Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë politikanët e korruptuar!

Opinione

Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë politikanët e korruptuar!

Nga: Kosovare Haziri Më: 16 gusht 2017 Në ora: 13:49
Kosovare Haziri

Gjendja në Kosovë momentalisht është tejet e rëndë, këtë situatë të rënd e ka krijuar politika e papërgjegjshme dhe jokredibile e cila vazhdimisht  paraqet problematikë të rëndë për trupin  qytetarë. Dhe duke u vazhduar kështu për vite me radhë, kjo logjikë sa negative aq edhe joqytetare ka qoorientuar çdo mundësi pozitive për progresivitet të përgjithshëm shoqërorë. Sot, Kosova përshkak të konceptit negativ dhe duke i munguar si objektiv thelbësorë qëllimi nacional nuk është krijuar asnjëherë as shëndetësi as arsim  as ekonomi madje as edhe sistem të drejtë e të shëndoshë të drejtësisë. Drejtësia aktualisht është në mungesë të theksuar të profesionalitetit, është në dominim të skajshëm të ndikimit politik si dhe është në funksion të tepërt të sundimit të paligjshmërisë.

Dhe, duke pasur në konsideratë këtë gjendje anarkie në funksione të larta publike si dhe instalimin e logjikës korruptive në këto fusha, vendi s’mundet assesi për të prodhuar as ekonomi e as bujqësi as edhe asgjë që do të ishin faktorë relevante për synimet e popullit.

Krimi i organizuar, korrupcioni dhe nepotizmi, nuk është se janë  totalisht “prodhime vendore” por  edhe ndërkombëtare. Por se janë institucionalizuar dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë në Kosovë nga pushtetarët dhe zhvatësit vendor, kjo është mëse e vërtetë. Kosova fatkeqësisht është shndërruar në vend ku sundon moskulturizimi si institucional ashtu edhe politik, diçka çka shkon kundër avancimit të demokracisë si rregull normative universale.

Si mundësi për parandalimin e manipulimit prej qeverisjes të kaluar, është edhe dita e 22 tetorit, ditë që duhet të ndëshkojë bindshëm mentalitetin negativ e asocial. Qytetarët duan një shtet për të qenë, një shtet të  mirëqenies socio-ekonomike. Një qeverisje të drejtë për të gjithë jo vetëm për disa, një qeverisje e cila jetësohet-organizohet brenda obligimit të përgjithshëm dhe assesi në funksion të së mirës personale. Një logjikë më ndryshe, për një qeverisje më ndryshe, vendi duhet të merrë drejtësinë e paanëshme, ekonomia prodhimin qytetarë dhe shoqëria barazinë e shëndoshë.

Si asnjëherë më parë, tashmë është e qartë se perëndimi i kësaj mendësie dhe largimi nga pushteti i kastës politike që njeh vetëm interesat personale, mund të bëhet vetëm nga një qeveri që do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje! Kosova për të pasur një zhvillim më të gjithëmbarshëm në çdo aspekt nevoitet që levat e shtetit t'i marrin subjektet që s’kanë qeverisë asnjëherë në resurset publike.

 Një pushtet prej këtij subjekti është shpresa e vetne dhe e fundit drejt së cilës Kosova mund të ketë zhvillim dhe prosperim, zhvillim për qytetarë dhe ekonomi për shoqëri.

Për fund gjykoj se vendi në situatën që gjendet është rezultat i strategjive të prodhuara prej bartëseve institucional, bartës që tërë resurset publik janë munduar ti shndërrojnë në pasuri private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat