Shteti apo korrupsioni

Opinione

Shteti apo korrupsioni

Nga: Ilir Vata Më: 22 gusht 2017 Në ora: 16:52
Ilir Vata

Politikanët shqiptarë në çdo pozitë apo pozicion të gjenden, flasi e flasin për luftën kundër korrupsionit dhe betejën me të korruptuarit, por deri më sot ende nuk kemi parë sesi një shtet mund të organizojë një betejë institucionale kundër të korruptuarve dhe vetë sistemit korruptiv që ka prodhuar shteti ynë nihilist e i deformuar, sa nuk i duken as konturet me mbulojën korruptive që ka.

Korrupsioni është bërë vetë sistemi që kontrollon shtetin, apo modeli qeverisës në Shqipëri dhe për dy dekada e gjysëm, gjendja ka qenë e njëjtë e pandryshueshme dhe vetëm në sfondin politikë gjendin disa fjalë që qytetarëve u janë bërë si hije që qëndronë në sfondin e jetës së tyre, e në të shumtën e rasteve si një mur që u pengojn të drejtat dhe përgjithësishtë ua shesin ato, pasi sistemi është i till, teje korruptiv.

Në demokraci, pavarësia institucionale është garancia e vetë demokracisë dhe e kontrollit institucional, por në Shqipëri, një vend  me demokraci të keqe, që më shumë ngjanë me një regjim komunist liberal sesa me një sistem demokratik të brishtë e të mangut, sepse pushtete në një farë mënyre ngerdheshen me njëri-tjetrin, pikërisht se kanë të përbashkët korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve të shtetit dhe e njerëzve që kanë për detyrë të garanntojnë të drejtat e qytetarëve dhe vetë drejtësinë e tyre përball ligji.

Shqipëria ka një sistem politikë, republikë parlamentarë, ku parimi kryesor është ndarja e pushtetit, por në fakt pushteti kontrollohet vetëm nga disa, ata me të ligët, pra të korruptuarit sepse janë pikërisht ata që investojnë për nxjerrë parlamentarëve të rinjë, duke derdhur miliona, duke korruptuar sistemin zgjedhor, me të vetmin qëllim që ta mbajnë parlamentin nën kontroll, pra kemi një parlament të blerë nga të korruptuarit.

Korrupsioni godet në radhë të parë burimin e parë ku bëhen ligjet dhe më pas nëpërmjet manovrave politike të deputetëve ligjbërës, shpërndarë sa në pushtet, apo në opozitë qoftë dhe në parti të vogla, ata kontrollojnë vetë drejtësinë dhe pengojnë reformat e rëndësishme siç ishte Reforma në Drejtësi që ju desh më shumë se dy vite që të nisi procesin e saj të implementimit, madje sërish është e varur nga parlamenti i ri dhe korumi i saj për shumicë të cilësuar?!.

Korrupsioni ka kapur mediat një nga pushtetet që bënë trasparencën me publikun apo kontrollon pushtetet e tjera, sepse njerëzit e pushtetit të paligjshëm financojnë mediat, madje janë padronë të tyre dhe e përdorin median si një presion për të kontrolluar pushtetin egzekutiv apo nivele të tjera, deri te drejtësia, dhe shumë zyrtarë duke qenë se janë të korruptuar tremben prej mediave dhe janë të gatshëm për të fshehur paligjshmërin e tyre, duke u bërë favore medive dhe paronarëve të tyre dhe raste janë lehtësisht të provueshme.

Korrupsioni ka kapur administratën publike dhe ndonse ka patur mjaft hapa të rëndësishm me ligjin për administratën, sërish ajo mbetet e korruptuar, sepse politika shumë herë apo vazhdimish e ka mbushur administratën me militant partiak në këmbim të votave të tyre, me të vetmin qëllim që nëpërmjet shitjes së të drejtave të qytetarëve të pasurohen kapot e politikës apo krerët e partive politike, pra punëdhënsit politik.

Por dekori i korrupsionit nuk është i plotësuar pa sistemin e drejtësisë, pasi të gjithë paligjshmëritë përballen me drejtësinë dhe kjo është ajo që duhet të bënte sistemi i korrupsionit të kapte fund e krye, sistemin e drejtësisë dhe në fakt, korrupsioni lulëzon pikërisht në drejtësi, pasi gjyqtarë, prokurorë, officerë të policies gjyqësore, noterë, afokatë janë bërë një koshere ku të gjithë cukasin të mirat qytetarë, sepse mjalti i tyre është shitja e drejtësisë më para.

Politika ndër vite ka ruajtur me fanatizëm ish-hetuesët e diktaturës në sistemin e drejtësisë dhe më pas iu shtua edhe një grup tjetër injorantësh ata të “Shkollës së Plepave” për të vendosur dy shtresa mëkati në drejtësisë, përsekutorët në themel dhe injorantët në krye, dhe ndërvite sa herë ndërroheshin palët politike, këta dy pllaka të shëmtuara të drejtësisë ndërronin role, herë hipte injoranca dhe hërë ngjteshin mëkatarët e diktaturës.

Por dekori s'është i plotë, sepse i duhet një kontur për ta mbajtur korrupsionin në një sistem të plotë kornizimi, madje dhe dirigjimi përfekt korruptiv dhe vija fundore apo në krye të dekorit është politika që ushqen vetë korrupsioni për ta bërë atë shtet më vetë, sa vetë shteti i së drejtës që ne pretendojmë të kemi është vetëm një nocion, pasi nuk egziston sepse korrupsioni kontrollon vetë shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat