Ditëlindja e DioGuardit festë për popullin shqiptar

Opinione

Ditëlindja e DioGuardit festë për popullin shqiptar

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:27
Skënder Karaçica

Arbëreshi me gjak shqiptari Joe DioGuardi sot ka ditëlindjen dhe në udhët e jetës e kaloi shtegun e udhës të 77 pranverave me moton:Unë jam shqiptar!
Në kohën kur çështja shqiptare nëpërkëmbej në ish-Jugosllavi dhe regjimi i akorduar tash e dy shekuj të Serbisë kundër shqiptarëve dhe ripushtimin e Kosovës përmes skenarëve vrastar deri në gjenocid,bëri që arbëreshi Joe DioGuardi në vitin 1989 themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të bëhet një zë i fuqishëm në institucionet e shtetit amerikan(Kongres dhe Senat)dhe në vijat e trasha të diplomacisë të këtij vendi mik i përjetshëm që të jetë në krah të shqiptarëve dhe të Kosovës,për të shpëtuar nga asgjësimi deri në substancë që e kishte koordinuar dora e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq,thekson në urimin për Joe DioGuardi SHSHA në Çikago.

Me programet dhe platformën kombëtare të LQSHA-së në Uashington dhe Nju Jork si dhe në bashkëpunim me strukturat udhëheqëse të kohës në Kosovë,Shqipëri dhe në pjesët tjera etnike,arbëreshi ynë nuk e ndali udhën e tij kombëtare për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,thuhet në urimin e SHSHA-së.

Tërë strukturat e shtetit amerikan përmes ish kongresistit Joe DioGuardi,problemin e shqiptarëve të pushtuar dhe ripushtuar të regjimit të Serbisë(1844-1999),tashmë e kishin në tovolinë dhe beteja politike me frymë kombëtare të LQSHA-së u bë prijëse e shumë tubimeve,të protestave dhe një zë i koordinuar i diasporës shqiptare në Amerikë me përmasat përtej Atlantikut në Evropë dhe në Australinë e largët,ku mërgimtarët shqiptarë të trojeve tona etnike u bashkuan në platformën e arbëreshit Joe DioGuardi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të ndryshimeve të sistemit komunist në Shqipëri për të marrë trajtën e qartë të vlerave sublime të demokracisë dhe jetës së lirë për shqiptarët me vlera të popullit të lashtë që mund të participojë me popujt tjerë në botë,thuhet në urimin e SHSHA-së të kësaj feste për afrbëreshin dhe shqiptarët.

Figura politike dhe kombëtare shqiptare e Joe DioGuardi është sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,prandaj e kemi për obligim mos të harrojmë angazhimin e tij dhe në nderim të udhës së tij fitimtar para betejave në Ballkan për shqiptarët dhe Kosovën,Shqipërinë dhe pjesa tjetër e ndarë etnike të respektojnë dhe të nderojnë arbëreshin me gjak shqiptari,që do të ishte për të komplimenti më njerëzor që ia kemi sot e nesër për borxh,thuhet në urimin e SHSHA-së në Çikago me fjalën:Joe DioGuardi lum kombi shqiptar lum ne që të kemi dhe me fat udhët e jetës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat