Denoncimi i vonuar më qellim të paqartë

Opinione

Denoncimi i vonuar më qellim të paqartë

Nga: Milazim Maraj Më: 14 shtator 2017 Në ora: 10:11
Milazim Maraj

Denoncimet e vonuara të shqiptarëve nuk e kanë fuqinë dhe vlerën e duhur  kur denoncohen më vonës, ose më një kontest, sikur që e kanë  kur denoncimi behët më kohë dhe i pastër, për krim. Institucionet tona dhe mediat, e në veçanti mediat hulumtuese kanë për detyrë që të bëjnë denoncimin e krimeve serbe në Kosovë. Me qellim që prezenca e tyre në popullin e vrarë të mos torturoje dhe frikësoj me tutje shqiptaret. Të mbjellin pa siguri, bashkë më komponentët tjera kriminale të vrasin shpresën dhe nxisin shpërngulje të shqiptarëve nga Kosova.  Denoncimi i  Z. Rikallo tani  pas zgjedhjes Ministër i Bujqësisë në Kosovë nga marrëveshja e koalicionit Pan nuk e ka fuqinë e denoncimit sikur ky denoncim të ishte bërë më kohë. Rezultatet e heshtjes për  kriminelet sjellin situata konfliktuoze në mes të shqiptarëve. Banoret e ndërtesës në Kurriz të lagjes Dardania kanë rrëfyer, tortura që zoti Rikallo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur më uniformë dhe i armatosur. Ky denoncim behet pas dy dekadave dhe pasi që u zgjodh Ministër.             

I kujtohet zonjës fytyra e  Nenad Rikallos i cili ka jetuar në nr.45. të kësaj ndërtese ku jeton edhe familja Beqiri. Kërcënimet, torturat dhe format tjera të dhunës ndaj banorëve shqiptarë u kujtohen banorëve të kësaj ndërtese. A janë denoncuar nga banorët shqiptarë të kësaj ndërtese, që e kanë njohur mirë kriminelin e pretenduar, më herët?. Pastaj ky kriminel qëndron dhe jeton i qetë në ndërtesën ku i ka kryer krimet. Pse KTV dhe familjet në këtë ndërtese kanë durua dy dekada për këtë denoncim?. Kanë pritur që ky të behet ministër për ta denoncuar. Rikallo i armatosur ka nxit shpërnguljen e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre në këtë ndërtese. Më armë ka kërcënuar edhe babanë e Festimit, birit të zonjës Beqiri dhe nuk është denoncuar. Kanë jetuar dy dekada pas torturave dhe kërcënimeve në të njëjtin kat më kriminelin. Në këtë ndërtese ka pasur edhe serb tjerë që ndoshta janë sjellë njësoj si Nenad Rikallo por as sot nuk po denoncohen nga familje që kanë jetuar në këtë ndërtesë dhe as nuk po publikohen të paktën më këtë rast nga KTV as nga e familjet shqiptare të kësaj ndërtesë. Banoret e kësaj ndërtese pranojnë te flasin tani për Rikallon. Por a u pyetën edhe për kriminel tjerë si Rikallo, apo të tjerët do të denoncohen pasi të zgjidhen Ministra?. Banorët e kësaj ndërtese janë shokuar kur e kanë parë kriminelin Ministër thotë gazeta. Ndërsa kanë duruar që të jetojnë afër me kriminelin dy dekada madje në të njëjtin kat.                                                                                                                                    

Ky kriminel pretenduar  ka shërbyer edhe në KQZ dhe nuk është denoncuar edhe këtu është parë nga këto familje por nuk është denoncuar.Pse? Ndoshta është denoncuar por gazeta nuk e sqaron. Tani nuk është e çartë nëse denoncohet Koalicioni PAN që e ka pranuar këtë Ministër, apo krimineli e pretenduar për të cilin duhet të ofrojnë argumente para organeve. Pse nuk u denoncua deri sot? A duhet të pritet edhe për kriminelet tjerë që janë apo nuk janë në Kosovë të i denoncojmë atëherë kur denoncimi i tyre sjell dëme për viktimat dhe shtetin e viktimizuar më shumë, së për kriminelin dhe shtetit kriminel? Vonesat të tilla sjellin konfuzione dhe përfundojnë më trazira të pa shpjegueshme por që në brendinë e tyre e kanë arsyen e vonuar. Kjo arsye e brendshme keqpërdoret për të u dhen forcë  trazirave ndoshta të planifikuara. A do të jetë ky Ministër një personazh  tjetër i një drame makaber ku do të përplasën shqiptaret e Kosovës më policinë e vetë si më rastin Jabllanoviq? Apo më rastin e protestave të vitit 2004 të projektuara nga krimineli serb Stanishiq dhe të realizuara nga 700 spiun të MIlosheviqit që pretendonte së i ka në Kosovë. Më këto protesta shqiptarët vranë imazhin e vet  shekullor që e kishin para bote. Dëmtuan  trashëgimitë tona kulturore dhe fetare të okupuara nga Serbia. U prezantuan sjellje që nuk kanë pasur  origjinë nga kultura shqiptare. Paratë që Evropa i kishte ndarë për ndihmë të Kosovës u përdorën për ndërtimin e shtëpive të krimineleve serb  të cilave ua trefishuan vlerën. Qindra polic dhe demonstrues shqiptarë u lënduan pa nevojë.

Kjo ishte vrasje e mëtutjeshëm e imazhit tonë shtetëror dhe kombëtarë. Më sjellje të shqiptarëve të manipuluar dhe euforik, argumentoheshin propagandat e rrejshme të Serbisë për shqiptaret. Kështu sollëm dhe vazhdojmë të i sjellim dëme ekonomisë tonë edhe kështu të dobët. Bllokada të vazhdueshme të punës së institucioneve tona edhe kështu të vonuara për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe fare të pa arsyeshme që i nxitën kjo pozitë dhe një pjesë e opozitës së tashme për të ardhur dhe nbetur në pushtet. Gazetat dhe mediat tona duhet të jenë në shërbim të interesit kombëtarë dhe shtetëror të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat