Serbia bëri gjenocid, Beogradi kërkon llogari nga viktimat dhe ndarjen e Kosovës! - Bota Sot
Serbia bëri gjenocid, Beogradi kërkon llogari nga viktimat dhe ndarjen e Kosovës!

Opinione

E premte, 17 nëntor 2017

Serbia bëri gjenocid, Beogradi kërkon llogari nga viktimat dhe ndarjen e Kosovës!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 22 gusht 2017 Në ora: 17:30
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Kjo është drejtësia dhe humanizmi?!
“Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në zemër të Evropës”
(Bill Clinton)

Këtë të vërtetë të pakontestueshme dhe të pamohueshme se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë (1999), qysh para 18 vitesh, para gjithë botës e ka pohuar edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton (shpëtimtari i Kosovës), duke nënvizuar se : “ The Kosovo crisis  was a genocide  in the heart of Europe“.(Robert Jackson, The Covenant, Oxford University Press, London, 2000, p.281).
 
Dorën në zemër, kjo e vërtetë mbi gjenocdin serb në Kosovë, gjatë 18 viteve të shkuara (1999-2017), do të duhej të ishte objekt debati si për qeveritë e deristome të Kosovës, ashtu, edhe për  OKB-në, për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe për Tribunalin e Hagës, jo statusi i minoritetit serb, as  i pronave e as i manastireve serbe, sepse këto nuk janë të rrezikuara nga askush në Kosovë.
 
Një  “temë” e këtillë  e “diskriminimit” të minoritetit serb dhe të kishës së tyre ortodokse në Kosovë, është gënjeshtra më e madhe dhe më  turpshme , e shpifur në kohë paqeje në Kosovë  nga ana qarqeve politike, shtetërore dhe kishtare  të Serbisë (1999-2017), me qëllim që të ndikohet te faktorët dhe institucionet e bashkësisë ndërkombëtare (OKB dhe BE),  që të revidojnë politikën dhe qëndrimet e tyre ndaj shtetit të ri të pavrur të Kosovës, në favorin e politikës kolonialiste serbomadhe,  gjë që  e gjithë kjo fushatë  politiko-propagandistike dhe diplomatike e Beogradit zyrtar  dhe e Moskës (edhe  pas pavarësimit të Kosovës, 17 shkurt 2008) po “justifikohet”  duke u thirrur në respektimikn e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, sipas së cilës, Serbisë si sukcesore e ish-RSFJ-së, i njihet e drejta  mbi Kosovën  si “pjesë e saj”.
 
Amnistohet gjenocidi serb, trillohet “spastrimi etnik”  nga shqiptarët në Kosovë!?

“Amputimi”  i kësaj akuze perfide dhe të rreme, në adresën e shiptarëve të Kosovës, është fabrikuar në “kuzhinën politike” të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, sikurse shumë shekuj më parë, duke mos ndryshuar asgjë në strategjinë dhe në taktikën teorike dhe praktike për shfarosjen e shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në pjesën e saj lindore të Shqipërisë Etnike (1878-2017).
 
Kjo politikë antishqiptare  e qeverisë dhe e Kishës politike serbe, nuk është kurrfarë befasie për shqiptarët e Shqipërisë Etnike, por është edhe një mashtrim, edhe një gënjeshtër, edhe një manipulim më shumë, edhe për opinion publik serb, edhe për Ballkanin, edhe për Evropën, edhe për bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim që Serbia, të mos  thirret në përgjegjësi penale ndërkombëtare për shkak të kryerjes së gjenocidit të saj në Kosovë (1998-1999).
 
Sa më sipër, ndërrimi i tezave dhe i argumenteve  të qëndrueshme, që në mënyrë të dokumentuar e provojnë kryerjen e gjenocidit serb në Kosovë, gjithashtu,  është në funksion të përpjekjeve dhe të luftës se ethshme propagandisitike, politike dhe diplomatike  serbomadhe  të Beogrqadit dhe të KOS-it, që Kosovën ta “rikthejnë” nën suzerenitetin mbretëror-komunist  të Serbisë kolonialiste (1912-1999).
 
E gjithë kjo luftë  për zhbërjen e atributeve shtetërore të Republikës së pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008) po zhvillohet në trekëndshin Beograd-Moskë-Nju-Jork.
 
Ky është fatalitet dhe paradoks i papranueshëm  për drejtësinë, për të drejtën ndërkombëtare dhe për  rendin e ri juridik pozitiv ndërkombëtar.-Në vend se Serbia të  ivestigohet dhe të ndëshkohet për tri gjencidet e saj, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999),  kjo po trajtohet si “viktimë”,  jo si agresor!?
 
Kurrë nuk ka pasur, as nuk ka  “spastrim etnik” të  minoritetit serb, por gjenocid dhe kolonizim të Kosovës nga ana e Serbisë së Madhe (1878- 1999)!
 
-Kjo është e vërteta, të cilën serbomëdhenjtë dhe Serbia së bashku me Kishën Ortodokse Serbe, kurrë nuk e kanë pranuar para bashkësisë ndërkombëtare, por  në vijimësinë shekullore, gjithmonë kanë falsifikuar dhe ndërruar tezat historike, politike, propagandistike  dhe diplomatike shkencore ,  duke  ndërruar rolin e viktimës dhe të agresorit.  “Viktimë”  e quajnë vetën e tyre, kurse “agresor” i quajnë shqiptarët!?
 
Këtë gënjeshtër dhe falsifikat historik shekullor të agresorëve dhe pushtuesve serbomëdhenj, së fundi, në kohën më të re, gjatë dekadës së fundme të shekullit XX (1989-1999), para Evropës dhe para gjithë botës, e përgënjeshtruan tri gjenocidet e Serbisë së Madhe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.
 
Pra, kjo është e vërteta  se  agresor dhe pushtues gjenocidal me bagazh dhe me hipotekë shekullore, ishte  Serbia dhe serbët, kurse viktima, ishin kroatët (Kroacia), boshnjakët myslimanë(Bosnja) dhe shqiptarët(Kosova).
 
Hashim Thaçi: “Serbia ishte agresore, shqiptarët viktimë”!
 
 Këtë të vërtetë, se serbët ishin agresorë dhe se Serbia bëri gjenocid në Kosovë (1998/1999), e pohoi edhe ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi(aktualisht president i Kosovës) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara( 21 gusht 2015) me rastin e shqyrtimit të Raportit  të rregullt  për Kosovën, të paraqutur nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Ban Ki-Moon,  duke  vënë në dukje   se “ Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ushtria e këtij shteti  ka bërë krime gjenocidi në Kosovë;  janë dhunuar mbi 20.000  gra; ka shkatërruar mbi 300 objekte fetare, ka djegur mbi gjysmën e Kosovës në vitet 1998-1999 ka shpërngulur me dhunë  mbi 1 milion  shqiptarë të Kosovës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur edhe nga intelektualët serbë. Thjesht dhe qartë kjo luftë e Serbisë ishte një fashizëm i pastër.” 
 
Kjo e vërtetë e pakundërshtueshme, e pohuar nga Hashim Thaçi,  me çdo kusht, do të duhej të ishte  objekt shqyrtimi, edhe në shkallë vendore ( të qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës), edhe në shkallë evropiane (BE, OSBE), edhe në atë ndërkombëtare (OKB), jo  të përfillej politika dhe diplomacia intrigante, shpifarake dhe mashtruse, se gjoja në Kosovë (në kohë paqeje) “ sundon terror dhe spastrim etnik” ndaj minoritetit serb (1999-2017).
 
Përkundrazi, e vërteta është krejtësisht ndryshe (të cilën e di edhe BE-ja, edhe OKB-ja), sepse gjatë viteve 1999-2017, Beogradi zyrtar  përmes strukturave të ndryshme kriminale të sigurisë, të policisë etj.,  kanë spastruar etnikisht pjesën veriore të Kosovës, duke i shpërngulur mbi 90% të shqiptarëve me dhunë, me terror dhe me  grabitje të pasurisë së tyre.
 
Si rrjedhim i tolerimit të  gjithë kësaj ndërhyrjeje  të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës (1999-2017), tanimë, është krijuar një problem i ri politik-statusi i Kosovës Veriore, duke përfshirë, edhe  gjysmën veriore të qytetit të Mitrovicës si  “zonë serbe”,  e rrethuar me “murin e berlinit”- “dhuratë” e   stafit të UNMIK-ut, të drejtuar nga shefi i parë i tij, Bernard Kushner.
 
Tash e sa vjet debatohet  për këtë çështje, për zbatimin e Rezolutës 1244,  spas së cilës Kosova konsiderohet “ pronë legale” e Serbisë, për “ mohimin e lirive dhe të drejtave” të minoriteti  serb në Kosovë, jo për pasojat dhe për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.
 
Ja, kjo është politika iracionale dhe absurde, jo humanzimi, as drejtësia,  Serbia  e ndihmuar nga Rusia dhe nga  të tjerët, me çdo kusht po orvatet që agresionin dhe gjencidin e saj, ta fshehë dhe ta justfikojë në kurriz të viktimave shqiptare dhe të Kosovës së djegur shkrum e hi nga harangat çetniko-fashiste barbare policore, militare dhe paramilitare (1989-1999).

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test