Paraja e bardhë për ditë të zezë

Opinione

Paraja e bardhë për ditë të zezë

Nga: Haki Bunjaku Më: 17 shtator 2017 Në ora: 07:31
Haki Bunjaku

Në moshën 24 vjeçare hyra në listën e rrogës, ndërsa në të kursimeve gati kurrë.

Te ne, në sistemin komunist, ishte ngulitur mendimi i gabuar se ata që marrin rrogë, mund të jetojnë mirë nga pensioni, qoftë invalidor apo i pleqërisë. Mirëpo, pensionistët e viteve 80-ta i pickoi keq devalvimi i denarit, që pensioni u ra vetëm në tri marka gjermane. Por, edhe rrogat e humbën vlerën. Unë kisha vëllaun e madh në Gjermani, që edhe ai më pat lazdrue për harxhime.

Ma bleu trollin për shtëpi në Dardania 2, ndërsa unë tërhoqa kredi 41 milionë për ndërtimin e shtëpisë.

-O shoq, a po ma ndihmon pak, se kamata është e majme e dy vitet e para kam vështirësi? -Hiçe atë vesvese!

Po due me shkue në studimet postdiplome në Zagreb, se edhe shkolla po mi jep tri ditë të lira në javë. Ani tha! Jeta më mbërtheu shtigjeve tjera. Kështu në verë të vitit 1981

migrova në Zvicër dhe me fr. për një vit e likuidova kredinë.

Në fror 1997 Isahi na njofton përmes telefonit që baba ishte shtri në spital, nga infrakti. Shkojmë të gjithë akrabaja. Në spital ftoftë, por Isahi ia kishte dërguar ndërresat e shtratit dhe një ngrotore me rrymë.

U kishte dhënë para që mos t'i flasin plakut kur ta dhezin duhanin!

Motra medicinale në derë, ky ia çiti tymin. -Hej-hej mixho po ti a e kalle a?!-

-Hajt more nja!

Pak mu qesh dhe dola në korridor .Një i Tërstenës aty, pa fije gjallërimi, as nxemje në shtëpi, por i shtynte ditët në spital që të mos ngrihet.

Jo bre, belivalla une me kanë si Neziri, sot me dek nuk e kam gajle. Vjen një katundar i tij dhe ia paguan 100 dm. sa edhe për një javë me kalue aty.

Ka qenë polic në Vllasotincë, po s'ka kursye dhe pensioni 3 dm.as për bukë thatë.

Nuk më kajti dert se do t`ia paguanim deri në verë. Po,baba me pasë dit nuk e kish lënë me hjek, se kemi pasë marrëdhënie të mira me ta në katund. Edhe mue po të më zente pensioni në Kosovë, sa për kursim, do të ju bëjsha shok këtij milicit pensioner, por unë prapë e kisha Xhavitin në Gjermani.

Po u dashke me kursye se të ardhmen askush nuk mund e projekton. Thuhet për kursimet (kush ia di renin): Parja e bardhë për ditë të zezë!

E milici që kishte pas mendue si une për pension, fundin e pat mizerje se ai nuk kish pas Xhavit dhe sigurisht moti kohë ka ikë!

Mjerë kush mbetet të mësojë nga gabimet se ska afat për përmirësim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat