“Kur jeton në një kështjellë prej xhami, më mirë të mos hedhësh gurë”

Opinione

“Kur jeton në një kështjellë prej xhami, më mirë të mos hedhësh gurë”

Nga: Shpend Bajrami Më: 16 shtator 2017 Në ora: 07:51
Shpend Bajrami

"Princeshës së kështjellës të qelqtë" Dafinës, bashkëqytetares sime gostivarase! Deputetja gostivarase, Dafina Stojanovska, nga radhët e OBRM-PDUKM-së (VMRO), ngre zërin e "arsyes" duke kundërshtuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve! Respektivisht Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni!

Dafina Stojanovska, deputetja e qytetit tim, kundërshton Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, duke shtuar se shqiptarët kanë gjetur vendin, pa qenë mbrojtës dhe po e rrëmbejnë shtetin! Ajo thekson se, LSDM-ja, partia qeverisëse, ka lënë shtetin në duart e shqiptarëve dhe se ata po e shfrytëzojnë këtë situatë në mungesë të qenve mbrojtës! Harron Dafina se tani LSDM ka ndryshuar taktikën e veprimit (edhe pse e di shumë mirë se çfarë qensh të fortë mbrojtës janë garnitura e LSDM - së), duke dashur që më mirë të ushqejë deputetët - lepuj shqiptar sot, sesa të zgjojë, të ushqejë e të kujdeset nesër për një gjeneratë të re luanësh - deputetë shqiptarë! Dafina, "princeshë e kështjellës së qelqtë", nëse ti e qorton apo e këshillon LSDM - nëse sot ajo nuk vepron sikur partia jote VMRO dje, kjo nuk do të thotë se është ngulfatur nga shqiptarët dhe po ua dorëzon shtetin atyre, por LSDM ka kuptuar qartë se Maqedonia është një kështjellë e qelqtë ku nuk guxon të hedhësh gurë, e aq më pak ti "Dafina e Gostivarit" (që për ty është një super kështjellë e qelqtë) që po fërkon duart të na vish në krye të bashkisë si Kryetare e Komunës! Ne shqiptarët e dimë se ju bëni lojëra, edhe në rast kur "qortoheni"! Mësoje pra,njëherë e mirë, se Maqedonia nuk është ajo fortesa e Aleksandrit të Madh, por është thjeshtë një kështjellë e qelqtë ku as ne dhe as ju nuk do të duhet të hedhim gurë! Më mirë kujdesuni sot për lepujt, sesa nesër për luanët shqiptarë!  Paqe, Dafina - Dafinë e Gostivarit, ti bashkëqytetarja ime, doktoreshë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat