Si para ardhësi yt, edhe ti njeh vetëm gjuhen e forcës

Opinione

Si para ardhësi yt, edhe ti njeh vetëm gjuhen e forcës

Nga: Islam Fejzullahu Më: 16 gusht 2017 Në ora: 18:04
Ivica Daçiq

Daqiq sikur mos të të ndihmonin të zgjedhurit e popullit në Kosovë me kapje të pushtetit dhe me krim të organizuar te ndihmuar nga ju, për atë qfarë e dëshmon me gojë (ku ka serb, ska Kosovë të pavarur),sigurisht se do merrej kjo si një sarkazëm e pa kripë apo një ëndërr e ëmbël për ty! Fatkeqësisht gjysmë realitet!

Kosovë plagë e pa shëruar në tokë të djegur, plagë e ngacmuar gjithherë për të mos u mbyllur? Kjo është e vërteta te cilën po e përjeton Kosova me popullin e saj dhe atë pikërisht nga te zgjedhurit e vet! Prandaj edhe armiqtë qofshin të largët apo te afërt e gjejnë të gatshëm ti sulen, ta përdhosin, okupojnë, djegin, e çka jo ma keq. Ne si populli shqiptar i Kosovës duhet ti përfalemi strategut të pavarësisë së Kosovës, Dr. Rugovës i cili me strategjinë, diplomacinë, mençurinë, guximin arriti ta bind boten e qytetëruar se çfarë i duhej Kosovës për t’ia eliminuar dhe larguar zgjedhën shekullore nga qafa këtij populli të vuajtur, dhe ia arriti qe me laps, dije, besë, burrëri vuri themelet e shtetit të pa varur Shqiptar të dytë ne Ballkan, pra jo me forcën qe ti kundërvihej forcës sepse  e dinte se nuk ka forcë, por kishte dije.

Sot për fat te keqe pasardhësit e tij si ne kohen kur ai luftonte me vdekjen si ne ditët e sotme janë ata te cilët atë projekt strategjik për pavarësi po e cungojnë çdo dit me veprimet e tyre, me mos punën e tyre, me kapjen e pushtetit, me zhvatjen e djersës së popullit, me krim të organizuar, me korrupsion të pa fund dhe ma ne fund duke e ndihmuar armikun nga jashtë të lulëzoj ne zemër të Kosovës pikërisht ne institucione, në vendimmarrje?

A ka turp ma i madh për të zgjedhurit e popullit të cilët po thirren ne patriotizëm, në luftë të kaluar, në emër të të rënëve, ne emër të gjakut të dëshmorëve, martirëve, fëmijëve, grave, pleqve se janë pikërisht  ata qe duhet me çdo kusht ta drejtojnë pushtetin? Mendoj se trimi, atdhetari, i dijshmi, punëtori, ai i cili e do atdheun, hap rrugë të ecet përpara, në Kosovë te tillë fatkeqësisht jo se nuk ka por se janë të izoluar, të anatemuar, të distancuar, të nëpërkëmbur sepse dëshirojnë vërtet të vihet rend dhe ligj dhe nuk lihen ne pushtet.

Dhe pas te gjitha te këqijave qe i sollën vendit ne momentet mete rënda(me ekonomi të shkatërruar, me varfëri të skajshme) i kërkuan zgjedhjet e jashtëzakonshme (sepse qeveria ne detyrë filloj tua prej kanalet e krimit, korrupsionit) duke synuar rikapje të pushtetit me çdo kusht, por fatbardhësisht populli ua tregoj vendin edhe te bashkuar, plotësisht te dështuar, por rrugë nuk  lëshojnë?

Në ketë amulli politike vjen edhe reagimi i njërit nder kriminelet e ditëve mete vështira te ish Jugosllavisë (pasardhësi i kryekriminelit të Ballkanit) i cili me retorikat dhe me direktivat e te parve (Qubrilloviq, Karaxhiq, Rankoviq, Millosheviq) gjeti momentin me delikat te situatës ne Kosovë qe te deklarohet si gjithherë edhe te paret (ku ka serb, është Serbi e madhe), tani këlyshi i tyre sa kufizohet pak sepse e ka mizën mas veshi (e njeh vetëm gjuhen e forcës)? Dhe ketë po ia mundësojnë pikërisht ata te zgjedhur te popullit të cilët kërkojnë pushtet me çdo kusht ne Kosovë, pavarësisht te gjithave?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat