Personalitet shqiptare dhe ndikimi i tyre në diplomacinë botërore!

Opinione

Personalitet shqiptare dhe ndikimi i tyre në diplomacinë botërore!

Nga: Nijazi Halili Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:44
Nijazi Halili

Rrallë ka ndodhur që popujt e vegjël si shqiptarët të kenë Heronj Kombëtar,diplomat kaq të njohur e të vlerësuar ndërkombëtarisht siç janë Gjergj Kastriot Skënderbeu,Gjon Alban Klementin XI, Ali Pashai, si dhe rilindësit kombëtar siç janë Abdyl Frashëri dhe Ymer Prizereni, Ismajl Qemajli e shumë figura të tjera të cilët i kontribuonin çështjes shqiptare.

Në gojëdhëna e këngë popullore,në kronika e shënime të kohës, në libra artistike apo shkencore, në opera, piktura e monumente,në manuale politike e traktate ushtarake, në enciklopedi te të gjithë kohërave gjendet emri dhe vepra e Gjergj Kastriot-Skënderbeu. Aq e madhe është njohja e tij, aq e fuqishme ka qenë fama në kohën kur jetoi, aq jetëgjatë ka qenë impakti që ai la pas, sa që gati të gjithë popujt e Ballkanit u përpoqën në një formë apo tjetër ta përvetësojnë Gjergj Kastriot Skënderbeun si nacionalitet të tyre, si hero të tyre kombëtar, si simbol historik. Edhe vetë Osmanët, pushtuesit e kohës i morën eshtrat e Skënderbeut nga varri për të venë në qafë , si simbole të forcës e të pathyeshmërisë.

Shqiptarët ky fakt nuk i bënë xheloz. Pra, përpjekjeve për të përvetësuar Gjergj Kastriot Skënderbeun, shqiptarët i shohin në fakt vlerat ndërkombëtarë te Heroi Kombëtar i tyre, dimensionin universal të vlerave të kontributit të tij. Për shqiptarët është më mirë një hero i lakmuar nga të gjithë, se sa një Hero Kombëtar i harruar nga gjithë. Ku në Ballkan dhe botë ka edhe nga këto lloje heronjsh kombëtar të harruar.

Gjithashtu vlen të përmendet edhe themeluesi i diplomacisë së akademisë botërore‚ Gjona Alban Klementi (Kelmendi) XI i cili ishte ndër figurat më të shquara të diplomacisë botërore‚ ishte i nivelit të diplomatit francezë Rishelj‚ por për dallim prej tij ky ishte hyjnor‚ ishte afër zotit dhe kujdes të veçantë i kishte kushtuar krishterimit‚kurse Rishelj, në rend të parë kishte shtetin e pastaj zotin‚me këtë dëshmohet se Gjon Alban Klementi ishte i pa zëvendësuar gjatë periudhës kohore kur kishte jetuar‚dhe ter jetën ja kishte kushtuar kombit‚ pak flinte dhe shumë punonte zoti e kishte krijuar si të tillë andaj‚ edhe ishte anëtar i Akademise Suedeze.

Pra,atë që shqiptarët nuk e arritën të bënin dot për afro katër shekuj nën Perandorinë Osmane, filluan ta bënin individ të shquar nga ky popull duke përfituar nga kapacitetet,pozitat dhe roli i tyre individual.

Për një popull të vogël si shqiptarët dhe për rrethanat e sundimit të egër barbar otoman ,kontributi individual dhe në mjedise të tjera apo në konjunjktura specifike ishte padyshim një gjetje e arsyeshme dhe e suksesshme e shqiptarëve. Me, këtë identiteti shqiptar demonstroi aftësi për të deleguar vlerat popullore e kombëtare në individ të shquar ,ashtu sikur më pas individët e shquar do të gjeneronin vlerat personaliteteve të veta në mbarë popullin shqiptar.

-Kështu kemi një korrelacion popull –individ, në të cilën te dy palët ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e kontributin e shqiptareve si dhe transferojnë dhe e zhvillojnë herë pas herë te njëri-tjetri, sipas situatave dhe rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat