Britma e tmerrshme nga altoparlanti i xhamisë po e çmendte Tiranën

Opinione

Britma e tmerrshme nga altoparlanti i xhamisë po e çmendte Tiranën

Nga: Gani Mehmetaj Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:11
Gani Mehmetaj

Kishte rënë muzgu kur dola nga libraria "Adrion" në qendër të Tiranës me një libër në dorë, ndërsa zbrisja shkallëve drejtë sheshit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur ma bllokoi dëgjimin një britmë e thekshme e altoparlantit të xhamisë përballë. Thashë ma shpoi kafkën, me depërtoi në anën tjetër të rrashtës ky zë i lemerishëm që çante qiellin më lartësi sa disa shpërthime atomike njëkohësisht. Zëri i altoparlantit ua kalonte të 13 xhamive të Prishtinës, megjithëse edhe në kryeqytetin e dardanëve të tmerron britma e hoxhallarëve në altoparlant. Kurrë nuk e kisha dëgjuar një britmë të tillë si kjo në Sheshin Gjergj Kastrioti, kurrë nuk me dëshpëroi kryeqyteti i shqiptarëve më shumë se sa kësaj here. Si ishte katandisur! 

"E paska hëngër dreqi Tiranën dhe tiranasit, paskan mbaruar!", i thash vetës i dëshpëruar. U përpoqa të mbyllja veshtë, por kot zëri i altoparlantit me depërtonte në kafkë, ma dridhte shtatin mu si gongu kinezë në mesjetë kur donin t'i çmendin keqbërësit. 

Me doli qejfit Tirana, mu zvetënua atmosfera e Sheshit, gati sa s'u betova se kurrë më s'do të shkel në këtë tokë të përdhosur. Sheshi mu duk i traumatizuar, i shushatur, si të ishte i përzishëm. Sheshi që dikur gumëzhinte nga njerëzit, kishte pësuar trauma. 

Kanë shtet e ligj bashkëkombësit e mi? Dinë çka është ndotja akustike? Mund t'i dal kush ndesh kësaj katrahure? Bajlozi i zi kishte dal nga deti, por mungonte Gjergji që t'i dilte në log të mejdanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat