Ish-shtetet komuniste dhe informatoret

Opinione

Ish-shtetet komuniste dhe informatoret

Gabriel Partosh Nga Gabriel Partosh Më 21 gusht 2017 Në ora: 06:11
ilustrim

Udheheqesi i Aleances se Majte Demokratike qe ka pushtetin ne Poloni, Jozef Oleksy, ka mohuar botimin e nje liste te bashkepunetoreve te sherbimit te fshehte ne periudhen e komunizmit. Zoti Oleksy, i cili vitin e kaluar dha doreheqjen si kryetar i Parlamentit, pasi nje gjykate vertetoi se ai vete kishte bashkepunuar me policine sekrete, la te kuptohet se nje liste me 240 mije emra ishte bere publike per motive politike. 

Por cfare problemi ka botimi i listave te tilla, ne perpjekje per te zbuluar se kush kane qene informatore te autoriteteve komuniste? 

Menjehere pas shembjes se regjimeve komuniste ne vendet e Evropes Qendrore dhe Juglindore, filluan perpjekjet per te vleresuar trashegimine e asaj periudhe, te cilat perfshine edhe thirrjet per hapjen e arkivave te sherbimeve te fshehta. Keto thirrje ishin me te forta ne vendet ku te ashtuquajturat organet e sigurimit te shtetit kishin qene te ashpra ne qendrimin e tyre. Stasi ne Gjermanine Lindore, STB-ja cekosllovake, Securitate-a e Rumanise dhe Sigurimi ne Shqiperi ishin, ndoshta, organizatat me famekeqe. 

Por secili nga vendet e ketij rajoni kishte sherbimin e vete te fshehte, te ngritur mbi modelin e KGB-se sovjetike. Me kalimin e viteve, kerkesa per hapjen e arkivave ka marre dy forma kryesore. Njera nga keto forma ishin qe individet te kishin mundesi te shihnin dosjet e tyre personale - per te pare se cfare raportesh kishin pergatitur agjentet e sherbimit te fshehte per ta. 

Forma e dyte lidhet me perpjekjet per te zbuluar se kush ka bashkepunuar me policine sekrete, pjeserisht si forme e ndeshkimit te bashkepunetoreve duke iu bere emrat publike, dhe pjeserisht si menyre e identifikimit te tyre per t'i denuar me ndeshkime te ndryshme. 

Cekosllovakia ishte e para me politiken e perjashtimit nga poste publike per nje periudhe kohe te atyre qe kishin qene figura te larta ne nomenklaturen komuniste apo qe kishin bashkepunuar me policine sekrete. 

Hungaria ndoqi nje politike me te bute, ndoshta sepse qeverisja komuniste ne fazen e fundit te saj kishte qene me pak e ashper se ne Cekosllovaki. Edhe Polonia ka ndjekur nje politike pergjithesisht elastike. Bashkepunimi me ish-policine sekrete ne Poloni nuk eshte pengese per te marre nje post publik, por nese dikush ka genjyer per te kaluaren e tij shkarkohet nga posti. 

Pra botimi i paautorizuar ne internet i nje liste me emrat e atyre qe thuhet se kane qene bashkepunetore te policise sekrete ka shkaktuar shume zhurme, aq me teper qe kjo ndodh perpara zgjedhjeve qe do te mbahen ne vjeshte. Lista ishte kopjuar nga arkivat e Institutit Perkujtimor Kombetar nga nje gazetar, i cili me pas dha doreheqjen. Zoti Oleksy, i cili udheheq pasardhesen e Partise Komuniste, Aleancen e majte demokratike, thote se botimi i kesaj liste ka motive politike. "Cdo gje qe po ndodh ne lidhje me kete rast sherben si nje prove me shume e humbjes se edukates dhe sjelljes ne publik ne shoqerine polake.

Ky institut u krijua per te sherbyer sivend ku depozitoheshin aspekte te kujteses historike, per qellime hulumtuese dhe per ruajtjen e kesaj kujtese, dhe jo per motive politike. Askush prej atyre me te cilet une kam folur gjate diteve te fundit, nuk besojne se gazetari u fut ne arkivat e institutit dhe kopjoi 240 mije emra. Prandaj vete instituti ka pergjegjesi," tha Oleksy. 

Ai vete ka apeluar ndaj nje vendimi te gjykates se ngritur per verifikimin e figurave ne dhjetor qe e shpalli ate bashkepunetor te policise sekrete, duke e detyruar qe te jepte doreheqjen nga posti i kryetarit te Parlamentit. 

Nderkohe ne Hungari ne vitin 2002, kryeministri socialist i kohes, Peter Medgjeshi, u akuzua nga kundershtaret politike si agjenti me numer D-209 ne periudhen e komunizmit. 
Zoti Medgjeshi arriti t'i menjanoje akuzat me argumentin se si zyrtar pergjegjes per financat, ai kishte punuar me sherbimin hungarez te kunderzbulimit per te siguruar qe anetaresimi i Hungarise ne Banken Boterore dhe ne Fondin Monetar Nderkombetar nuk do te pengohej nga nderhyrja sovjetike. 

Me pare ish-ministrit te jashtem cek, Jan Kavan, iu deshen disa vjet per te pastruar emrin e tij pas akuzave se nje takim i tij me oficere ceke te sigurimit kur ai ishte i merguar ne Londer ne vitet 70-te ishte prove e bashkepunimit me policine sekrete. 

Lista e botuar se fundi ne internet nuk eshte shume e qarte pasi nuk sqaron se cilet ishin bashkepunetoret, cilet nuk pranuan te ishin te tille megjithiee iu kerkua dhe cilet ishin thjesht ne shenjester per t'u bere bashkepunetore. Kesisoj, ajo ndryshon nga listat zyrtare qe u botuan ne internet ne Republiken Ceke dhe ne Sllovaki. 

Por edhe vete dosjet kane pasur te metat e tyre. Organet e policise sekrete kane qene shume te korruptuara. Oficeret e ketij sherbimi shpesh merrnin shtese ne rroge per numrin e agjenteve te rekrutuar. Megjithese kane kaluar 15 vjet nga permbysja e regjimeve komuniste, dosjet perdoren shpesh dhe ndonjehere edhe manipulohen per motive politike. 

Autori është analist i BBC-se per Europen Juglindore 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat