Rajoni i Anamoravës e Luginës së Preshevës, vazhdojnë të mbetën larg Prishtinës e Tiranës si qendra shqiptare!

Opinione

Rajoni i Anamoravës e Luginës së Preshevës, vazhdojnë të mbetën larg Prishtinës e Tiranës si qendra shqiptare!

Nga: Refik Hasani Më: 16 shtator 2017 Në ora: 13:55
Refik Hasani

Anamorava është një trekëndësh kufitar që lidh Medvegjën, Bujanocin e Preshevën në njërën anë sikur me Likovën dhe Kumanovën.  Nga Kamenica, Presheva e Bujanoci për Prishtinë edhe pse ka 70 kilometra më parë shkon nga Prishtina për Tiranë që ka tre fish kilometra se sa arrin në Prishtinë nga Kamenica. Kurse nga Kamenica, Presheva e Bujanoci për Tiranë e Durrës jemi shumë larg në kohë të humbur e shpenzime tjera, prandaj vazhdojë të mbetemi  arg Prishtinës e Tiranës si qendra shqiptare.

Si duket edhe në legjislaturën e ardhshme të Parlamentit të Kosovës do vazhdon të mbetët ,,kartë zgjedhore’’, autostrada Prishtinë-Gjilan përmes Konçulit për Bujanoc, por më shumë si një pjesë e fushatës zgjedhore se sa realitet. Rruga Gjilan-Preshevë e Gjilan-Kamenicë e Bujanoc ka mbet ajo që ishte para një gjysmë shekulli.

Në përgjithësi në Gjilan për gati dy dekada, infrastruktura e Anamoravës është e mbetur e pazhvilluar si për Prishtinë apo Ferizaj e mos të flasim nga Kamenica, Medvegja,Bujanoci e Presheva për Gjilan. Pas rrugës së Kombit, kjo autostradë është dashur të fillojë për shkak të rëndësisë strategjike kombëtare. Kjo rrugë është e vetmja perspektivë që shpresojmë që nuk do të mbetet në mes të fushatës zgjedhore dhe realitetit. Ne kemi shkruar vazhdimisht që në fillim se interes strategjik ekonomik dhe kombëtar është që autostrada duhet të kalojë përmes Anamoravës për detin Adriatik shqiptar pasi Kamenica, Medvegja, Bujanoci e Presheva, Kumanova e Likova lidhen përmes Anamoravës.

Po mbetemi me shpresë që nuk do të jetë sikur neglizhimi e zgjidhja e problemit si të Lumit Mirusha dhe ujrave të zeza. Rajoni i Anamoravës, tani ka mbetur pa projekte kapitale, pasi rruga Gjilan-Kumanovë ende nuk është përfunduar. Me këtë mos zhvillim Medvegja, Bujanoci e Presheva me gjithë Rajonin e Anamoravës, vazhdojnë të mbetën larg Prishtinës si kryeqitet i Kosovës. Po ashtu mos lidhja e këtyre rajoneve, po mbetemi larg Tiranës si qendër Shqiptare dhe larg detit Adriatik Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat