Presidenti i Diversitetit, nuk mund të jetë udhëheqes i Grupit të Unitetit

Opinione

Presidenti i Diversitetit, nuk mund të jetë udhëheqes i Grupit të Unitetit

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 31 gusht 2017 Në ora: 22:15
Hashim Thaçi

Në një situatë kaotike dhe pa institucione te konstituura dhe me nji Qeveri në detyrë, eshtë e paimagjinueshme, që të flitet përçfardolloji bisedimesh me Serbinë, është njësojë mu sikur të lëshojshnë nji tren në qarkullim pa orar pa dijtë fare stacionet se ku do të ndalet me të gjitha elementet të nji qarkullimi të rregulltë dhe normal.

Për ma tepër këtu haptas shifen veprimet qellimëkeqia të Presidentit Thaqi, i cili donë te marrë primatin në udheheqjen e bisedimeve me Serbinë, ku qellimishtë në marrëveshje me Vuqiqin(afria e tyre vëllazërore urimi i postit të Presidentit nga ana e Thaqit) me përkrahjen e BE-së, dojnë që brenda natës, nëpër këtë mjegull të krijuar qëllimishtë, për përfitime personale politike dhe sigurimin që emri i tij, mos të jetë në listën e Gjyatës Speciale.

Aty ky vetë dhe grupi "Pronto" si kundërshpërbelim, ku vihen ne pyetje interesat vitale politike të Kosovës duke krijuar nji Kornizë të dëmshme në vazhdën e bisedimeve te paautorizuara nga organet kompetente Kushtetuese, pa kurfar kushteve dhe pa kurfarë strategjie në të cilën Kosova do të jetë në pozitë inferiore dhe e pabarabartë me Serbinë që është edhe qëllimi i Vuqiqit, respektivishtë Serbisë.

Pa u kontitue institucionet dhe pa fillue punën normale Parlamenti, nuk duhet lejuar Thaqit që të keqëpërdorë institucionin e Presidenti si monark, sepse i tejkalonë të gjitha kompetencat e Kryetarit të shtetit në bazë të Kushtetutës, në mungesë të miratimit paraprakë të Kornizes për bisedime me Serbinë nga ana e organit më të lartë legjislativë, Kuvendit të Kosovës.

Në mungesë të  Kuvendit  duhet partitë politike, por qoftë edhe reagimi qytetar të deklarohen haptas kundër shkuarjes së Thaqit në Bruksel, perderisa nuk kemi dokument zyrtar nga ana e BE-së respektivishtë të zonjës Mogherini si ndërmjetësuese e në emer të BE-së, se perçka është biseduar, për çka janë dakorduar, dhe është realizuar nga të dyja palët e posaçërishtë nga Serbia, në bisedimet e deritanishme.

Hashim Thaqi pa marrë parasyshë se edhe në krye të shtetit, nuk është President konsesual, sepse nuk është zgjedhur nga populli, prandaj dhe nuk është në gjendje, që të krijojë unitet mes partive politike për të zgjedhur krizën e krijuar edhe nga vetë ai e le më të krijojë e udhëheq një ekip të Unitetit.

Keto janë lojra të tij, të ndyta për të ja zgjatë jetën partisë së tij, nga e cila nuk mundë të shkeputet edhe në cilësinë e Presidentit me veprime neutrale.
 
Urgjentishtë duhet ti mirret mandati i udhëheqësit të bisedimve në emër të shtetit të Kosovës duke patur parasyshë dëmet politike, që i ka shkaktuar Kosovës, për pasojë nuk posedonë pregatitje profesionale politike, diplomatike e intelektuale.

Për dëmet e shkaktuara, duhet të inicohet përgjegjësia deri të shkarkimi nga posti i Presidentit me aresye të ditura në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat