Një pushtet, dy opozita

Opinione

Një pushtet, dy opozita

Nga: Ilir Vata Më: 19 gusht 2017 Në ora: 11:21
Ilir Vata

Opozita e re është e pasuruar me një kolor të gjerë politik, por me mosmarrveshje mes opozitarëve janë të mëdha dhe vendosja e saj do jetë i vështirë për t’u pozicionuar në stradegjinë për të kontrolluar mazhorancën e madhe një ngjyshe, të vetmë dhe të fortë.

Askush nuk po mendon për pushtetin pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PS doli fituese e vetme në zgjedhje me 74 mandat, pa menduar se gjatë rrugës mundet të ketë edhe deputet të tjerë që mund të bashkohën dhe rastet nuk kanë munguar, por problem më i madh është se si do të sillet opozita.

Marrëveshja e 18 Majt mes PD-së dhe PS-së ndryshoi rrjedhen politike në vend, pasi koalicionet ranë dhe nisi një tjetër kapitull me koalicionet e fsheta, apo të padukshme, por që realishtë funksionojnë duke e futur politikë në një shteg tjetër, që vështirë të qas problematikat e qytetarëve, por të shoh më shumë raportet e vetë politikës.

Në këtë këndvështrim duhet parë dhe marrdhënja, opozitë-mazhorancë, pasi pas marrëveshjes dhe dorëheqjes së ministrave teknik, ka vend për të menduar për një tjetër bashkëpunim mes PS-së dhe PD-së, që më heret është është lançuar dhe po kërkohet një bashkëpunim i gjerë për reformat e mëdha, si reforma zgjedhor apo çuarja përpara e reformës në drejtësi...etj.

Opozita, tashmë nuk është një e vetme, siç jemi mësuar të themi opozita e bashkuar, ku në tërësi ka qenë spektri i djathtë në një bllok të vetëm, por tanimë kemi dhe opozitë të sektrit të majtë që kryesohet nga LSI, që tashmë është një faktorë politik i rëndësishm dhe roli i saj ka qenë dhe mund të bëhet dominat.

Fushata elektorale e zgjedhje të 25 qershorit u pa si një përpjekje politike e partive të mëdha kundër të vegjëlve dhe si partia më e madhe e partive të vogla, LSI mori goditjen e para, madje shpesh herë u mendua si një kryqëzim i dy partive të mëdha që kërkonin t’i bënin LSI.

Nuk munguan dhe retorika, sulmet politike elektoral të të mëdhenjëve kundër të vegjëlve sa i gjithë procesi zgjedhor kishte në thelb një qëllim të përbashkët mes dy partive të mëdha në vend sa solli një rezultat zgjedhor të një mazhorance të vetme, një kolorshe dhe dy opozita, opozita e djathtë dhe e majtë që ende nuk dite se si do të gjejnë pika të përbashkta për të bërë një opozitë të vetme.

Do të duhet kohë që opozita të konsolidohet për të gjetur pika të përbashkta në qëllimin e saj opozitarë për t'u bërë një bllok politik i bashkuar për të kontrolluar qeverisjen dhe mazhorancën e madhe sepse ende nuk është zgjidhur raporti i marrëveshjes mes PS-së dhe PD-së, pasi ka vend për një marrëveshje të gjatë për qëllime të madhe, duke vënë si orientim integrimin e vendit në BE.

Nuk përjashtohet mundësia e një modeli të ri qeverisës, ai i bashkëqeverisjes të të gjithë aktorëve politik duke e realizuar opozitën nëpërmjet oponencës parlamentare dhe vendet moderne të europes e kanë një model politik perfekt dhe të sukseshëm.

Gjithsesi, vjeshta do të zbardh detajet dhe politika gradualisht do gjejë vendosjen e saj, mase dhe një opozitë të bashkuar në mungesë të një bashkëqeverisëjë, por opozita deri më tani nuk është një, por dy dhe pushteti një i vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat