Inxhja Kumri në telashe

Opinione

Inxhja Kumri në telashe

Nga: Haki Bunjaku Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:48
Haki Bunjaku

Nëse më besoni, jam në hall e telashe, veçanërisht në modën pa tesha?! Më mirë ish kanë mos me pa hiç, ose vetëm me njërin sy, bile me gjysmën.

Po tash, si rend mode, çka mund të hiqet? Dihet, lëkura jo, e ndoshta fekaljet, se na i prishën hundët.

Kur mungojshin tekstiliet, njerëzit primitiv venin bullushtë (rapufë), a rrem fieri para organit të turpit (gjenital).

Kurse tash me gjithë këto veshje, po ia nxjerrin sytë gullumuq, se koha moderne. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë, nuk ka mbërri që të ndërrojë gjë te organet gjenitale, bile as vendin nuk ua ka luejt.

Pos që "moderniteti" i ka qit për fushë, ku marrja hahet me grusht e garuzhdë.

Në më lëshoftë shpirti një ditë, në më bëft zemra "shklak", jo nga enët e sëmura të gjakut, por nga mishi i pistë cullak.

Ani, unë që merrem me fe, kur po hy andej, po më dridhën gjunjët e këmbët po më lëshojnë, he këto i lëshoftë toka!

Paskëtaj edhe ne lirohemi nga turpi e nga mëkatet e huaja.

Se mëkat (gjynah) e turp është edhe vetëm me këshyr, po thonë arabistët e pistë, Milazimi me Shefqetin!

Une nuk shkoj nëpër tubime publike, kino e koncerte dhe as televizior nuk lëshoi, bile edhe nuk kam hiç se këte ma ka ndaluar imam, Shaban xhihadisti, që krejt të afërmit i batisi e çoroditi.

Një herë me pare falë e tash me frikë e me fjalë.

Bile idioti punon shumë në temën: Impera et Dividi!

Këte e paska honorar nga araborusët, he gjetë për qefin!

Unë nuk i marr mëkatet e huaja dhe kjo që po them na "çisto"nuk është mizeviri, as munafiki, po lajmërim i deregjeve, si shenjë kijameti, hë mjer ai që e pret!

A thua këtyre rezilhaneve çka ju bën zjarri kur t'i prekë drejt në cullak? I përrzhit a i djeg e bën hi e shkrum?!

Ani se vetë po e lypin! Veç inshallah unë nuk qëlloj nga tyne! Si thonë: Edhe lisi i njomë digjet ngat të thatit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat