Survejuesit e persekucionit dhe manipuluesit e tranzicionit

Opinione

Survejuesit e persekucionit dhe manipuluesit e tranzicionit

Nga: Sali Leka Më: 20 shtator 2017 Në ora: 10:32
Sali Leka

E nderuar Gentiana Sula!

I nderuar Edi Rama!

Deri në vitin 1990 jam përballur me survejuesit e sigurimit të persekucionit të mizorizmit, por nuk e kisha menduar se do të përballem akoma me shtrembaluckit dhe manipuluesit e tranzicionit postkomunist.

Kështu e quajnë gënjeshtaruckit dhe gëlbockit shralatanistë të skermuar epokën e sotme të demokracisë që akoma nuk ka triumfuar, nuk është konsoliduar.

E kam obligim me iu treguar juve dhe të tërëve bashkëbisedimin që kam bërë me pesë lexues të kulturuar, të apasionuar më 25 gusht 2017, kur festuam dymujorin e fitorese të PS fitore e merituar e popullit shqiptar, I shumëvuajtur, I raskapitur, I stërmunduar shtatë dekada.

Shumë keq kanë vepruar stacionet televizive mediatike 25 vjet duke sajuar kusarë imagjinarë dhe as kanë publikuar as kanë demaskuar kusarët e vërtetë zuzarë shkaktarë të masakrave ekonomike me përmasa katasfrofike.

Takimi dhe bisedimi i shkrimtarit Sali leka me 5 lexues të librave të mia, bisedim me debat, vision dhe mendim për fitoren e Partisë Socialiste më 25 qershor 2017. Me 25 gusht në festimin e dymujorit të fitores së shumëëndërruar. Do të festojmë dhe tremujorin, më 25 shtator 2017.

Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka kam botuar 4 libra me tregime dhe poezi të mbyllura nga censura e kohës së skëterrit në shekullin XX dhe liriku eposik Sali Leka thotë: “Kurrë mos u ktheftë tani në shekullin e XXI”. Librat janë pëlqyer nga lexuesit dhe po citojmë titujt e tyre: “Epos pellazgjik epiko-poetik”, “Kur buzëqeshin yjet”, “Epoka e mrekullive shembullore” dhe “Me ju o pëllumba, o bilbila”, me këngë e poezi lirike gazmore.

Lexuesit më pyesin, unë u përgjigjem:

Sali Leka jam autor i 85 librave të çensuruar nga Shtëpia Botuese Naim Frashëri, me pretekste absurde, vetëm ngaqë shkrimtaria ime nuk pasqyronte direktivat e socrealizmit në letërsi dhe arte. Kalvari i vuajtjeve të mia në birucat dhe hetuesitë e nxehta të Diktaturës është pjesë e atij kalvari unikal që një sistem monstër kishte ndërmarrë ndaj shkrimtarëve, artistëve dhe intelektualëve që nuk iu përshtateshin ingranazheve të djallit.

Tregimet, poezitë, romanet e shkrimtarit Sali Leka u mbyllën, u ndaluan dhe unë iu nënshtrova presioneve dhe ingranazheve të një sistemi makabër, por për asnjë çast nuk u ligështova, duke mbrojtur devizën time estetike dhe amanetin e shokëve të mi të kalvarizuar egërsisht nga mizorizmi Diktatorial.

Lexuesit dhe votuesit e PS më pyesin, unë u përgjigjem:

Jeni shkrimtar voluminoz me shumë libra, por nuk jeni parë nëpër televizione. Nuk ju ftojnë apo nuk shkoni?

Unë nuk dal në TV për dy arsye: Së pari, sepse kur u burgos drejtori humanist modernist Todi Lubonja, jam betuar të mos shkojë e të mos ulem kurrë në studio televizive me gazetarë e moderatorë shpifës e intrigantë kundër Todi Lubonjës, Fadil Paçramit dhe 120 shkrimtarëve të tjerë të burgosur nga Diktatura. Së dyti, letësrinë e publikon dhe promovon shtëpia botuese dhe jo televizioni. Televizioni ka filluar në shekullin XX, kurse letërsia është shkruar njëzet e pesë shekuj përpara. Është publikuar e shpërndarë nëpër librari me kuaj, se nuk kishte makina. Sot ka makina, ka shtëpi botuese, por janë kusare, nuk promovojnë libra, nuk publikojnë letërsi.

Unë kam botuar katër libra dhe i kam dërguar vetë nëpër librari, se shtëpia botuese librat i përdor si produkte tregtie personale të shkrimtarit, por në fakt janë thesare të çmuara kombëtare.

Mua më ka bllokuar Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” 85 libra, si thesare të çmuara, de jure çensurim, de fakto vjedhje e tmerrshme. Kjo shtëpi botuese më ka zhvatur pasuri të madhe kolosale, 85 libra me poezi dhe tregime të vërteta. Po të ishin me gështenja, nuk kisha për ta demaskuar, por librat e mia janë me rrëfime të vërteta, me demaskime të drejta kundër kusarëve e keqbërësve, prandaj do ta denocoj.

Në vitin 1992 kam kërkuar të mos mbyllet Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, por të shlyejë detyrimet që iu ka shkrimtarëve disidentë, të botojë librat që ka cenuruar, edhe të shkrimtarëve të tjerë, midis të cilëve shkrimtari Sali Leka me 85 libra. Por shtëpinë botuese zuzare e mbyllën nën maskën e antikomunizmit. Unë përsëri shkrova se nuk prishet komunizimi edhe sikur me shkulë nga themelet godinat e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, të gazetës “Drita”, Zëri i rinisë”, revitës “Nëntori”, përkundrazi mbyllja e tyre është masakra e dytë pas të parës, që ka bërë mizorizmi enveristo-ramizist.

Por këtu, nisi batërdia, o burra ta çojmë gjithçka në kuotën zero, se mbaka erë komunizëm dhe kështu u tjetërsuan të vërtetat e epokës së ferrit dhe mjetet e informimit pubklik u vunë nën komandën e strukturave të riformuluara të ish sisgurimit komunist.

– A mund të na tregoni disa detaje të këtij çensurimi? A kishte ndonjë rreze drite, qoftë dhe të mugët, në këtë shkretëtirë përndjekje mizore?

– Në vitin 1961 paraqita për botim vëllimin e parë me titull “Jeta merret në kompleks”. Në vitin 1962 paraqita për botim dy libra. Edhe në vitin 1963 dy libra, por nuk i botuan asnjërin.

Kurse unë nuk ndalova, por shkruajta rishtas e rishtas dhe në vitin 1966 paraqita për botim pesë libra, por nuk i botuan asnjë.
Më 25 shtator 1967, paraqita për botim poezitë e para lirike erotike brilante të larmsihme dhe vazhdova në muajt Tetor-Nëntor, por nuk i botuan dhe më akuzuan: “Sali Leka, shkrimtar dekadent, mikroborgjez, reaksionar kundër partisë dhe komunizmit, poet degjenrues për njeriun eri socialist proletar dhe revolucionar që ka formuar Partia dhe shoku Enver”.

Poezitë dhe tregimet e mia moderniste humniste të dobishme për jetën njerëzore i lexonin komunistë me poste dhe funksione në organet partiake e shtetërore, shokët Ismail Çaushi, Dervish Lelo, Apostol Noci, Filip Preli, Vasillaq Shani, Zyhdi Shahini, Xheladin Subashi, Nexho Konomi, Boris Koja, Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe dy anëtarë të Byrosë Politike, Gogo Nushi dhe Hysni Kapo.

Më 24 dhjetor 1967 këta trembëdhjetë burra komunistë më thanë: “Sali, poezitë e tregimet e tua janë të mira, të mrekullueshme, të dobishme, por gazetarët janë servile të rëndomtë e mediokër, botojnë shkrime për interesa të ngushta dhe ofiqe të pisëta. U botojnë tregime atyre personave që kanë poste dhe funksione të larta nëpër dikastere të partisë, frontit dhe rinisë.

Ti, Sali leka je student i dalluar, i përkushtuar për të mësuar. Kur të mbaroni shkollën, do të emërojmë sekretar në Komitetin e Rinisë në Tiranë, kryeqytet i atdheut tonë të dashur socialist, me syninim për t’u ngritur më lart, në zyrat e Komitetit Qëndror të Rinisë. Aty, Sali, në atë post e funksion të lartë, do të të botohen tregimet, poezitë, shkrimet dhe librat e tu të bukura, të mahnitshme nga përmbjatja, cilësia dhe rëndësia që iu jep krijimeve të tua letrare-artistike”.

Kurse unë i falenderova këta burra mendimtarë të kulturuar dhe intelektualë humanistë të admiruar dhe u tregova: “Nuk dua poste dhe funksione nëpër digastere, as në parti, as në rini e as në qeveri, por do të shkruajë libra me poezi dhe tregime të dobishme për jetën nejrëzore, por edhe eposike kombëtare historike. Në redaksitë e gazetave “Bashkimi”, “Drita” “Zëri i rinisë” dhe revista “Nëntori” do të paraqesë për botim tregime të vërteta me demaskime të drejta për keqbërësit, zuzarët, gënjeshtarët, spekulantët, për intrigantët e gëlbosur dhe kusarët e skutave të errëta të vegjetimit të së keqes, për hileqarët dhe tinëzarët e neveritur”.

Mbas këtij premtimi që u bëra shokëve komunistë të devotshëm I. Çaushi, D. Lelo, A. Noci, F. Preli, V. Shani, Z. Shahini, Xh. Subashi, B. Koja T. Lubonja, F. paçrami, N. Konomi, Hysni Kapo dhe Gogo Nushi vazhdova të shkruajë me shumë gëzim dhe vullnet, me guxim admirim dhe vitalitet.

Deri në vitin 1991 paraqita për botim 85 libra por nuk i botuan, i censuruan. Si edhe 2700 tregime në redaksitë e gazetave nuk i botuan as 725 poezi lirike erotike brilante të larmishme.

E pra, kështu më dolën të vërteta fjalët e 24 Dhjetorit 1967. Fjalët e 13 burrave mendimtarë të kulturuar dhe intelektualë modernistë të admiruar dhe të përkushtuar, midis të cilëve dhe dy funksionarë partie H. Kapo dhe G. Nushi.

Asgjë nuk harrohet, as e mira, as e keqja dhe e kaluara nuk duhet sulmuar e as mbrojtur në bllok, pasi çdo kohë ka burrat e vetë stoikë e kreshnikë, por ka dhe vemjet dhe mediokrit që tentojnë të ju pijnë gjakun njerëzve me talent e përkushtim human.

Unë të gjitha i kam provuar në lëkurën time dhe aty, në këtë lëkurë, në shpirtin tim është gdhendur kjo ditë e bekuar, kur disa funksionarë të regjimit më treguan se shkrimi është i shenjtë dhe për nder të këtij vizioni, unë e quaj këtë ditë një ditë me kremtim jubilar…

Me shumë gëzim vullnet dhe admirim i kam festuar dhe kujtuar çdo vit ashtu si ditën e Krishtlindjeve. Nga mosbotimet dhe censurimet e 85 librave dhe 2700 poezive dhe tregimeve unë jam i mbushur me shumë kujtime, më shumë se 25 shkrimtarë të burgosur dhe të pa burgosur. Vitin 1967 e kam me shumë ngjarje që i kujtoj, i festoj me shokë dhe të njohur.

Në 5 gusht 1967, në një mbledhje për letërsinë, artin dhe kulturën në Tiranë më akuzuan keq dhe kërkuan arrestimin dhe burgosjen e tmerrshme. Në mbledhje ishin dy të deleguar nga aparati i BP enveriste dhe tre nga Komiteti Partisë Tiranë, sekretari komunist Ismail Çaushi, Skënder Luca dhe Filip Preli. Akuza ishte: shkrimtari Sali leka ka shkruar dy libra me tregime armiqësore me tituj akoma më armiqësore, ku aludon dhe poshtëron shokun Enver! Të arrestohet dhe të kalbet në burg shkrimtari dekadent mikroborgjez Sali Leka. U ngrit Skënder Luca dhe tha: “Shokë dhe shoqe! Unë shkruaj poezi dhe dua të bëhem poet, edhe juve ashtu doni të bëheni poetë dhe shkrimtarë por nuk e keni damarin eposik ashtu si Sali Leka me poezi brilante të mahnitshme dhe tregime të mrekullueshme. Titujt e librave ndryshohen, ka bërë lapsus, lajthitje, por nuk mund të burgoset për lapsuset. Poezitë dhe tregimet e dy librave i kam lexuar, i ka të mira”.

Kurse unë u ngrita dhe fola: “Të këndoftë goja kreshniku dibran Skënder Luca. Të shkëlqeftë shpirti viganiku Skënder Luca! Unë kam paraqitur për botim 12 libra dhe jo 2 libra, ashtu si gënjejnë spekulantët dhe intrigantët e jargosur. Dy libra janë me tituj shumë negativë regresivë, por nuk i kam shkruar unë, i kanë falsifikuar dy zuzaristë monstruozistë. Pranoj të burgosem por kërkoj eksepertë kinezë për të verefikuar falsifikimin e gëlbockëve dhe shtrembaluckëve tartabiq”.

Në një shkrim tjetër do të tregoj akoma fakte konkrete dhe ngajrje të vërteta nga kjo mbledhje. Por sot mjafton me kaq. Lexuesit e kulturuar, të apasionuar, përsëri më pyesin dhe unë shkrimtari Sali Leka, i palodhur, i papërtuar, i padëshpëruar nga burgosjet dhe persekutimet, u përgjigjem dhe do tu përgjigjem :

– Është krijuar Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, për të cilin ju keni botuar disa shkrime. A mendoni se ky autoritet i ndanë përfundmisht “’llogaritë” e shqiptarëve me të kaluarën komuniste?

– Shumë gjëra janë në ato dosje, por jo gjithçka. Krijimi i këtij Autorittei është ogur i mirë, por duhet punë përkushtuese dhe guixim për t’i thënë gjërat siç janë.
Mua shkrimtarin Sali Leka, demokrat humanist modernist, i burgosur politik nga mizorizmi enverist, më kanë arrestuar në publik përpara syve të 250 njerëzve. Më kanë gjykuar tre gjyqtarë Liljana, Stavri dhe Mustafai.

Shkrimtarin e kulturuar modernist humanist i admiruar Fadil Paçrami e kanë arrestuar përpara 450 njerëzve të grumbulluar, të detyruar me britma dhe ulurima lukuniste lehebiste për dënim sa më të rëndë.

Po kështu edhe shkritmarët Kujtim Spahivogli, Hasan Petrela, Kasem Trebeshina, Piro Kuqi edhe të tjerë.

Por Autoriteti i hapjes së dosjeve të sigurimit duhet të dijë që ka 20 vjet që redaksitë e gazetave dhe studiot televizive janë të mbyllura për të burgosurit e vërtetë politik, demokratë të betuar antimizoristë dhe janë hapur për të burgosurit ordinerë që kapeshin duke vjedhur delet e fermës dhe kecat e koperativës dhe llomotisin gëlbocka, se kemi vuajtur jemi përndjekur dhe torturuar nga policia, hetuesia dhe sigurimi komunist.

Akoma dhe tani redaksitë e gazetave dhe studiot televizive nderojnë me shumë përmallim dhe mallëngjim Nexhmije Hoxhën shoqen e krimeve të Enver mizorit. Nexhmije Hoxha kryetare e frontit antihumanist, antidemokratik dhe antimodernist i tmerrshëm, internoi, diskriminoi dhe përsekutoi egërsisht deri në vdekje 7500 djem dhe burra, vajza dhe gra edhe shkrimtarët Musine Kokalari, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka dhe Janulla Rrapi nëna e poetit të ri Renato Rrapi i torturuar tmerrësisht edhe sot as flet, as shkruan si i vdekur i pa kallur në varr.

Dosja e burgosjes së poetit lirik erotik Renato Rrapi, nuk është zhdukur, por edhe po të jetë zhdukur, tregon nëna e tij Janulla me Renaton jetim se babai Gori Rrapi kish vdekur.

Aq i pamëshirshëm ishte mizorizmi i muzgut dhe skëterrit enverist që burgoste jetimin e pafajshëm, internonte vejushëm fisnike i rrëmbente djalin dhe ja mbyllte në burgun e muzgut, pa dritë, pa diell, pa hënë, pa yje.

Edhe sikur ta kenë eleminuar dosjen e poetit humanist Renato Rrapi, tregojnë të njohurit e tij, dashamirësit e tij, tregoj unë shkrimtari lirik, erotik dhe eposik Sali Leka, që kur u burgos Renato Rrapi, kam shkruar dhe kërkuar lirimin nga burgu të Renato Rrapit. Kam shkruar dhe kërkuar të lirohen nga internimi Musine Kokalari, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, Drita Çomo vajza e Maqo Çomos dhe Liri Belishovës. Të lirohen nga internimi dhe tu jepet e drejta e botimit shkrimtarëve Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Dhimitër Xhuvani, Izet Shehu, por tregimet e mia të vërteta me demaskime të drejta për mizoristët e pamëshirshëm dhe kërkesat e dobishme nuk i botuan kurrsesi redaksitë e gazetave Bashkimi, Drita, Zëri dhe Revista Nëntori.

Këto gazeta të kohës së mizorizmit enverist nuk funksionojnënë kohën e sotme, por veprojnë gazeta të tjera akoma më të pista, më të ndyra dhe botojnë gëlbockat e Liljana Hoxhës me zgërdhecka dhe kleçka skandaloze, sikur ka vuajtur dhe e kanë përsekutuar keqas në kohën e komunizmit.

Liljana Hoxha bashkëshortja e Sokolit, djali i dytë i Enverit. Liljana Hoxha ka shkruar: “Nga përndjekja e tmerrshme që më ka bërë Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, u sëmura rëndë por Enveri vjehrri im i mirë i dashur më dërgoi në Paris të Francës për t’u mjekuar dhe u shërova, u shëndosha, se isha në agoninë e vdekjes”.

Këto fjalë të shoqes Liljana janë gënjeshtra dhe gëlbocka të pista. E vërteta qëndron ndyshe. Liljana e Sokol Hoxhës u rehatua në Paris nga Enveri dhe Ramizi, për të bërë kavalishencë speciale nëpër lokalet dhe hotelet komode luksoze të Parisit borgjez kapitalist bashkë me Mirjeta Shehun dhe Elena Kadarenë. Marjeta, bashëkshortja e Bashkim Shehut, shkrimtarucku i rëndomtë narcizist. Elena bashkëshortja e Ismail Kadaresë, shkrimtari i artit të madh revolucionar marksist, por tani Kadare shkruan: “Arti i realizmit socialist i regjimit komunist ishte antinjerëzorë”.

Kurse unë shkruaj: Nëse arti i realizmit socialist ishte antinjerëzor, mizorist antimodernist e ka bërë Kadare me shokët e tij zgërdheck, urithk zuzarist.

Unë më shokët e mi kemi bërë art shembullor, lirik, erotik, dhe eposik modernist i shkëlqyer, i dobishëm për njerëzit, por mua dhe shokët e mi na burgosën, na torturuan egërsisht ingranazhet antihumaniste të mizorizmit të tmerrshëm enverist, ramizist llahtarist.

Librat tona të mrekullueshme poetike dhe prozatike i mbyllën, i censuruan nuk i botuan. Libra me tregime të vërteta, me demaskime të drejta, për keqbërësit, fajtorët e qelbëzuar të skremuar dhe vazhdojnë akoma me sajime dhe trillime të rëndomta skandaloze.

Kam besimin se Autoriteti për hapjen e dosjeve të sigurimit komunist nuk do të zhytet në llumin e këtyre gëlbockave të ndyra, por do të ngrejë dhe do të forcojë strukturën dhe dikasterin publik, për zbulimin dhe demaskimin e tyre.

Kam besimin se ky Autoritet nuk do të kacavirret për ibret nëpër labirinthet dhe ingranazhet e Liljana Hoxhës e stërvitur e instrukturuar për intrigcka, shpifje monstruoze dhe sajime skandaloze e maskuar mbas hipërbolave dhe metaforave artistike.

Në ato vite të muzgut dhe skëterrit enverist të sëmura ishin Musine Kokalari, Drita Çoma, Fatbardha Spahiu, por vdiqën në internim pa u mjekuar. Vdiqën me përsekutim të egër të llahtarshëm bashkë me 2500 vajza dhe gra të tjera fisnike të pafajshme, pa bërë as krim as mëkat. Në internim, në masakrën makabër vampirist vdiqën edhe shkrimtarët Sejfulla Malëshova dhe Kujtim Spahivogli, dy intelektualë të kulturuar dramaturgë të talentuar modernist dhe demokratë humanistë të përkushtuar.

– Ju keni pësuar censurë dhe përndjekje sistematike në kohën e mizorizmit komunist, ndërkohë ju kemi parë në shkrime dhe opinione publike mbështesni Edi Ramën…

– Jam shkrimtar dhe specialist që nga koha e Diktaturës. Isha me biografi “i prekur” dhe nuk më lejuan të arsimohesha për jurist. Po të isha jurist, në vitin 2007 do të kisha zhvilluar dy procedura juridike publike: gjyqi i parë, tërë kryetarët e bashkive të Shqipërisë, me emër e mbiemër, me vendim gjykate, 25 përqind, me Edi Ramën në krye, shembull e model, për shpërblim me nga 10 milion lekë të reja, 25 përqind të kryetarëve të bashkive, me vendim gjykate do ti shpallja të pa aftësuar, të punojnë punonjës tregtie. 50 përqind të kryetarëve të bashkive me vendim gjykate do t’i shpallja fajtorë, por do t’u thosha: Me ligj ju do të dënoheni, por unë jam jurist i shkollës së Enverit, që ka dënuar në emër të popullit pa ligj! Tani e kam kthyer fletën, ju fal në emër të popullit! Në gjyqin e dytë, do të procedoja me emra e mbiemra ministrat e kulturës pas vitit 1991.

Edi Rama, shembull e model sublim, me vendim gjykate meriton njëzet milion lekë të reja shpërblim. Kurse ministrat e tjerë do t’i penalizoja si fajtorë, mëkatarë, të pa aftë, ndaj me ligj dënoheni, por unë do t’iu fal në emër të popullit, ashtu si ka falur gjykata enveriste tërë keqbërësit, zuzarët e letërsisë, të gazetarisë, të kulturës, televizionit dhe burgosi pa ligj, në emër të popullit tërë intelektualët e kulturuar, shkrimtarët e talentuar, dramaturgët e shkëlqyer Todi Lubonja, Xhemal Broja, I. Ruçi, K. Spahivogli, H. Petrela, K.Trebeshina, K. Resuli, F. Sokoli, P. Kuqi, D. Gumeni, F. Spahiu, T. Xhagjika, i pushkatuar dhe Sali Leka, i burgosur, i përndjekur, me 85 libra të mbyllur e çensuruar, por i pa dëshpëruar dhe i vitalizuar. Tërë këta emra nuk ishin fajtorë, por u dënuan në emër të popullit, se ligji ishte i shtrembër; 750 djem e burra të tjerë u kalvarizuan dhe sot asnjë gazetë dhe asnjë television nuk i shkruan emrat e tyre.

Kurse Edi Rama ka katër vjet që po bën ligje të drejta dhe ky mandat i ri, mandat historik, që i kanë dhënë shqiptarët pas 25 qershorit, do t’i mundësojë arritje dhe reforma të reja, që njerëzit të mos dënohen më në emër të popullit!

Derisa Edi Rama të qëndrojë kryeministër i Shqipërisë Demokratike, do të ndëshkohen fajtorët, kusarët, mizorët dhe zuzarët e hipokrizuar, që nuk janë ndëshkuar as në kohën e Enver – Ramizit, as në kohën e berishizmit p-dist dhe nga mosndëshkimi deri në vitin 2013 kanë ardhur duke u shtuar duke u gangrenizuar dhe kanë infektuar jetën e shëndoshë paqësore humaniste të popullit shqiptar me shumë fjalë të urta të dobishme. Po citoj një fjalë të urtë të popullit mendimtar vizionar: Edi Ramës ka për t’i mbetur dopio gjashta në dorë, nëse nuk formon stafin e devotshëm juridik publik, se qeveri me zyrtarë shteti me klika mizoriste mysibeti kishin dhe Enveri e Ramizi dhe Berisha me Aleksandër Meksin, por formuan firma kusare piramidale me banda vandale kriminale dhe vodhën, grabitën fondet monetare të familjeve punëtore fshatare intelektuale, që fitimet i kishin me djersën e ballit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat