Fëmijët pjesa më e gjallërishme (vitale) e jetës

Opinione

Fëmijët pjesa më e gjallërishme (vitale) e jetës

Nga: Haki Bunjaku Më: 9 shtator 2017 Në ora: 07:45
Haki Bunjaku

Dje,mbas dreke, u kujdesa për mbesat e mija (çikat e Arbenit).Qe një përjetim i veçantë!

E madhja-Fiona merrej me do lojëra të veta,ndërsa dy të voglat:Jerina me Anjesën,demonstronin rreth meje ushtrime fizkulture e të baletit.Dikur këto,të voglat thanë,po luejmë mësheftas.

Anjesa u mëshef,ndërsa Jerin tha:-Hajde bac ta gjejmë se nuk po mundem!Mjaft lypëm,por më vonë e gjetëm.Ma prunë një zile shumë të vogël=Lingë,po dje ia dallashita emrin,mirëpo edhe ashtu Arbenin e gjobitëm me një fr.e gjysmë,ndërsa unë tash ia kam borxh Anjesës dy fr.dhe i ndava që kur të vijë me ia dhën.

U lodha,po nuk më linin me fjet dhe kur u shtrina më erdhën në mendje lojërat ... sa nuk u gjetëm dot kurrë....

mësheftas nga fëmijëria ime.

Në veçanti,ma ngacmoi memorjen loja: Mësheftas e poetit të madh Rilindas:-Anton Zako Cajupi,i cili kësaj loje fëmijësh i dha përjetësi artistike,edhe në kuptimin simbolik:

-... u mëshefëm aq bukur ndër ferra e gurë,

sa su gjetëm dot kurrë...!

Ja pra nis si lojë fëmijësh symbyllaz dhe vazhdon në të rriturit nëpër hullijt e jetës,që mbase edhe nuk i takon rasti jetësor kurrë,por malli i ndarjes i gërryen për brena.

Jeta ka mësheftësitë e veta,të cilat,përkundër vullnetit tonë,na imponohen,duke shkaktuar stome të mallit e të nostalgjisë,nga shkaku i ndarjes.

Fëmijtë e çobaja,gjithmonë kanë gjetur diçka për të luajtur dhe kanë thye monotoninë e jetë.

Loja mësheftas e babëlok te fëmijtë kanë ndikuar në zhvillimin normal të tyre dhe në harenë jetësore.

Te çobaja gjithashtu loja babëlok,kuracak,kliçkë këcim,vrapim,guxh,shalë,pikarth ,me top nga leckat a nga leshi i love dhe i kuajve,që kështu e kanë stimulue edhe inteligjencën.

Si bari delesh kam luajt me fyell,kurse tash që gishtat e dorës së majtë nuk më punojnë;në ëndërr provoj nipave e mbesave tu tregoi për meloditë me fyell të barinjëve,por smë bëjnë gishtat dhe prishet ëndrra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat