(Replikë) O Milaim Zeza (Zeka)!

Opinione

(Replikë) O Milaim Zeza (Zeka)!

Nga: Hafiz Shala Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:06
Milaim Zeka

Nuk i takojë asnji partie politike në Kosovë, sepse jetojë në SHBA, ma tepër se 26 vjete dhe i takojë vetëm Partisë Republikane Konzervative, e cila është një çështje e imja personale, dhe kështu unë ketu i shprehë mendimet e mia edhe kundër partisë, që i takojë qoftë edhe mospajtimin me Kryetarin, e kësaj partie.

Çka domthënë aty ku nuk pajtohem dhe kjo është demokracia amerikane, të cilën kamë frikë se do të shkojë në atë botë, dhe, nuk do t’a kemë rastin t’a përjetojë në Kosovë, sepse si individ dhe kuazigazetar, si ti dhe soji yt, që e ndërronë fytyrën sa herë ndërrohet moti, i cili nën filozofinë e transparencës dhe "guximit të shprehjes së lirë",përkrahë ata të cilët jetojnë nën akuza të rënda si kriminel, hajdut dhe shitësit e interesave të Kosovës të ciliët të blenë ty o Milazim Zeka, për nji karrike Deputeti, që me nji fjalë i bjenë prostitucion politik dhe lojë me besimin e dhënë nga populli.

Si mundesh me e krahasue, ti Milazim Zeka, nji parti politike shqiptare qoftë edhe partinë më të cilën je në koalicion me kriminelin Millosheviq, dhe i del në mbrojtje Listës sërbe, sepse po na u bëhka pjesë e Koallcionit PAN - për t’i siguruar 61 vota, duke e lënë shumicën shqiptare në opozitë, sepse epshet për pushtete na qenkan më të mëdha se Kosova dhe populli i sajë.

Image
Hafiz Shala i pari nga e majta

Po e mbronë Listën serbe, ti që e ke sharë dhe krititkuar deri dje, dhe tani po i hjekë çdo mekatë që ka,gjoja e njëjta as nuk e njef Kosovën si shtet, dhe as Qeverinë, se publikishtë ata janë deklaruar se Qeveria e tyre është në Beograd. 

Dhe tani koalicioni yt tani varet tërësishte nga disponimi politik i tyre, çka do të thotë  respektivishtë i Beogradit, sepse kështu e pat dizajnue edhe Hashim Thaqi yt, sipas diktatit të Beogradit, duke e mashtruar popullin e Kosovës, se këto janë biseda teknike, e në fakt që ishin puro-politike dhe të dëmshme  për Kosovën, duke e kthyer atë nën Rezolutën 1244 dhe paraqitjen e Kosovës,  në biseda ndërkombëtare me "fus(pus)notën për të ja mundësuar Sërbisë, që para faktorit ndërkombëtar të dëshmojë, se Kosova, ende nuk është e pavarur.

E bëri këtë shefi yt (Hashim Thaqi) për ti shpëtuar Gjykatës Speciale, dhe për ti ikur përgjegjësisë për krimet e bëra ndaj shqiptarve, Gjykatë të cilën vetë e votuan duke u paraqitur se këta janë ata pa të cilët Kosova, nuk bënë.

Dhe, ta emërtojnë “ Kosovën si Kosovë dhe Metohi” që kuptimin e kanë tokë kishash sërbe në Kosovë.

Kishat në Kosovë janë të vëllezërve tanë të krishter,  përpos kishës në oborrin e Tempullit të diturisë - Universitetit të Prishtinës,  respektivishtë Bibliotekës e ndërtuar me dhunë nga kryekasapi i Ballkanit, e cila sot e asajë dite qëndronë nën mbrojtjen e organeve të sgurisë asaj pale paleje.

E kamë ende në memorje, time që nga viti 1959, kur isha nxënës në gjimnazin e Pejës, ku u bë kurorizimi i Pop Germanit në Patrikanën e Pejës, anipse ishim në komunizëm si shenjë demagogjie, apo mirënjohje, nuk e dijë, por në mënyrë simbolike ruajtësit e rendit ishin shqiptarët me veshje Rugovase, me shpata që vërteton se ato ishin dhe janë kishat shqiptare në Kosovë.

Pra, koalicioni yt PAN donë të formojë qeverinë në miniaturë me minoritetet në dëmë të shumicës shqiptare, e cila nuk besojë që do ta arrijë njëqindditëshin.

Mirëpo ja që po na del se “ti na qenke i vetmi person që ja donë të mirën e këtijë populli?! - Jo or zotëri, kurrë sesi….…

Krekosja e jote si gjeli në grumbullin e plehut, nuk mashtronë dotë popullin të cilin kapsit e shtetit e sollën në gjendje mjerimi.

Populli ju dënojë me fuqi e votës anipse ende  manipuloni, kontrabandoni, shantazhoni, bleni, kërcënoni dhe çka jo tjetër. 

Erdhën në pushtet me dhunë e vrasje të kundërshtarve politik me devizën e çlirimtarve por në fakt për interesa karieriste, personale dhe zhvatje të pasurisë së shtetit, duke u shënderruar në milioner, përderisa bashkëluftarët e tyre, po luftojnë sot për mbijetes ose si i themi ne shqiptarët për kafshatën e gojës.

Jam i bindur që shumë shpejtë, do të zhvesheni nga nga lëkura e vërtetë dhe do të ju shofim se kush ishit dhe kush jeni.

Ku e ke ndërgjegjjën tënde,  ti bashkë me ata me të cilët vure”kuror”!

Prej paturpërisë, askush nuk po vdiska por çka do t’u thoni fëmijve tuaj.

Për fund deshirojë të citojë diçka nga poema e Dhekromtarit  Shqiptar, Esat Mekuli, kushtuar Kosovës ku ai thotë : "Do të vijnë pas nesh fëmijët tanë dhe fëmijt e fëmijve tanë, ata do të flasin për ne dhe ata do të na gjykojnë për ne"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat