Një Koalicion, megjithatë, shpresë……!

Opinione

Një Koalicion, megjithatë, shpresë……!

Nga: Hafiz Shala Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:05
Hafiz Shala

Nuk jamë adhurues i shkrimeve dhe komenteve anonime, prandaj desha që ndjenjat,brengosjet dhe ma në fundë, nji grimë shpresë që të arrihet marrëveshja politike në mes VV-sjes dhe LDK-së, për formimin e Qeverisë për herë të parë me shumicë shqiptare, pa u frigue dhe pranue shantazhet as të grupit të ashtuquajtur “kriminalo-hajdut” sipas meje në krye me Hashim Thaqin, por dhe grupin famoz"Pronto"që e kapi, e ngulfati dhe e shkatërrojë shtetin më të ri - Republikën e Kosovës.

Krahu i luftës ose ma mirë me thënë krahu i krimit, pas luftës, sipas parollës “kriminel e hajdutë të të gjitha partive bashkohuni me PDK-në i cili po tentonë, që në mënyrë makiaveliste të vijë në pushtet për të sunduar me Kosovën, i ngjanë sikur atyre femrave lavire, që mundohen e të shesin moral - para atyre që u drejtohen në këtë rast, pra popullit të dërmuar nga skamja dhe mjerimi.

Përderisa, sot për fat keq krahu i luftës po "mburret"me pasurinë që e ka krijue, pa i dhanë askuajtë llogari për të bëmat dhe të pa bëmat si klasë sunduese.

Mirëpo, edhe nëse ne i shohim çdo ditë dhe heshtim, bëjmë një gabim shumë të madh që koha nuk do të na e falë edhe ne që nuk jemi perzier në këtë “zullum”.

Martin Luter Kingu heroi me ngjyrë i lirisë dhe drejtësisë, thoshte:"Jetët tona fillojnë të marrin fund, ditën ku fillojmë të heshtim për gjërat që kanë rëndësi për ne”.

Kështu, që propaganda politike që po zhvillohet në Kosovë, është sugenerisë për shtetet, jo vetëm me demokraci të zhvilluar, por, edhe te ato shtete në tranzicion të cilat nuk sillen në këtë mënyrë por megjithatë e ka nji grimë frikë apo edhe respekti ndaj popullit të cilin meritojn ta udhehëqn.

Rrenat dhe premtimet gjatë fushatës elektorale ma së miri i cilëson Bizmarku, kur thotë: "ma së shumti rrena thuhen gjatë fushatës elektorale, nga plotikanët, pas lufte nga luftëtarët, dhe pas gjahut nga gjahatarët"

Është e pamundur që ti iket lakimit të emrave : Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, dhe Adem Grabovcit (i cili më kujtohet në nji deklaratë të tij, absurde, menjiherë pas lufte, kur thoshte parafrazim : “pas lufte kemi dalur shumë ma të pasun.”

E vërtetë e hidhur, kjo, por, që nuk e brengosi askëndë, sepse, kapja dhe ngulfatja e shtetit ju siguronte se askush, nuk do të përgjigjej për këto të këqia, pasi  kush është ai që mundë ti kundërshtojë "çlirimtarët që na e sollën lirinë”, (falë atyre martirve dhe disa që janë gjallë por janë e jemi krenar)

NATO me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, na e largojë Serbinë, për të ardhur analfabetët, siç e ceku njeni Fanolin, mbas çlirimit të Kosovës, kur thoshte : "O Halim, o Halim, nuk dinë shkrim as lexim, je ministër për arësim”, kriminelët dhe tradhëtarët e çështjes së Kosovës, respektivishtë shqiptarë, duke iu gjunjëzue Serbisë fashiste.

Hashim Thaqi, pa u konsultue me Parlamentin për gjana konkrete, zhvillonte bisedime nënshtruese, nënçmuese dhe denigruese pakurfar kushtëzimi me Serbinë armike, e cila me ndihmën e bashkëpunëtorve shqipfolës ja arriti që ta detyrojë Hashim Thaqin, që të hjeke dorë nga krimet serbe dhe të Serbisë në Kosovë.

Duke shkelur kështu edhe mbi gjakun e atyre që vërtetë u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësin e Kosovës.

Madje duke i harruar të pagjeturit, plagë kjo që rënkonë ende, ku fatëkeqësishtë, për ta përvetësuar pushtetin klani i “Rognerit", i cili në bashkëpunim me shërbimet sekrete serbo-ruso-franqeze dhe SHISH-in shqiptar, arriti të vrasë intelektual, atdhetar, ish oficer kariere, dhe  luftëtar të lirisë, duke ju organizue prita, dhe duke i etiketuar si bashkëpunëtor të Serbisë ( sikur hajni kur vraponte nëpër qarshi o kapne hajnin) e ai ishte hanji vetë.

Serbia, me siguri se asesi nuk do të jetë e knaqur nëse zgjidhet kjo Qeveri  me këtë koalicion, sepse, e dinë se nuk do të kalojnë kërkesat e sajë me diktate nga Beogradi, dhe, jamë i bindur se kjo Qeveri nuk duhet ti vazhdojë bisedimet për pa u pa zyrtarishtë me dokumente të nënshkruara se për çka është marrë vesh Hashim Thaqi, dhe për pa bisedue në mes të dy shteteve të pavarurs në baza të barabarta.

Pa kushtezime, mendojë se nuk ka bisedime dhe definitivishtë pa u largue Serbia fizikishtë dhe juridikishtë nga Kosova, nuk ka bisedime.

Sllogani "Kosova është Serbi”, është sllogan thirrje për luftë që do të thotë potencialishtë, Kosova, është në marrëdhënie lufte me Serbinë.

Bashkimi Europian definitivishtë duhet të hjekë dorë nga lëmoshat e dhënë e Serbisë dhe Rusisë, në kurrizë të shqiptarve, dhe duhet thënë troq dhe pakurfa ekuivokesh se Serbia nuk mund të vazhdojë me këtë avaz.Ne, në takimet tona si Lob Shqiptar në SHBA, gjërat i themi ashtu siç mendojmë në bazë të fakteve, që i disponojmë qoftë në

Senat apo Kongrese me Senator apo Kongresmen dhe ata na dëgjojnë por, ne nuk kemi kompetenca që të vendosim në emër të popullit shqiptar, apo të Kosovës, por jemi ata që sinjalizojmë me argumente sipas gjendjes reale se si qendronë situata në të vërtetë.

Para se të fillojn bisedimt me Serbin, me iniciativen e Lobit Shqiptar i udhehequr nga ish Kongresmeni dhe Kryetar aktual i Lobit Shaqiptar i pari dhe i vetmi i regjistrua në ëashington DC, zoti Joseph DioGuardi,  ku ishin prezent në panelin kryesor përpos Lobit (DioGuardi) edhe Profesori i nderuar dhe i mirnjohur i Universitetit "John Hopkins"Drejtor i Instituti për Paqe në ëashington DC me karier diplomatike, dhe të suksesshëme në shumë vende, të botës, duke e marrë fjalën në atë dëshmi (hiring) patë thënë pos tjerash : “Kosova, jo që do të përfitojë nga këto bisedime me Serbinë, por do të humbë”, të cilit mendim ju bashkangjitë edhe Kryesuesi i këtije hiringu - seancë  dëgjimore, Kongresmeni Dana Rorhabaker, nji përkrahës i çështjes shqiptare, duke menduar pa kurfar kushtëzimeve paraprakee.

Këtu ishin edhe përfaqesuesit e Lobit serb, por nuk patën argumente bindëse dha as që u përfillën nga pjesëmarrësit.

I ceka këto detalje si pjesëmarrës në këtë dëshmi për të vertetuar atë që thashë më parë se, duke u anashkalue Parlamentin që u bë patericë e Kryeministrit , bashkëpunëtorët e tij, të ngushtë sot kokorizin sikur kjo të kishte ngja në Parlamentin Tajvaneze, por atje bile po kërsitën edhe dajaku anipse nuk e di se përçfarë.

Klika e Thaqit dhe e Partisë Demokratike(PDK) kuadrot e të cilës po thuajse në çdo komunë, ku udhëhqin, ose janë të dënuar me burg dhe ende mbajnë pushtetin, ose janë arratisë me ndihmën e tyre, ose janë denue në mënyrë simbolike, ose as që janë denue fare, përsëri synojnë ta sundojnë Kosovën.

LDK dhe Vetevendosje, bashkë me bashkmendimtarët e tjerë dhe në bazë të vërdiktit të popullit, asesi nuk duhet të lejojnë që kjo smundje joshëruese me këtë ideologji dhe synim, të mos të vije në pushtet, ndërsa nëse ndodhë e kundërta që pushteti të mirret me forcë, uniteti i LAN-it do tua pamundësojë qeverisjen sipas Listës serbe, dhe diktateve të Beogradit, Vuqiqit.

Pra, vrastarët e popullit shqiptar, kurrë ma mos të shijojnë pushtetin që e flliqën dhe na e qitën faqen e zezë.

“O popull, bashkohuni, organizohuni dhe çlirojeni Kosovën definitivishtë nga kjo e keqe, që e ka përfshi Kosovën, sepse përderisa Thaqi dhe klika e tij, dhe krahu"i luftës" të jenë në pushtetet, Serbinë, e kemi brenda me synim që nji ditë, ta aneksojë dhe kolonizojë përsëri Kosovën”.

Nji dëshmi e vërtetë që Serbia, me politikë, diplomaci me sherbime intelegjente siç është rasti i formimit të Tregut të Përbashkët të vëndeve Ballkanike, është krijimi i nji

“Jugosllavie” të re, me bekimin e BE-së sikur për bisedime teknike me Kosovën, e që dualën thjeshtë politike, do të tentojë, ta marrë primatin në Ballkan, dhe Rusia së bashku me Serbin ta reslizojnë ëndërrën e tyre, shekullore për dalje në detin Adriatikë.

Me Hashim Thaçin në Kosovë, Edi Ramën në Shqipëri, dhe Ali Ahmetin në Maqedoni, gjasat nuk janë të parealizueshme. Ky trekendesh famëkeq antishqiptar, është alfa dhe omega e së këqes shqiptare.

*Hafiz Shala : është Anëtar i Bordit të drejtorëve të Lobit Shaiptaro-Amerikan, i pari dhe i vetmi i regjistruar në SHBA

P.S : Ky qëndrim nuk do të thotë që njiherit është edhe qëndrim apo opinion i Lobit Shqiptar në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat