Po thonë se për 4 raste të vdekjeve në QKUK nuk qenka fajtor njeriu por gazi!

Opinione

Po thonë se për 4 raste të vdekjeve në QKUK nuk qenka fajtor njeriu por gazi!

Nga: Ragip Guraziu Më: 14 shtator 2017 Në ora: 11:39
Ragip Guraziu

Ndikimet e politikës edhe në QKUK,me inkuadrimin e mjekëve militantë të partive të tyre,që më së mirë po vërtetohet me rastin e fundit,të 4 përsonave që po thuhet,vdekje të dyshimta,dhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli,sipa informatave të autorit të këti shkrimi,(ndoshta nuk mund edhe të jetë i saktë),qenka militant i PDK-së,ka dhënë informacione në mediume të drejtëpërdrejta,për vdekjet në QKUK.

Edhe sa vdekje të dyshimta duhet të ndodhin,faktori njeri të përgjigjet ?!

Sipas Ministrit të SHëndetësisë,Uran Ismajli, se arsye e vdekjes së tyre dyshohet të jetë gazi.“Kompania përgjegjëse për importimin e këtij gazi dyshohet se e ka prodhuar vetë atë gaz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe makineri prodhuese”. Ky objekt është mbyllur dhe se policia është duke u marrë me këtë rast.Ai është shprehur optimist se do ta përmirësojë gjendjen në shëndetësinë kosovare. Brenda 100 ditesh ai tha se do ta ketë të qartë se për çfarë ka nevojë shëndetësia?!

Po i presmi fajtoret dhe duhet pasuar denimet,pra...

Fai i parë,partit politike,sidomos ato që janë në pushtet ,sidomos,me koalicione,e përzinë  edhe me partit politike më të vogla,por në numër,të PDK-së dhe ata të LDK-së,militantët e tyre janë punsuar dhe kanë pushtuar QKUK, me mjektë,ata po i quajnë profesionista e të shkolluar pas lufte,diplomat janë futur në xhepat e tyre, pacientet po na vdesin,si të dyshimt,nuk di a ngjan edhe ndokun në këtë botën e civilizuar,apo veç neve këtu QKUK?

Sabri Caka,nënkryetar i sindikatës së shëndetësisë së Kosovës,deklaratë bombastike,që nuk kapërdihet lehtë?!

Pas vdekjeve në QKUK të këtyre ditëve, siç janë vlerësuar të dyshimta, ka folur edhe nënkryetari i sindikatës së shëndetësisë së Kosovës, Sabri Caka, i cili deklaroi se nuk e beson që lëshimi ka ndodhë në aspektin profesional, sepse sipas tij në QKUK çdo ditë punohen raste të shumta dhe veçse janë lavdëruar për punën e bërë.

Tani sipas autorit të shkrimit; pacientë të vdekur si të dyshimtë vdekja e tyre,mjeket qenkan lavdruar për punën e tyre...PO KJO ËSHTË TMERRË...po a këpërdihet kjo,dhe a ka ngja ndonjëherë këso ngjarje ndokund në vendet tjera të botës,apo veç tek ne në Kosovë?!

Nga qytetarët e Kosovë po kërkohet,sipas,Cakës,sa i përket rasteve që kërkojnë intervenime kirurgjike këto ditë,  nuk ka vend për shqetësim:“Mos të krijohet paniku se në QKUK vazhdimisht punohet, meqë rastet emergjente operohen në sallat alternative. Pra ato raste që kanë nevojë të intervenohen do të kryhen siç janë kryer edhe sot”.Inshalla jo kështu si deri sot,nuk është ky rasti i parë,dhe as nuk do jetë i fundit,kur të vdekur të dyshimta kemi pas edhe gjatë lindjeve te nanave të fëmijve,ku i kanë humbur fëmijtë e posalindur,mos fajtor janë nanat tani?!..

Po thuhet se ,Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës  kanë ngritur dyshimet mbi gazin oksidol, si shkak i vdekjes së pacientëve në QKUK. Inspektorët e MSH-së kanë identifikuar kompaninë që ka furnizuar QKUK-në me gazin oksidol dhe së bashku me Policinë e Kosovës e kanë vizituar atë. Kompania ka pasur licencë për importimin e gazit, por inspektorët kanë gjetur atë duke prodhuar oksidol.

Bëhet fjalë për kompaninë N. P. T. Sh. “Bubeari Komerc” nga Kaçaniku, për të cilën ministri Ismaili tha se nuk ka licencë për prodhimin e këtij gazi.Por të kundërtën e thotë për Gazeta Shneta, pronari i kësaj kompanie Naser Guri. Ai e ka pohuar se furnizon QKUK-në, spitalin e Gjakovës dhe atë të Gjilanit.Por Guri thotë se nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje, që do t’ia ndalonte prodhimin.

Reagimi i Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi -duhet përkrahur edh nga qytetarët e Kosovës

Përmes një postimi në Facebook  ka reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili u shpreh se 4 vdekjet e cilësuara si të dyshimta në QKUK nuk kanë ndodhur nga faktori njeri, por nga kompania pa liçencë që ka furnizuar me gaz.“Nëse nuk ndërmerr masa konkrete ndaj atyre që kanë keqmenagjuar me QKUK-në, atëherë edhe ti e mbanë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjet që kanë ndodhur këto ditë në QKUK”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Ministër Ismaili, unë e di që nuk je mjek me profesion, por e di që është ma mirë me folë të drejtën se sa me dalë qesharak para opinionit.Nëse nuk ndërmerr masa konkrete ndaj atyre që kanë keqmenagjuar me QKUK-në, atëherë edhe ti e mbanë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjet që kanë ndodhur këto ditë në QKUK.Fillimisht duhesh ta shkarkosh drejtorin e QKUK -së Curr Gjocajn, i cili mbanë përgjegjësinë kryesore përshkak të keqmenagjimit.E di se pak e ke të vështirë, ngase Curr Gjocaj është i emëruar nga njerëzit e PDK-së.Por, nëse ia don të mirën e qytetarëve dhe shëndetësisë kosovare, duhesh ndëshkuar fajtorin, qoftë edhe nëse është nga partia juaj. 

Fakti që Ismajli nuk vjen nga sistemi shëndetësor,nuk është mjek,ishte më i zëshmi ne deklaratat e tij...

Tutje Ismajli ka thënë që duke përmirësuar shërbimet shëndetësore, të cilat aktualisht mund të ofrohen në Kosovë, do të tentojnë të ndalojnë eksportimin e parave të qytetarëve që kërkojnë shërbime shëndetësore jashtë vendit, siç është Maqedonia.Ndërsa faktin që ai nuk vjen nga sistemi shëndetësor, nuk është mjek, Uran Ismajli e sheh si pozitiv përderisa ka thënë që do të tentoj që edhe bashkëpunëtorët e tij të mos jenë të gjithë brenda këtij sektori.“Aktualisht bashkëpunimin mendoj të filloj me dy donatorë të fuqishëm që janë brenda ministrisë, një fondacion nga Luksemburgu dhe një nga Banka Botërore. Ndërsa ekipin rreth vetes do ta zgjedh me kujdes dhe do të mundohem që personat rreth vetes mos të jenë vetëm brenda sistemit. Besoj shume që këtë ministri do e lë më mirë” deklaroi Ismajli, në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës. 

Po thonë se për 4 raste të vdekjeve në QKUK nuk qenka fajtor njeriu por gazi! Sipas kësaj logjike duhet dënuar gazin e jo njeriun!

Ndikimet e politikës edhe në QKUK,me inkuadrimin e mjekëve militantë të partive të tyre,që më së mirë po vërtetohet me rastin e fundit,të 4 përsonave që po thuhet,vdekje të dyshimta,dhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli,sipa informatave të autorit të këti shkrimi,(ndoshta nuk mund edhe të jetë i saktë),qenka militant i PDK-së,ka dhënë informacione në mediume të drejtëpërdrejta,për vdekjet në QKUK.

Që do të thotë se; katër(4) rastet të vdekjeve në QKUKQ ,sipas tij po na delë se fajtori qenka gazi dhe jo njeriu?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat