Mashtrimi dhe tallja me popullin, është tradhti!

Opinione

Mashtrimi dhe tallja me popullin, është tradhti!

Nga: Qemal Musliu Më: 15 shtator 2017 Në ora: 16:08
Qemal Musliu

Kështu shkroi shumë kohë, më parë i madhi: Faik Konica, mllef e shfaqur njëjtë me sotmin !

Sot kanë dalë ca zuzarë

Që u lindnë shqiptarë

E punojnë natë e ditë

Që të mbetemi pa dritë

Është turp prej kësi krimbash

Të mundohet një komb trimash”

Sot, për shumë “lider e patriot” nuk ka rëndësi dështimi, mashtrimi, rëndësi ka “të jetë në krye”, ani, ma mirë i humbur “me atë në krye”, se, sa, me dikë tjetër, i fituar !

E dini ju që para se të vini në këto pozita se: nuk ju njohu: as familja, as rrethi e lere më, ata më larg. Tash, jeni bërë të njohur ( por, për të keq) në një kohë të shkurtër, e në një hapësirë bukur të gjerë. Madje keni bërë pasuri, e mbi të gjithë keni bërë “forcë” ndikuese duke keq-përdorë pozitën dhe varsh-mërinë ekzistenciale te një numri të madh, në shoqërinë e gjerë njerëzore.

Ju duket se keni fituar “famë” në fakt, fare jo. Bile jeni me faje të pa falshme. Për këtë, sot në mos e marshit shpërblimin e kësaj “fame”, nesër me siguri, historia do ua jap, o trashëgimtarët e juaj do ta marrin, dhe do të turpërohen me të bamat, e “mrekullitë” e juaja.

Kush do që është lideri, përfaqësues i popullit, po nuk e dashti popullin e vetë, si familjen e vetë, apo si familjen në kuptim më të gjerë, ai nuk mundet të jetë i suksesshëm. Politikë bërja në damë të (mashtrim) popullin që përfaqëson dhe në emër të cilit thirresh, nga i cili ke marrë bekimin për mbrojtje të interesit, është lajthitje, mëkat dhe haram në kuptimin fetar (ngase një numër i konsideruar shiten si “fetat të devotshëm”), është përbuzje dhe tradhti që nuk falet.

Në këtë kohë, kur ka kuadro super të përgatitura, sidomos në Europë, e Amerikane, të specializuara, në lëmin të ndryshme dhe me njohje të dy, tri gjuhëve të huaja: Gjuhë: Angleze. Gjermane, Frënge, e Italiane, etj. dhe gjuhët sllave që fliten në Ballkan. Gjithashtu të dëshmuar edhe me tituj të lartë akademik atje ku punojnë e veprojnë si specialist shumë të suksesshëm.

Vetëm në kohën e Prosperitetit Demokratik, bënë afrimin e kuadrove të afta, pa përjashtim nga cili rreth dhe ku ndodheshin, fizikisht. Atë kohë, e kthyen nga mërgimi, Prof. Nazmi Maliqin, për Ministër të Mbrojtjes; nominuan për deputet të mundshme mërgimtarin: Jur. Qemal Musliun, Prof. Xhafer Ymerin, etj..

Fundja për mërgimtarët është obligim kombëtarë dhe nderë, për të kontribuua në vendin nga ku ka origjinën. Aftësitë e tyre bashkë me investimet, do të realizojnë atëherë kur bien këto marifete të fëlliqura, që janë me dozë të tepruar të gjeneratat e vjetra dhe te ato të mesmet, te gjeneratat e reja kurrë mos qoftë.

Prandaj popullit shqiptarë në hapësirën ballkanike, (Gadishulli ILIRIK) është i vetmi popull autokton, por, që i mungon një liderët e mirëfilltë, i cilët për një kohë shumë të shkurtë do ta shpien popullin me hapa gjigant përpara dhe nuk do të kishë nevojë të zbrazen trojet ditë e përditë, ku nuk është çudi që këta “lider, udhëheqës” do të mbeten, edhe pa anëtarë të familjes.

Nëpër debate televizive, për çudi pjesëmarrësit shqiptarë, lejojnë të krahasohet populli shqiptarë, i barabartë me kusht si, me minoritet të cilët u sollën apo disa edhe u “vetë krijuan”, për interesa të ndryshme të jetës, në trojet dhe në pronësi të shqiptarëve si: turqit, boshnjakët, por edhe vetë sllavët janë të tillë.-

Edhe sot ca persona publik me emërtime të ndryshme : “lider, qeveritarë, analistë e dijetar e të tjerë”, thonë që janë shqiptarë ?! ndërsa, veprimi i tyre, është aq shumë neveritës, sa bënë të dyshosh, se kë e “mbron, kë e përfaqësomë “dhe nuk është çudi, që veprojnë me porosi, për ta lënë popullin shqiptarë si është më zi ! ...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat