Gjuha angleze dje dhe sot

Opinione

Gjuha angleze dje dhe sot

Nga: Olta Totoni Më: 31 gusht 2017 Në ora: 15:51
Olta Totoni

Tashmë,globalizmi është  një term i përfshirë  dhe bërë  pjesë e fjalorit tonë të përditshëm.Globalizmi si dukuri ka rritur rolin e kulturës amerikane dhe ndikimin e saj në një numër të madh shtetesh dhe në të njëjtën kohë ka fuqizuar atë që quhet “Lingua franca”,gjuhën globale te ndermjetme e cila po fiton terren te jashtëzakonshëm.

Gjuha angleze është quajtur një gjuhë e çmendur dhe disa arrijnë ta besojnë me të vërtetë këtë supozim,por një gjë është e sigurt ajo jeton dhe zhvillohet mes paradoksesh.

Por cila është gjuha angleze?

Cilat janë veçantitë e kësaj gjuhe?

Pse është zgjedhur kjo gjuhë si një gjuhë globale?

A do të ketë  ajo fundin e gjuhës së vdekur latine?

Ndonjëherë  është  polemizues  fakti që gjuhët kanë lidhje të forta dhe të ndërlikuara midis tyre.Origjina e tyre daton shumë më herët seç’është menduar në historinë botërore.Ajo përmendet në librin e shenjtë të  Biblës kur flitet për Kullën e Babelit.Që nga ai moment dhe për shkak të mëkatit njerëzor,njerëzit në mënyrë të pakuptuar filluan të flisnin gjuhë të ndryshme.

Imagjinoni veten tuaj në një vend të huaj ku  keni humbur destinacionin do të ishit njëlloj si një Robinson Kruzo i humbur  në një ishull të shkretuar ose do të ndjeheshit si një person me aftësi të kufizuara dëgjimore dhe folëse.

Gjuha angleze është një mjet i rëndësishëm komunikimi në ditët tona dhe është bërë një mjet i domosdoshëm për të shprehur ndjesi, ide dhe opinione.E kundërta ndodh kur dikush ka njohuri të mira të kësaj gjuhe,nuk ndihet si  “peshku pa ujë” por shfaq siguri në ato që dëshiron t’u përçojë të tjerëve.

Gjuha angleze ka origjinë gjermanike.Janë shumë të pakta dokumentat që tregojnë periudhat në të cilat ka kaluar kjo gjuhë.Anglishtja e Biulfit(anglishtja e vjetër) dallon nga anglishtja çoseriane(anglishtja e mesme) nga ajo Shekspiriane(anglishtja e herët moderne) dhe akoma më shumë ajo dallon nga anglishtja moderne(anglishtja e ditëve të sotme).Të studiosh anglishten e vjetër do të ishte njësoj si të studioje një gjuhë më vete.Gjuhët e vjetra nuk fliten në format që kanë ekzistuar më përpara por ato janë transformuar dhe kanë evoluar e më pas janë shndërruar në gjuhë më moderne

Thuhet se kur studiohet një gjuhë,mësohet kultura dhe historia e një populli të caktuar.Kolonitë dhe tregtarët e parë angleze ishin ato që sollën gjuhën në atë që quhet në ditët e sotme “Toka e Premtuar”.Gjuha angleze karakterizohet nga variante të ndryshme.Secili variant karakterizohet nga ndryshime në aspekte gramatikore,në fjalor,në shqiptim,në mënyrën e të shkruarit etj.Disa prej tyre kanë tendencën e thjeshtëzimit ndërsa disa të tjera përzjerjen dhe krijimin e gjuhëve të reja të cilat disa syresh kanë filluar t’i përdorin dendur.

Nju Jorku ose “Molla e Madhe” ofron një shëmbull tipik të gjuhës më të re të rrugës Spanglishtes,një përzjerje e çuditshme e spanjishtes dhe anglishtes.Nuk dihen arsyet se pse këta njerëz të cilët nuk janë vendas në shtetin në të cilin ata jetojnë përzgjedhin të flasin një gjuhë që është e ndryshme nga ajo e vendasve.

Nuk kemi vetëm një përzjerje të gjuhëve por dhe të dialekteve dhe mund të përmendet në këtë rast;anglishtja e australianeve që është një kombinim i gërmëzimit amerikan dhe atij anglez.Kryesisht gërmëzimi amerikan përdoret në shtyp ndërsa ai britanik dominon në cdo aspekt.

Si një gjuhë e kohëve  moderne,gjuha angleze përfshin një fjalor të pasur ku fjalët dhe rrënjët  e tyre marrin kuptime të shumëllojshme  por kanë dhe origjinë të ndryshme.Për gjatë,gjithë historisë së saj gjuha angleze është pushtuar nga fjalë të huaja të cilat janë bërë pjesë e saj dhe janë shkrirë në të.Fjalori latin,frëng, grek përfshin përkatësisht fjalë të cilat kanë lidhje me fenë,sistemin ligjor,mësimet klasike.

Ne jetojmë në një botë me diversitet të theksuar multikulturor,i cili ka një efekt të drejtpërdrejtë në komunikim dhe gjuhë.Së pari anglishtja moderne ka hedhur tej diskriminimin gjuhësor duke shmangur përdorimin e termave që karakterizohen nga perceptimi negative të cilat kanë si rezultat pabarazinë gjinore dhe shkaktojnë diferencim racial,social,fetar etj.Së dyti, anglishtja moderne ndikohet nga ekuivalentet kulturorë kjo sepse në shtete si SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar dhe kemi jo vetëm bashkëjetesë të komuniteteve të njerëzve të të gjithë botës njerëz të cilët i përkasin kulturave  të ndryshme. “Mozaiku”tashmë është një realitet.Copëzat me ngjyra të ndryshme të cilat përfaqësojnë një kulturë dhe gjuhë me vete janë unifikuar dhe të gjitha së bashku ndikojnë te gjuha mbizotëruese e shekullit duke sjellë shumëllojshmëri  madje  edhe  etnocentrizëm.

Ensel,olgeta,pikinini….çuditerisht këto fjalë i përkasin gjuhës angleze dhe përkatësisht përkthehen ëngjëll,të gjithë dhe fëmijë.Ne jemi mësuar që të hasim formën tradicionale të kësaj gjuhe.Fjalët e mësipërme  janë shkëputur nga fjalori i “zhargonit pixhin”  i cili u zhvillua midis britanikëve dhe kinezëve dhe ishte një kombinim midis fjalëve të gjuhës angleze dhe gramatikës së gjuhës kineze.Pixhin nuk është një gjuhë vendase por përdoret kryesisht si gjuhë e dyte tregtare.Mendohet që fjala pixhin ka të njëjtën shqiptim me fjalën biznes por të thënë në gjuhën kineze.

Nga sa përmendëm më lart,vërtetohet fakti se gjuha angleze është shndërruar në një gjuhë universale dhe fleksibël.Si një gjuhë ndërkombëtare,globale,botërore ajo është bërë rreziku kryesor për disa vende ku gjuha flitet nga vendasit dhe ka tronditur themelet e këtyre komuniteteve pavarsisht nga  fortësia për të mos humbur identitetin e tyre kulturor.Në të njëjtën kohë,ushtrohet presion për shkak të zhvillimit dhe të teknologjisë duke krijuar terma të reja në fushat përkatëse dhe duke i induktuar ato në gjuhët e popujve të ndryshëm. Si një gjuhë neutrale,vihet re përpjekja për të bërë standartizime.Kjo do të thotë të ekzistojë një balancë midis anglishtes së identitetit kulturor dhe asaj që na mban në kontakt me botën. Gjuha angleze nuk i përket më vetëm atyre  që e flasin ose e kanë  atë gjuhë zyrtare por i përket të gjithë botës.

Autorja  është Lektore e Gjuhes Angleze në Universitetin e Tiranes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat