Turpi i kombit shqiptar është vet skena politike shqiptare

Opinione

Turpi i kombit shqiptar është vet skena politike shqiptare

Nga: Islam Fejzullahu Më: 22 gusht 2017 Në ora: 09:47
ilustrim

Oh medet për skenën politike shqipëtare, nga mllefi me vije të them dhe të ofshaj në emër të kombit, sepse nuk ishte i rastësishem pohimi me vrejtje e të madhit Konica: Ruaje zot kombin shqipëtar, nga vet shqipëtaret! Me keq ardhje duhet ta them se kombi ynë asnjëherë nuk ka qenë ma i neperkembur nga vet ”bijt e vet”, asnjëherë nuk ka qenë ma ne mjerim nga ”bijt e vet”? Fillimisht po nisem nga shteti amë;Sikur Shqiperia të ishte ne luftë me ndonjë vend tjeter do mund të kishte dëmtime ma te mëdha,por shkatrrime sigurisht jo dhe vrasje ndoshta te peraferta po, kjoështë pasqyra reale e shtetit shqipëtar (shtet me pushtet kriminal të korruptuar me dreogë,me mafioz,shtet i kercnuar nga BE qe ti hiqen vizat),shtet i nominuar nga shum vende tjera"Kolumbia e dytë botërore me drogë,shtet per të cilin nga BE vijnë propozime për rishikimin e liberalizim vizash? Kosova mbijetoj luften e demtuar materialisht e tëra, eplaqkitur e tëra, e vrarë, e dhunuar, e djegur, e persekutuar tersisht,por e poshtëruar nga armiku nuk doli sepse edhe me  te gjitha ato peripeti ,populli ndihej krenar ne vend te vet( pas kthimit të  te debuarve mbi 1  milion jasht vendit nga armiku) me bijat e bijt e vet!Kosova lindore-(”lugina e Presheves” si e quajnë serbet dhe servilet e tyre),Ilirida(Maqedonia) u trathtuan nga vet drejtuesitpolitik te cilet disa akoma janë gjallë e disa te vdekur si bashkpuntor të armikut( për perfitimie te veta personale), dhe uashtarak te tyre dhe mbeten si mbeten?

Skena politike Kosovare qe nga qeveria Thaqi 1(viti 2007) e deri ne ditet e sotme është një pasqyrë e turpit e lidershipit politik Shqipëtar ne Kosovë,është një demagogji grupesh njerzore e cila perveq retorikave të perseritura me pak togfjalesh(te mësuara permendesh) asgjë nuk deshmoj dhe qka është ma e keqja dhe  e meta etyre e perbashket fjalaman ne mes veti(duke u ofenduar,akuzuar,fyer,kercnuar),e të heshtur dhe pa gojë me armiqet?( deshojnë faketet eintervistat e ndryshme te ambasadorve të huaj ne vend te cilet gjithëher ne thumb kanë lidershipin polititk).

 Me kujtohet një kohë kur Havier Solana( fillimisht sekretar i NATO-së ne kohen e bombardimeve te caqeve serbe,e ma vonë perfaqësues i BE)patë thënë ne një emision televiziv;Sikur të kisha zbritur nga Marsi dhe te shiqoja keto pasqyra të ndihmave të dedikuara dhe ndara per Kosoven nga mbarë bota,nuk do ti besoja kurrsesi?Fatbardhësisht shumicen e ketyre ndihmave i kam nenshkruar me doren time,dhe tani nuk po mund të besoj se është e tëra e vërtetë sepse asgjë perparimtare nuk duket ne Kosovë,as nga vendoret se bashku me nderkombëtaret,ndersa ndihmat janë tretur pa destinacione? Me ket desha vetem të rivalizoj ket opinion timin pikërisht me lidershipin  politik Kosovar,te cilet jo vetem shqipëtaret e Kosoves por se bashku me lidershipin gjithshqipëtar po e turpërojnë kombin!Ngerqi politik ne Kosovë po vazhdon fal ketyre drejtuesve ,ketij lidershipi sepse sipas matjeve,dhe pazareve te cilat po i llogarisin dhe po i pergadisin,nuk po iu bie taman ne asnjë anë?

PAN i turpëruar,i gjunjëzuar pikërisht nga elektorati i vet është mbyllur skutave me gënjeshtra duke mbajtur statusquon politike ne Kosoven pa institucione,fal kësaj statusquoje akoma vendi pa parlament pa qeveri dhe humbjet ekonomike te pa kthyeshme.VV me retorika,me akuza dhe me një stihi pritëse se qka po ndodhë ne prapaskenen e PAN-it sikur ferkojnë duart se janë të gatshem ti qasen pushtetit të cilin me ëndje po e presin sikur edhe paraardhësit  tjerë deri me tani vetem kapje pushteti, e per popull e shtet kush po e ban dert?LAA me një politikë demagogjike të garnitures së vjeter të hargjuar por duke bllokuar ecjen perpara te rinjeve dhe perspektiven e Kosoves vetem sa iu krijon favore partnerve te koalicionit ti kapen skenes politike dhe vet prap mbesin ne balt me gishta ne gojë,të lënë anash ,të akuzuar dhe te mashtruar?Më së miri subjeketet politike te minoriteteve janë akomoduar dhe presin kush po bjen i pari qe te dytit ti qasen me kerkesa e kushtëzime,sepse plani i serbosllavëve gjithmon ka qenë i tillë;në heshtje pritja per suksese( dhe pikërisht ket ua mundëson plani Ahtisari i konvertuar ne Kushtetutë të vendit sipas projekteve alla serborusosllave)?

Perfundimisht do i drejtohem krerve të LAA;Isa Mustafes; Aq shum pate besim tek Behxhet Pacolli i cili eka mashtruar edhe mikun e tij mate ngusht  Jelcinin(ish presidentitn rus) per se gjalli sa edhe ia pat dhënë infarktin deri ne breg varri, e spo te mashtron ty me te vetmin qellim ardhjen ne skenen politike dhe( sepse do e psonte si nete kaluaren pa kaluar as pragun zgjedhor)  e bafsh te miren,sepse atij si duket i intereson vetem kapja e pushtetit sa per tu krekosur,ti vetem shikoje kush nga antarsia e vjeter i ka mbetë ne parti dhe kupton kush është? Behxhet Pacollin;Ku merr guxim dhe a mendon se do të gjykoj historia qepo merr nen mbrojtje një garniturë te deshtuar dhe te inkriminuar nete gjitha sferat korruptive,kriminale,kapje pushteti per te cilat edhe nderkombëtaret kanë shkruar libra e akuza(me pretekst nga ju per zbllokimin e situates-ngerqit politik,qfar bëre kur te hedhen ne rrugëne emer te kushtetutes qete shkarkuan nga posti i presidentit,per te cilin post ofrove gjithqka vetem te zgjidheshe por ishte jetëshkurt fal te ketillve qe sot po iu del ne mbrojtje qetmbeten ne pushtet),qfar mendon si dote shikojnë familjet ete vrarve pas luftes per qashtje politike,a mendon se jeni i pa vdekshem dhe tani i qasesh skenes politike vetem sa per kapje pushteti ( Më kujtohet një thënje e akademikut serb Vuk Drashkoviq per kryetarin e atëhershem të serbve te Bosnjes-Radovan Karaxhiqin,kryekriminel i gjykuar ne Hagë per krime lufte dhe gjenocid;citoj(Karaxhiqit i intereson të mbetet kryetar i serbve te Bosnjes fundja edhe pa asnjë serb ne Bosnje)fund citati, Pacolli deshiron pushtet qoftë edhe shteti i tëri i shkatrruar sikur tani?Mimoza Kusarit; Me keni befasuar per te mirë me rezultatet e punes suaj ne Gjakovë,por si u verbove dhe prap iu bashkangjite koalicionit me Behxhet Pacollin i cili dihet si tentoj te te hedh si një leckë pikërisht si te gjith anëtaret e vjeter të partisë se tij te cilet i mban me diktat monist qe duhet të degjohet vetem fjala e tij?Dhe kjo është ajo skenë politike gjithshqipëtare,e neperkembur nga vet lidershipi shqipëtar qellimisht shkatërrim te gjithqkajes vetem te mebetenn ne pushtete?

Zoti e ruajt popullin e Kosoves pikërisht nga lidershipi i Kosoves!

 Zoti e ruajt popullin shqipëtar nga vet lidershipi shqipëtar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat