01
Kimete Berisha

(E ti tregomë mua qysh me qitë me kallash, e mos m'u rrëzu në të njejtën kohë)

Ironi quhet kontrasti mes asaj që pret të ndodh, dhe asaj që ndodh aktualisht.

Letërsia i njeh tri lloje të ironisë. Dhe pa ironi, letërsi nuk ka.

"Ironi verbale", quhet ajo që thuhet ndryshe nga ajo që mendohet: 

Për shembull, kur i thua dikujt "the qafën", ndërsa i dëshiron që ai të shkojë të kënaqet atje ku është nisur.

Ose i thua "ç'ka ishe i shijshëm me t'rreh ty", ndërsa mendon që është i shijshëm me përqafu e me dasht.

(E nuk është ironi verbale, aman, deklarata e Edi Ramës "Ndjej dhembje për Vuçiçin").

-Ironi e situatës- i thonë asaj ironie kur ndodh diçka që ne nuk presim të ndodh. Për shembull, të bëhet koalicioni i PDK-së me VV, do të ishte ironi e situatës.

-Ironi dramatike- është ajo ironi ku lexuesi, di diça që personazhi nuk e di. Për shembull, ne e dimë se Kadri Veseli i ka spiunët e tij në secilin Institucion, por spiunët e tij nuk e dinë që ne e dimë se ata janë spiuj. 

Ose shembulli tjetër: Te filmi "Home alone", ne e dimë se Kevini ka "mbjellë" kurtha gjithkah në oborrin e tij, por hajnat nuk e dinë. 

Ose-ose, te Othello i Shekspirit për shembull: Ne e dimë se Desdemona është e pafajshme, por jemi të pafuqishëm ta ndalojmë Othellon ta vrasë atë.

P.S. Ky status vlen për ata "goxha do" komentues që thjesht e përdorin gabim fjalën ironi.

Kur t'bëhemi ne me ditë me përdorë ironinë, atëherë mos t'na qan kush.

Ka punë të jesh satirist, ironik, sarkastik dhe të shpëtosh pa u dukur i vrazhdtë, i pagdhendur dhe banal. 

Pastaj cinizmi (sidomos cinizmin shqiptarët e ngatërrojnë me ironinë,

E nuk quhet ironi për shembull djegja e hotelit "Kalaja" në Vushtrri, 3 vite pasi një studente shpërndau një video që tregonte se si Enver Hasani i çonte (s'di a i çon më) atje studentet e reja, dhe i kushtëzonte me nota (plus i qortonte për performancën e tyre të dobët).

Një student i letërsisë do të mund të thoshte se ky rast është tipik ironik, sepse po i bie se "Kalaja" u rrënua përbrenda nga pasionet e Enverit, dhe jashta asaj i doli tymi nga zjarri i brendshëm enverist...

Dhe, ndoshta edhe kjo është ironi.

Përndryshe, nuk më shkon puna e mësueses. Tre muaj e kam zëvendësuar njërën në shkollë fillore (moti ka qenë kjo punë), dhe s'kish shans që mua t'më pëlqej ta mësoj dikënd-diçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat