Ministri që maltretoi shqiptarët të dorëzohet tek organet e drejtësisë

Opinione

Ministri që maltretoi shqiptarët të dorëzohet tek organet e drejtësisë

Nga: Dedë Preqi Më: 14 shtator 2017 Në ora: 15:28
Dedë Preqi

Shteti i ri i Kosovës, në konsilidimin e vet të shtetndërtimit, ky vend po ballafaqohet përveç të kaluarës së hidhur edhe më të tanishmën e ngjizur të një vizioni të turbullt, që shpesh e përcjellinin doza të destabilitetit, që në fakt ia imponojnë tërë kuptimin e një shteti të pavarur dhe demokratik, duke shkakëtuar lëkundje drejtpërsëdrejti në thëmelet e shtetit të ri.

Edhe pse miqtë e këtij vendi kanë respekt dhe përkujdesje, sikur që janë SHBA-të, Gjermanija dhe shumë vende tjera evropiane, të cilët përpiqën të na ndihmojnë dhe të na përkrahin në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të ri, një strukturë e fshehtë dhe e djallëzuar vepron brenda përbrenda në udhëheqjet dhe pushtetët e këtij vendi.

Ëndërra e sëcilit grup politik për ta udhëhequr shtetin e ri të Kosovës, ishte më shumë se insistim i një politike të një klani e figurash pa vlera, apo me vlera të kundërta dhe në disfavor të këtij shteti, dhe që pas kohës së presidentit Ibrahim Rugova, në fakt pushtetët e radhës të udhëhequra me njerëzit e tillë, e dëshmuan vetë se, përkushtimi dhe vizioni i tyre ishte i mangët dhe i çalë, apo fare shpresëdhënës për të ardhmën e këtj vendi dhe mirëqenjën e qytetarëve të saj.

Dhe duke pasë nuancat e një motivimi të tillë, edhe ndërrimi i këtij pushteti dhe qeverisë aktuale në krye me Haradinaj, e cila ndryshe do të quhet «Qeveri pa dorëza», nuk do të heq në kandar si cilësi, nëse zemra e këtij shteti nuk do të rrahë e lirë dhe nuk do të funksionojë pa ndihmën dhe «stendat» që do t’ia vendosë Beogradi në arterjen e saj.

Edhe pse në sipërfaqe bie në sy se kryeministri i ri insiston që ekzekutivin e tij ta shpreh menjëherë ndaj shumë faktorëve negativ që janë akumuluar në këtë vend, por insistimi i sëcilit që mendon në këtë mënyrë nuk është i bindshëm dhe kompakt, kur brenda një uniteti formal mungon edhe një plan dhe program i qartë qeverisës.

Dhe pjesa më e ndieshme që mund t’ia shkurtojë rrugën kësaj qeverie, është dhënia e kopetencave të tepruara dhe të dyfishuara e përfaqësuesve të listës serbe në ekzekutivin e vendit, kur dihet se kjo listë është vegël e Beogradit, dhe urdhërave të Vuçiqit.

Përveq tjerash, për fat të keq në këtë qeveri të re, është prezente edhe një linjë tjetër, ajo që grupon njerëz me biografi të ndryshme, si të Komadantëve, e përzier me Enveristë, Shik-istë, UDB-istë, këngëtar talla-va, gazetar të pa vlerë dhe shumë të tjerë, që nuk zgjojnë kureshtje nga kapacitetet e tyre që posedojnë në rrolin e një kuvendari të sinqertë.

Megjithatë, hija e llojit të kësaj qeverie i shtohet edhe pjesa tjetër, që ndoshta do të quhej pjesa më e dhimbshme e kësaj qeverie, kur ministëri i Bujqësisë i kësaj qeverie nga komnuniteti serb i ashtuquajturi Nenad Rikalo, ishte militant i mobilizuar i Millosheviqit në kohën e luftës bashkë me vëllezërit e tij, i cili malltretoi dhe torturoi shumë qytetarë të Kosovës, që në këtë rast nuk e ka vendin në qeverinë e Kosovës, por duhet të dorëzohet organëve të drejtësisë.

Ndërkaq, kjo nëkupton vetiu se një qeveri me njerëz të pa përshtatshëm dhe të pa ndërgjegjshëm, ku në përbërjen e saj ka njerëz të akuzur dhe të inkriminuar, si edhe njerëz me profile të kundërta që kanë marrë detyrat ministrore dhe udhëheqëse të vendit, kur mjeku e merrë dhe kryen detyrën e Ministrit për shtrimin dhe përkujdesjen e rrugëve dhe anasjelltas, që do të thotë, konfrontim ndaj detyrës dhe profesionit përkatës dhe detyrës ministrore, e cila është si një ndër trashëgimitë e njohura nga qeveritë e kaluara, të cilat dështuan keq më keq në udhëheqjet e tyre dhe si kopje e llojit të tillë, ky veprim e ka vështirë të shdërrohet në një shkallë tjetër të cilësisë më të mirë.

Kosova si një shtet i ri, me keqardhje duhet të cekët se, shumë pak përvoja të menqura dhe të nevojshme ka përfituar nga Qeveria e Shqipërisë, edhe pse tani retorikat e z.Edi Rama, janë të nxehta, që kufinjt shtetëror në mes Shqipërisë dhe Kosovës, ti bëjmë kufinj evropian. Kjo ide do të ishte një strategji logjike në mes këtyre dy shtetëve simotra.

Por, në paktikë është diçka ndryshe, të cilat janë shumë të mangëta, sepse në rend të parë kemi të bëjmë me organizimet dhe rregullimet e brendshme të shtetit, përveç të përgjithshmës edhe për një arsye fare të rëndësishme, që e kemi një gjendje të pa lakmueshme mirëqenjën e qytetarëve pothuaj se në të dyja brigjet, edhe pse Shqipëria, është njëri ndër vendet që ka një pozicion të lakmueshëm të turizmit në rajon dhe Evropë. Dhe, nëse këto dy qeveri i kanë mangësitë e tyre politike dhe strategjike, në rrethana të tjera do të quhen mangësi të përbashkëta, që në tërësi duhet ta ndihmojnë dhe plotësojnë njëra-tjetren, që ta ruajnë natyrën autentike të vendëve dhe afërsisë që kanë, kështu që brenda përbrenda njëra-tjetrës të nxjerrin ide të përbashkëta të bashkëpunimit dhe veprimit, por jo, duke kërkuar ndihmë dhe sugjerime nga armiqtë e këtij populli dhe kësaj toke, vetëm e vetëm për të marrë një titull udhëheqës, që në të kundërtën, duke ia vrarë krijesën dhe shpresën këtij vendi dhe populli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat