Kur interesi personal dominon mbi interesin shtetëror e kombëtar?!...

Opinione

Kur interesi personal dominon mbi interesin shtetëror e kombëtar?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:03
Dibran Demaku

Flitet e shkruhet me të madhe se më në fund nesër( më 24 gusht) në mbledhjen konstituive, të Kuvendit të Kosovës,më në fund do të zgjidhen organet udhëheqëse të shtetit. Flitet e shkruhet se për t`i zgjedhur organet e reja udhëheqëse të shtetit(afro dy muaj pas zgjedhjeve),qenkan siguruar numrat e nevojshëm.Flitet e shkruhet se në sigurimin e këtyre numrave,rol kyq paskan luajtur Lista Sërpska dhe AKR-ja e Pacollit?! Flitet e shkruhet se Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, edhepse para zgjedhjeve kishte bërë koalicion me LDK-ën,tash pas zgjedhjeve i basjkohet PAN-it,sepse atij i qaka zemra për shtetin(?!) dhe për këtë arsye ikën nga një nga LDK-ja dhe i bashkohet PAN-it! Me Listën Sërpska dhe me AKR-ën,Pani po i bëka numrat dhe po i zgjidhka organet udhëheqëse të shtetit, Kryetarin e Kuvendit,nënkryetarët e tij si dhe në vazhdim Kryeministrin?! Në zgjedhjen e organeve udhëheqëse të shtetit të Kosovës në çdo konstalacion,rol të rëndësishëm dhe kyq paska Lista Sërpska?! Sikur pa Listën Sërpska( e cila asnjëherë nuk e pranon shtetin e Kosovës,dhe jo vetëm që nuk e pranon,por në vazhdimësi e minon) nuk u bëka politika shtetërore e Kosovës?! Flitet e shkruhet me të madhe se „futja“ e Listës Sërpska në organet udhëheqëse të Kosovës na qenka obligim kushtetues,sepse kështu qenka vendosur në Planin e Ahtisarit për Kosovën?!...Ani,mirë,do të thoshte ndonjë i painformuar! Nëse Lista Sërpska (që as e njeh e as e do shtetin e Kosovës) qenka obligim kushtetues dhe pa te nuk u formuakan organet udhëheqëse të shtetit, “futeni“ në ato organe,por pa fuqinë politike të numrave! “Futeni“Listën Sërpska, pasiqë qenka obligim kushtetues, por vetëm në atë mënyrë kur numrat e „Sërpskës“ nuk luajnë rol kyq në organet e zgjedhura udhëheqëse të shtetit!

Nëse koalicioni fitues paszgjedhor PAN,i bën numrat me Listën Sërpska,dhe me të i zgjedh organet udhëheqëse të shtetit të Kosovës,do të zgjasë edhe për një kohë jetën e vetë politike,por në anë tjetër ato organe udhëheqëse të shtetit nuk do të zgjidhin asnjë problem të shtetit dhe për shtetin!Dhe atë për arsyen e thjeshtë që u tha më lartë në këtë shkrim,sepse Lista Sëepska as nuk e njeh e as nuk e do dhe as punon për shtetin e Kosovës?!

Flitet e shkruhet se i nominuari i koalicionit parazgjedhor PAN,z.Ramush Haradinaj,me ndihmën e numrave të Listës Sërpska do të zgjidhet në postin e Kryeministrit?!Flitet e shkruhet se zgjedhjene e Haradinajt(në postin e shumë ëndërruar prej tij) e përkrahka edhe Qeveria e Serbisë(?!) dhe i paska këshilluar deputetët e Listës Sërpska që të votojnë për Ramushin?! Për Ramushin që vetëm pak muaj më parë e pat „gozhduar“ në Francë me kërkesën që ai të sillet dhe të dënohet në Serbi si kriminel lufte?!...Dhe tash po ajo Serbi e përkrahka kandidaturën e Ramushit, që i njëjti të zgjidhet në postin e Kryeministrit të Kosovës?!

Në anën tjetër, siç shihet edhe nëpër mediat ë ndryshme, Ramush Haradinaj është i lumtur që Lista Sërpska e nëpërmes të saj edhe Qeveria serbe e përkrahka që ai të zgjidhet Kryeministër?! Vallë, beson Ramushi në një zemërgjërsi të tillë të Qeverisë serbe, apo lakmia për postin e Kryeministrit ia ka mbyllur sytë dhe ia ka topitur mendjen?!

Nëse Ramush Haradinaj zgjidhet në postin e Kryeministrit të vendit me votën e Listës Sërpska,më e pakta që mund të thuhet për të është se tek ai ka dominuar interesi personal mbi interesin shtetëror dhe kombëtar?! Dhe nëse ndodhë kështu, ditë edhe më të zeza do të vijnë për shtetin e Kosovës?!

Që mos të ndodhë një katrahurë e tillë,deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e fundit,vetëdijsohuni,dhe Listën Sërpska (rrënuesen e shtetit të Kosovës) pasiqë qenka obligim kushtetues,“futeni“ në organet shtetërore vetëm atëherë kur ajo i mer numrat që i ka nuk paraqet asnjë rrezik për shtetin?!

Dhe Ramush Haradinaj le të mendojë pak se si do të zgjidhet në postin e ëndërruar! Nëse zgjidhet në atë post fal numrave të Sërpskës,unë nuk do ta njoh si Kryeministër të vendit tim! Mbase nuk do ta njohin edhe shumë të tjerë?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat