Agonia e kombit shqiptar!

Opinione

Agonia e kombit shqiptar!

Nga: Ali Asllani Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:09
Foto ilustruese

I nxitur nga një hartë të cilën miku im Dritan Kiçi e kishte postuar në profilin e vet në FB, e që më kishte etiketuar (tagg) edhe mua, vendosa të shkruaj si më poshtë!

Turko-mongolo-otomanët në bashkëpunim me serbo-ruso-grekët, të përkrahur nga disa shërbëtorë apo më mirë të them MBETURINA otomane që flasin shqip, po punojnë mjaftë mirë në këtë drejtim.

Po ashtu ka edhe disa HIENA apo fosile otomane në Kosovë, të cilët po ashtu flasin shqip, por ditë e natë po mundohen ta zhveshin kombin shqiptarë nga qenësia e tij Kombëtare, duke e instaluar tek shqiptarët ndjenjën fetare, si më të rëndësishme dhe më të fuqishme, karshi asaj KOMBËTARE. Për këtë ka mjaft FAKTE dhe faktografi. Ja disa në vazhdim:

Shqiptarët, pa asnjë IDEAL kombëtar apo FETAR, po luftojnë për ISIS-in

Shqiptarët në vend të shkollave, po ndërtojnë xhamia. Nga gjithësej 350 xhamia që ishin para luftës në Kosovë, tani janë 742 sosh!

-Në Kosovë ka dy herë më shumë xhamia, se sa në Konstantinopojë (Istambull). Përkundër faktit që Stambolli ka 9 herë popullatë më shumë, e tre herë sipërfaqe tokësore më të  madhe se Kosova. Në Kosovë 1 xhami është për 2000 banorë, ndërkohë që në Stamboll, 1 xhami është për 4600 banorë.

-Vendet Islamike në përgjithësi, e Turqia në veçanti, nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë shqipe në Kosovë, e xhamia, sa s’ta do shpirti!

-Në Shqipëri, në mes të Krujës së Gjergj Kastriotit, është ndërtuar xhamia, e kleriku apo hoxha që punon në këtë xhami është turk. Biles një vend pune për një shqiptar të ishte krijuar. Unë vitin e kaluar kam biseduar me këtë hoxhë në gjuhën angleze, sepse, "shyqyr nuk di asnjë fjalë shqip" më tha hoxha!

-Në Kosovë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i është fal një kompanie inekzistente turke!

-Në Kosovë, Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, i është shitur/fal një kompanie, po ashtu inekzistente turke

-36% të resurseve BANKARE të Kosovës, kontrollohen dhe menaxhohen nga Turqia!

Janë edhe shumë fakte të tjera, të cilat i dinë mirë vetëm studiuesit dhe ekspertët e këtyre fushave gjegjëse. Duhet pranuar se në këtë drejtim po ia arrijnë qëllimit këta armiq të kombit tonë.

E kur një ditë do ta arrijnë këtij qëllimi, atëherë nuk ka si të bëhet ndryshe, pos Kosova të jetë e Serbisë nëpër këso far hartash në GOOGLE, të cilat ne po i lejojmë këta armiq ti hartojnë dhe zbatojnë. Ndërsa shqiptaret të rënë në një agoni të thellë kombëtare, do të trajtohen si mbeturina të okupatorit otoman, dhe natyrisht se do të shndërrohen në pakica, të cilat po jetuakan në Serbinë e Madhe, të cilën po e krijon ERDOGANI së bashku me Rusinë, të ndihmuar nga disa shqipfolësa, tradhtarë, dhe mjeranë shqiptarë. Të gjithë të verbuar nga ndikimi i religjionit myslimanë, dita ditës po e harrojnë kombin.

A nuk kanë vepruar dhe punuar kështu Turko-Otomanët në Kosovë, edhe para gati një shekulli, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave te Serbisë dhe me hoxhallarët.
A nuk kanë vepruar dhe punuar kështu turko-otomanët, njëjtë  edhe në Çamëri, duke i paraqitur dhe identifikuar para botës dhe Evropës shqiptarët autokton, si mbeturina të okupatorit otoman, e në këtë mënyrë e kanë pasur edhe përkrahjen e botës dhe Evropës, për t’i larguar si okupatorë prej Çamërisë, por jo si shqiptarë autokton.
Për pasojë, në Konferencën e Londrës apo Berlinit, tani nuk jam aq i sigurt, ndodhi copëtimi i trevave shqiptare. Këtë copëtim, shumë lehtë e kupton edhe fëmija , se lëre ma të rriturit, vetëm duke ia hedhur një sy hartës së Shqipërisë, dhe menjëherë do ta kuptojmë se Shqipëria, është i vetmi vend në botë, e cila ngado kufizohet me popullin e vet!

Ndryshe DËBIMIN dhe masakrimin e shqiptarëve AUTOKTON, mbase nuk do ta kishte lejuar Evropa dhe bota!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat