Ah, sikur të ishte vetëm Edi Rama kundër Ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën!

Opinione

Ah, sikur të ishte vetëm Edi Rama kundër Ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 16 gusht 2017 Në ora: 22:05
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Me gjithë rezervat dhe me “xhelozinë” tonë, Edi Ramës dhe  Aleksandar Vuçiqit, me fat u qoftë miqësia,  por, pa Kosovën dhe pa Shqipërinë Etnike, sepse Vuçiqi e Rama  “kanë bërë shumë për normalizimin e marrëdhënieve” të Serbisë me Kosovën, Vuçiqi me Serbinë e inicioi dialogun Beograd-Prishtinë për revidimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, kurse  Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e mbështetën dhe, ende po mbështesin pa asnjë reserve. -Ja, këto janë “meritat” dhe  “kontributi historik” i diplomacisë miqësore  të Shqipërisë dhe të Serbisë për “zgjidhjen” e konfliktit shekullor mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk ka merita reciproke Tiranë-Beograd (Rama-Vuçiq), pa njohjen e pavarësisë së plotë të Kosovës nga ana Serbisë!

-Vërtet, i dhembshëm, absurd  dhe i paprnaueshëm është prononcimi i kryeministrit  të qeverisë së Shqipërisë, Edi  Rama kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ndërkaq, sa u përket “meritave” të tij të normalizimit të  marrëdhënive politike, ekonomike, tregtare, kuluturore dhe  biznesore  të Shqipërisë me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit (president aktual), ajo është çështje e tij personale, le ta ketë mik të shpirtit dhe të zemrës Vuçiqin, pse jo, me fat u qoftë miqësia, por, ama nuk ka përzierje të gishtave në çështje të brendshme të Kosovës, sepse kemi Amerikën e presidentit Donald Trump.
 
Vetëm  politika  dhe diplomacia e Uashingtonit ka të drejtë legale, që të ndërhyjë në çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, askush tjetër, as Serbia, as Shqipëria  londineze (1913), sepse Amerika së bashku me NATO-n dhe me UÇK-në  e kaçliruar, shpëtuar dhe pavarësuar Republikën e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.-JO Shqipëria, as Kina, as Rusia, as Greqia dhe as Turqia. Kjo është historia e Kosovës (24 Mars 1999- 2017) së sotme.
 
-Edi Rama nuk e do ribashkimin me Kosovën, sepse i frikësohet tundjes së kolltukut dhe prishjes së miqësisë  shekullore me Serbinë e mikut të tij, Vuçiq (1912-2017)!

  *** Një proverb popullor thotë: “Nga shkon rrota e parë, shkon edhe e mbrëma”.  

Prandaj, nuk është ndonjë novus, pse kryeministrit të qeverisë aktule të Republikës së Shqipërisë, “i dhimbset Vuçiqi”, pse ka dhënë një propozim, që të debatojë me të gjithë përfaqësuesit legjitimë  të spektrit politik serb në Beograd, kinse për të gjetur zgjidhjen përfundimtare të   çështjes së Kosovës, e  në anën tjetër, nuk i dhimbset dhe, as nuk ndien keqardhje për deklaratën e tij kundër RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË  ME KOSOVËN!?
 
As Edi Rama,as Ilir Meta, dhe askush nuk ka të drejtë të përzihet në çështje të brnedshme të Kosovës, përpos Amerikës së Donald  Trumpit me partnerët e Evropës Perëndimore, që e çliruan dhe e shpëtuan Kosovën nga  terrori dhe gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999)!
 
-Jo vetëm kryeministri  Rama, por asnjë lider politik shqiptar qoftë në pushtet a në opozitë,  nuk ka pse të gëzohet ose shqetësohet nga një propozim i tillë i presidentit Alaksandar  Vuçiq, sepse çështja e Kosovës, që nga pavarësimi i saj (17 shkurt 2008) është zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Në këtë pikëvështrim, nuk mund të ketë kurrfarë “dialogu urgjent” e as jo urgjent  me qeverinë e as me presidentin e Serbisë, pavarësisht nga miqësia  e tij me kryeministrin e qevrisë së Shqipërisë, Edi  Rama. Këtë, duhet ta mbajë parasysh, edhe Edi Rama, edhe Ilir Meta, që të mos përzihen POST FESTUM  kinse për “zgjidhjen e statusit” të Kosovës, sepse ai është zgjidhur më 17 shkurt 2008 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga aleatët e saja evropianë perëndimorë, pa kurrfarë pjesëmarrjeje dhe pa kurrfarë ndërhyrjeje të politikës dhe të diplomacisë zyrtare shtetërore të Republikës së Shqipërisë.
 
Historikisht (1912-2017) mungon dëshira e politikës dhe e diploamcisë së Shqipërisë për ribashkim me Kosovën
 
Shikuar në retrsopektivënn historike të Shqipërisë, si gjatë kohës së sundimit të Ahmet Zogut, të Enver Hoxhës, ashtu edhe në kohën më të re të Sali Berishës, të Fatos Nanos…, si dhe të Edi Ramës dhe të Ilir Metës, nuk ekziston asnjë dokument historik, politik ose diplomatik, i publikuar  dhe  i formalizuar zyrtarisht  i asnjë qeverie shqiptare (qoftë mbretërore monarkike, komuniste socialiste, qoftë demokratike (1990-2017), që Shqipëria ta ketë kërkuar ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë qoftë  nga ana e shteteve të mëdha të Evropës, nga Amerika, ose nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (1955- 2017).
Përjashtim i një politike dhe diplomacie të tillë të gabuar, ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës (28 Nëntor 1912), të cilat  në Platformën e tyre kombëtare, politike dhe shtetërore kishin autonominë, pavarërsinë dhe ribashkimin e gjithë kombit shqiptar dhe të të gjitha territoret (katër vilajtet) e SHQIPËRISË ETNIKE.
 
Mirëpo, për fat të keq, këtë rrugë të ndritshme  dhe të domosdoshme të Lëvizjes së Abdyl Frashërit dhe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si dhe të Ismail Qemalit në krye të Qeverisë së Shqipërisë Etnike, pasardhësit e tyre në pushtetin e Shqipërisë londineze (1913)nuk e ndoqën as në kuptimin historikt, as politik, as juridik  e as në atë diplomatik.
 
Një politikë e tillë fataliste antiribashkim bëri që shqiptarët  e copëtuar dhe të kolonizuar, praktikisht, të “pajtoheshin” me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), sepse asnjëra nga qeveritë shqiptare nuk u doli në ndihmë, që të mbështeteshin kërkesat e tyre të drejta dhe të ligjshme, që të ribashkoheshin me nënë Shqipërinë. Kështu që, si rrjedhim i një politike të tillë të gabuar, gjysma e Shqipërisë Etnike dhe gjysma e kombit shqiptar (mbi 50%) mbetën nën zgjedhën kolonialiste  shekullore të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë (1878-2017).
 
Edi Rama, eja, mos vono në Shtëpinë e Bardhë në Uashington te Donald Trump, mos hy në “këpucë” të mikut Vuçiq në Beograd, sepse atë Kosova nuk e ka kurrfarë miku, por AMERIKËN SHPËTIMTARE
 
Mirëpo, si duket kot “po rrahim ujë në havan” me këto lutjet tona të përshpirtshme, që Kosova të bribashkohet me Shqipërinë, sepse siç duket,  as kryeministri i sotëm i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama nuk është përjashtim i këngës së vjetër politike shekullore antiribashkim, edhe pse POPULLI gjithmonë e ka dashur, dhe e do ribashkimin (këtë para disa vitesh e ka pasqyruar edhe një anketë e GALLUP-it, sipas së cilës mbi 60% të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, janë deklaruar për ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën).
 
 Mirëpo,  asnjë politikë dhe asnjë diplomaci zyrtare e Shqipërisë (1920-2017) nuk është angazhuar, që të bëhet një ribashkim i tillë kuptimplotë dhe shumëdomethënës për ekistencën, për zhvillimin dhe për  përparimin e gjithanshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.Edi Rama, mos u fut si “macja në thes” në këpucët e Vuçiqit, por formalizoje kërkesën zyrtare të Qeversië së Shqipërisë, fut në xhep, e, eja në Uashington, lute “prej tokës në qiell” presidentin e nderuar të Amerikës, Donald Trump, që të jape dritën e gjelbër për Ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Kjo, do të duhej të ishte detyra  prioritare e qeverisë sate, jo  të “shitësh kopalla” simuluese politike dhe diplomatike antikombëtare, se gjoja  “ e respekton shumë iniciativën e Aleksandar Vuçiqit që të thërrasë për dialog të brendshëm për Kosovën dhe në këtë formë të ballafaqohet direkt dhe në mënyrë jotradicionale me të kaluarën”. Natyrisht, nëse e shohim se horizonti i integrimeve evropiane do të mbyllej për rajonin tonë, atëherë nuk është kurrfarë shkence të parashihet se fantazmat e së kaluarës do të ringjallen. A është e qartë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat