A do të thotë se me dorëheqjet e vëllezërve Buja, PDK-së dhe klanit Pronto po i vije fundi?!

Opinione

A do të thotë se me dorëheqjet e vëllezërve Buja, PDK-së dhe klanit Pronto po i vije fundi?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 gusht 2017 Në ora: 11:58
Ragip Guraziu

Klani i rognerit dhe klani ''PRONTO'' po shpërbehet .Ka kohë që disa figura servile te ketij klani si Hydajet Hyseni, Sami Kurteshi, Smajl Kurteshi, Rexhep Selimi, Sadri Ramabaja,etj,ikën heret nga ky klan i biznesit dhe haraqit për te vazhduar me vëllezërit Buja Shukriun  e Ramën, si dhe të anëtarit të Kryesisë së PDK-së në Lipjan, Fitim Mëziu.

Një ditë pasi Shukri Buja kaloi në partinë e Fatmir Limajt edhe vëllai i tij, Ramë Buja, ka braktisur përfundimisht kryesinë e PDK-së, pjesë e së cilës ishte që nga themelimi i saj. I pakënaqur me zhvillimet e fundit në këtë subjket politik,këtyre ju bashkangjit edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së në Lipjan, Fitim Mëziu.

“Për të larguarit nga PDK nuk kam çka të komentojë është e drejtë e tyre, të qëndrojnë apo të largohen. Normalisht që ata janë shokët tanë, kanë qenë dhe besoj që do të mbesin. Kanë pasur mos pajtime, të natyrave të ndryshme me partinë ose partia me ta. Unë nuk kam pas asnjëherë ndonjë mospajtim sa i përket raporteve personale, kështu që është një vendim i tyre, askush nuk u ka kërku të tërhiqen nga PDK-ja, veprimi i tyre është i vullnetshëm. Secili e zgjedh rrugën e vetën, edhe kur e kanë zgjedh rrugën për me qenë në PDK ka qenë në rregull”, është shprehur Haliti për largimet e fundit të anëtarëve të PDK-së. Kështu vepronin edhe të LDK-së kur largoheshin simpatizantët e tyre,duke mos patur rrugë tjetër...

Të rrish me një parti politike 17 vjet dhe të braktisish atë nuk është edhe lehtë

''Ramë Buja, në letrën e dorëheqjes, thotë se po ikë nga PDK pas çorientimit që ka marrë subjekti i formuar dikur nga ish-njerëzit e luftës. Kurse Shukri Buja, ish deputet,  iku nga PDK dhe iu bashkua NISMË'-s...''.

Ndryshe pas dorëheqjes të vëllezërve Buja,i menjëhershëm ishte edhe dorëheqja e anëtarit të Kryesisë së PDK-së në Lipjan, Fitim Mëziu ka deklaruar sot ndërprerjen e aktivitetit të tij politik në Partinë Demokratike të Kosovës.

Çka po simbolizojnëkëto tri dorëheqjet të tre anëtarëve të PDK-së,që vijnë nga një komunë?!

Njëri ndër themeluesit e PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo parti. Buja letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar sot kryesisë së partisë dhe kryetarit Kadri Veseli. Si arsytim“Degradimi që po i bëhet këtij subjekti politik.Rama këtë e bëri pasi dy ditë më parë, dorëheqje kishte dhënë nga PDK-ja edhe vëllai i tij, Shukri Buja,ish kryetari i komunës së Lipjanit. Tani pasoi edhe dorëheqja e tretë e radhës po nga kjo komunë,anëtarit të Kryesisë së PDK-së në Lipjan, Fitim Mëziu.

Ramë Buja,një kohë ishte në LDK, pastaj me të filluar lufta e UÇK-së ju bashkangjit radhave të saj,dhe ishte anëtarë i SHtabit të Përgjithshëm Të UÇK-së,dhe pjesëmarrës në Rambuje. Rama ishte edhe deputet në Parlamentin e Kosovës dhe Ministër i Arsimit. Vëllai i tij, Shukriu, deputet dhe kryetar i komunes së Lipjanit dy mandate me duket,dhe komandat në UÇK, derisa anëtari i Kryesisë së PDK-së në Lipjan, Fitim Mëziu, nuk ka të dhëna për te, veçse kjo që thuhet.

Tani a nisi mu nga komuna e Lipjanit,me këto tri dorëheqje,pikrisht PDK-ja të merr teposhtzen.....

Kur kemi parasyesh fuksionet e tyre në politik dhe në parti, a janë këto tri dorëheqje në mënyrën më të mundshme morale,apo mosknaqësit e tyre për poste, apo fundosjen e Klanit PRONTO, apo ikjes nga përgjegjësia e Gjykatës Speciale për Kosovën.....

Sidoqoftë këtë do e kuptojmë më vonë, por pritet edhe dorëheqje tjera nga kjo komunë nga PDK-ja,mendojë se po,sepse vëllezërit Buja kanë ndikim të madhë në këtë komunë sa i perket PDK-së,kur kemi parasyesh aktivitetet e tyre që nga vitet e 80-ta në lëvizje të ndryshme, dhe ishin të denuar politikisht që të dy vëllezërit Buja, por edhe të tjerët vëllezërit Buja në perendim kanë dhënë kontributin e tyre kombëtar që tani dihet,dhe kjo ishte arsyeja se ata pas veti do i marrin shumicën e simpatizantëve të PDK-së pas veti,dhe me këtë do e pasurojnë subjketin poliik të Fatmir Limës,NISMË-n, dhe ka mundësi që NISMA do rrisë këtë subjket me simpatizantë të PDK-së, ish-edhe politikaj dhe ushtar,bile edhe komandant me ndikime të larta në UÇK,dhe mendimi i autorit të shkrimit pasi Bujat me Fatmir Limajn kanë qenë të afërt edhe në luftës, pasi që nga dy familjet,autori i shkrimit ka afersi dhe i njef raportet shumë mirë, këtu do përfitoj NISMA,dhe ka mundësi që PDK- do jetë në rënie dhe Klani PRONTO, siç po mendojë do merr fund mu këtu...I pyetur për të larguarit nga PDK-ja.

“Për të larguarit nga PDK nuk kam çka të komentojë është e drejtë e tyre, të qëndrojnë apo të largohen. Normalisht që ata janë shokët tanë, kanë qenë dhe besoj që do të mbesin. Kanë pasur mos pajtime, të natyrave të ndryshme me partinë ose partia me ta. Unë nuk kam pas asnjëherë ndonjë mospajtim sa i përket raporteve personale, kështu që është një vendim i tyre, askush nuk u ka kërku të tërhiqen nga PDK-ja, veprimi i tyre është i vullnetshëm. Secili e zgjedh rrugën e vetën, edhe kur e kanë zgjedh rrugën për me qenë në PDK ka qenë në rregull”, është shprehur Haliti për largimet e fundit të anëtarëve të PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës kohen e fundit është përballur me akuza se po i mban peng institucionet dhe po e thellon Kosovën në krizë politike.

Një gjë të tillë partia në fjalë e ka mohuar, e që u zotua se do të formojë institucionet shumë shpejt, por tash e më se dy muaj vendi ka mbetur peng e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se koalicioni i ka numrat dhe më 24 gusht kur edhe është caktuar seanca konsultative, do të zgjidhet Kadri Veseli kryeparlamentar, pasi nuk kanë tjetër emër.

“Ne e kemi propozu Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.  Por ne nuk kemi diskut për asnjë kandidat tjetër dhe nuk ka ndonjë vendim tjetër. I kemi votat e mjaftueshme, dhe askush nuk ka nevojë të shkojë me alternativa”, ka thënë ai.

 I pyetur për të larguarit nga PDK-ja Ramë e Shukri Buja, Haliti ka thënë, se ka qenë vendim i tyre personal, pas mos pajtimeve me partinë.

“Për të larguarit nga PDK nuk kam çka të komentojë është e drejtë e tyre, të qëndrojnë apo të largohen. Normalisht që ata janë shokët tanë, kanë qenë dhe besoj që do të mbesin. Kanë pasur mos pajtime, të natyrave të ndryshme me partinë ose partia me ta. Unë nuk kam pas asnjëherë ndonjë mospajtim sa i përket raporteve personale, kështu që është një vendim i tyre, askush nuk u ka kërku të tërhiqen nga PDK-ja, veprimi i tyre është i vullnetshëm. Secili e zgjedh rrugën e vetën, edhe kur e kanë zgjedh rrugën për me qenë në PDK ka qenë në rregull”, është shprehur Haliti për largimet e fundit të anëtarëve të PDK-së.

Po shihet këto se PDK-ja nuk po i merr edhe aq përzemër këto dorëheqje por.....

Siç ishte ajo thënja popullore-shqiptare;''kur gomari përfundoi nën thundrrat e ujkut,dhe nuk kishte pështim,mendonte se ishte ëndërr'',kështu e ka zënë paniku PDK-në,dhe do kemi dorëheqje edhe në vazhdim,gjithnjë sipas ngjarjeve të fundit dhe që filluan mu nga Lipjani,ku vëllezrit Buja kanë ndikim të madh në PDK,ku do ishte mendimi mpersonal i autorit të këtij shkrimi.

Pas dorëheqjes së Ramë dhe Shukri Bujës, vjen largimi i radhës nga PDK,nga komuna e Lipjanit të anëtarit të Kryesisë së PDK-së në Lipjan, Fitim Mëziu siç ka deklaruar ai vet  ndërprerjen e aktivitetit të tij politik në Partinë Demokratike të Kosovës,Klani i rognerit dhe klani ''PRONTO'' po shpërbehet. Ka kohë që disa figura servile te ketij klani si Hydajet Hyseni, Sami Kurteshi, Smajl Kurteshi, Rexhep Selimi, Sadri Ramabaja,etj, ikën heret nga ky klan i biznesit dhe haraqit për te vazhduar me vëllezërit Buja Shukriun  e Ramën, si dhe të anëtarit të Kryesisë së PDK-së në Lipjan, Fitim Mëziu.

Mëziu i cili me profesion është doktor, ka thënë se është e vështirë për të që të bëjë dallime dhe t’i përkushtohet politikës e në të njëjtën kohë të merret me trajtimin e të sëmurëve.

“Duke parë përgjegjësinë gjatë angazhimit politikë që kemi ndaj zgjedhësve-qytetarëve edhe unë dua të jem ai që zgjedhë dhe jo të jem i zgjedhur. Prandaj zgjedh të jem qytetar i lirë pa angazhime politike duke ju falënderuar të gjithëve për angazhime dhe kontribut me shpresë që të tjerët, do të punojnë shumë me përkushtim dhe më mirë se unë,” ka shtuar Mëziu.

Ditë më parë nga PDK, është dorëhequr edhe Shukri Buja i cili dje e ka bërë të ditur aderimin e tij në partinë e NISMA-s për Kosovën, por e ka mohuar se do të kandidojë për kryetar të Lipjanit, nga radhët e kësaj partie.

Njëjtë ka vepruar sot edhe ish-ministri i arsimit Ramë Buja, i cili e ka bërë publike dorëheqjen e tij nga kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka dal partia e parë në zgjedhjet e 11 qershorit si pjesë e Koalicionit PAN, por pavarësisht kësaj shumë individ janë dorëhequr nga kjo parti duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat