U thye qerrja, tatpjeta e pandalshme

Opinione

U thye qerrja, tatpjeta e pandalshme

Nga: Islam Fejzullahu Më: 18 gusht 2017 Në ora: 20:59
ilustrim

Situata e rëndë politike per formimin e institucioneve shtetërore në Kosovë është si rrjedhojë kryekput fatalitet i pushtetarëve të zgjedhur qe nga koha te qeverisve Thaqi 1,2, apo edhe pas ngrqit politik dhe zgjedhjes se ish presidentes Jahjaga( e quajtur presidente e zarfit)?

Ket ne atë kohë e ndihmuan sidomos tani struktura te dala nga ish PDK,NISMA,OJQ e ndryshme te cilat per qellime kryekput perfitime individuale e sollen ket gjendje e cila akoma po vazhdon!

Shkojmë me radhë;Koalicionet e atëhershme me marrëveshje të luhatshme dhe per qellime perfitimi e karriere solli z.Pacollin President i cili me mund e shantazh e kercnim ia doli te zgjidhet ngase sikur ne rastin e pasardhësit te tij,tani Thaqit,me mund duke u rivotuar e kurdisur doli zgjedhja.Jetëgjatësija e tij zgjati shum shkurt shkak ish kryeparlamentari(lakmiqari i karrikes) pjesë e PDK,tani NISMA-së qe e detyruan se bashku me ish shefin e tij e liderin e atëhershem te PDK,kryetarin e  gjykates kushtetuese qeta rrëzoj nga posti pesidentin si” zgjedhje kunderkushtetuese”(rast te cilin ma von vet po ai kryetar e komentoj si jo ligjor atë vendim te atëhershem)?

Vazhdimi i atij ngerqi politik ne vitin 2014 me zgjedhje të atëhershme të ngjajshme si keto tani te cilat nuk sollen potencial te bollshem per formimin e institucioneve me kohë,pa kalkulime,pa pazare, pa kercnime,pa abuzime,akuzime,shpifje e qka jo tjeter e cila gjendje apo agoni po vazhdon edhe sot qe nga atëher.

Prishja e një koalicioni të dyshimt (per shumicen,shkak ineteresat per pushtet jo per shtet ,VLAN) dhe lidhja e kurores ne mes të dy partive armike(kundershtare ,LDK akuzon PDK per vrasje politike,PDK e dobsonte LDK me ato vrasje per ardhej ne pushtet) LDK-PDK te cilat sipas te gjithve ishte koalicion i imponuar kryesisht nga nderkombëtaret (sepse atë kohë VV akoma ishte ne rritje-evogel dhe nuk parapelqehej nga nderkombëtaret per shkak të veprimtarisë se tyre ),koalicion i cili pas plot gjasht muajsh solli institucionet-qeverinë,parlamentin dhe vazhdoj punen,por marrëveshja e koalicionit  të qoroditur perfshinte kushtimisht miratimin e marrëveshjeve te nenshkruara ne Bruksel e Vjenë nga ish kryeministri Thaqi,dhe perfshinte Thaqin president pas Jahjages!

Nderkohë Thaqi si nenshkrues i marrëveshjes se koalicionit PDK-LDK mori postin e ministrit të jashtem dhe pasoj një deshtim total dhe koha e zgjedhjes se tij president i vendit afroj sepse po i skadonte mandatit Jahjages,meqrast Thaqi dha dorheqje nga lideri i PDK dhe emroj neket post ish shefin e SHIK-ut Veselin  kryetar partie!

Paraprakisht filluan ato qamjet e para dhe paknaqësit ne PDK( pikërisht me aderimin e Veselit ne PDK) sepse shumices se bashkpunëtorve Thaqi ua ndali taxhinë,dhe ata filluan ta bojkotojnë,akuzojnë edhe sulmojnë qka erdhi edhe deri te ndarje fatale meqrast Limaj,Krasniqi si bartes te shum projekteve ne PDK prishen kuroren ne Thaqin dhe formuan një iniciativë qytetare tani NISMA e cila garon si subjekt politik ne koalicion te njejt me Ramushin Veselin e13 grupime me nga një kombibus militant si parti qe perbëjnë koalicionin PAN i cili koalicion parazgjedhor i zgjedhjeve te parakohshme të 11 qershorit pasi vet PDK kurdisi projektin per rrzimin e qeverisë Mustafa se bashku me terë opoziten e atëhershme VV,AAK,NISMA(sepse personalisht Veseli nuk mund ta duronte Mustafen kryeminister ngase kjo qeveri filloj tua keput rrënjet krimit dhe korrupcionit).

Tani po hyjmë ne muajin e tretë kur perfunduan zgjedhjet dhe ska institucione(parlament,qeveri) nga se fituesit e zgjedhjeve nuk po mund të formojnë institucionet si kan numrat perkunder një shantazhi,gënjeshtre se i kan numrat(edhe me minoritetet)nuk po ia dalin te bejnë institucionet.

Dhe shif perfundimisht doli ne shesh e tëra se qka i pregadit  tjetrit,pregadit per vete, kjo po deshmohet sidomos ne PDK e cila parti me euforinë qe erdhi ne pushtet me te gjitha peripetitë(vrasje politike,shantazhe,krim,korrupcion,majorizim),me eufori edhe mate rëndë dhe të shpejt po bije me kokë në tokë?

Vetem tani po deshmohet se shkuarja e Thaqit nga partia per post karriere,dhe ardhja e Veselit ne vend te tij kryetar partie po deshmohet se PDK po fundoset pikërisht per shkak te liderit( deshmi dorheqjet e fundit nga te gjitha anet e Kosoves nga strukturat e PDK), i cili si duket akoma po vuan nga posti i kaluam(shef i SHIK-ut)duke menduar se gjithqka duhet vepruar simendon ai dhe kerkon ai?

Perfundimisht Zoti i shpisë i keq,femijet pa diciplinë dhe ia mbathin kush kah don pra edhe PDK po i paguan faturat e plot 10 vjet ne qeverisje me te cilen ne qfarë gjendje e solli vendin dhe popullin.Presim 24 gushtin qfar sjell,institucione apo grushtshtet te ri(zgjedhje te reja) sepse edhe presidenti e koalicioni fitues i takojnë te njejtin brum dhe mentalitetkapje pushteti dhe asgjë tjeter!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat